Si na bën më mirë? Duke e përmbytur vetveten me virtyte e cilësi, plot të pavërteta e të pasinqerta, sajuar e shfrytëzuar nga politika apo duke pranuar edhe disa vese, mungesa, deformime, të këqija, që na i kanë vënë në dukje rreth 120 vjet më parë, edhe Faik Konica, Gjergj Fishta...?
Përgjigjet e pyetjeve në vijim shërbejnë si skaner i karakterit dhe mendjeve të shqiptarëve dhe i dëmtimeve dhe deformimeve që u shkaktoi sipas një skenari “largpamës” Enver Hoxha dhe “e majta” e sajuar prej tij..., larg të majtës së vërtetë sa Surreli nga Brukseli apa sa Kremlini nga Berlini...
Pas 84 viteve të zbatimit të skenarit “largpamës” të hartuar në Beograd nga Josif Broz Tito dhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt e po aq antishqiptarë sa e si ai, me aktorë kryesorë Enver Hoxhën, Ramiz Alinë, Fadil Hoxhën...e të tjerë në Beograd, Tiranë, Prishtinë..., mund të thuhet se bilanci i tij është i suksesshëm!? Shqipëria e sotme, pas afro 13 viteve të qeverisjes prej Edi Ramës me shoqe e shokë, është tamam ashtu siç e kanë dëshiruar dhe e dëshirojnë pushtetarët, politikanët, klerikët më të lartë në Beograd, Athinë, Moskë...!? Më afër Lindjes vuçiniste dhe putiniste se sa Europës brukselase dhe berlineze!? Kjo panoramë dhe gjendje politiko-sociale i jep shkas apo arsye shumëkujt prej SHQIPTARËVE TË VËRTETË të mendojnë dhe bëjnë me bindje e zë të fortë edhe pyetjet e mëposhtme:
- Shqiptari ka më shumë virtyte apo vese? - Shqiptari është më tepër legjendar apo legenar? - Besa e shqiptarit është si purteka e arit, si fija e barit apo si qimja e bishtit të gomarit?
- Shqiptari të merr gjak në vetull apo në tigan, sa kthen kokën prapa, vezë të fërguar ose petull?
- Cilët tregonin më tepër burrëri, popujt që i zgjidhnin sherret dhe fyerjet me duele me shpata ose alltije apo shqiptarët, pas gardheve, mullarëve, ledheve, trungjeve të drurëve, avllive...?
- Çfarë shpreh gatishmëria e plot shqiptarëve për të shitur lirë nder, dinjitet, personalitet; copa Shqipërie dhe interesa kombëtare...për një vend pune “të artë” a post të lartë; për një mandat deputeti dhe këshilltari; për një tender, koncesion, leje ndërtimi...; për një titull, dekoratë, çmim të pamerituar...; për një tokje të ftohtë dore e një takim sa për kamera me Presidentin e SHB-së, Donald Trump...?
- Nga 8 nëntori 1941 deri më 10 prill 2026 janë vrarë shqiptarë antikomunistë dhe nacionalistë, ndjeshëm më tepër, me duar shqiptarësh, kryesisht “të majtë”(enveristë) apo partizanë nga pushtuesit italianë e gjermanë bashkë?
- - Si mund të quhet populli "i majtë" shqiptar, që ka nostalgji për ferrin e DIKTATURËS KOMUNISTE?! Për më keq, kur sipas shifrave, dëshmohet:
- 59 000 shqiptarë u internuan në kampet e tmerrshme të punës së detyruar.
- 34 000 shqiptarë u dënuan në burgjet famëkeqe të komunizmit; 308 prej tyre, nga torturat çnjerëzore, përfunduan në çmendinë.
-6 027 shqiptarë u vranë ose u pushkatuan. Shumë prej tyre ende nuk u dihen varret.
Askush nga urdhërdhënësit dhe ekzekutuesit nuk kërkoi falje. Dhe më keq akoma: askush nga këta gjase shqiptarë nuk u dënua si e sa meritonte për këto krime mbi shqiptarë!?
-Përveç Sindromit të Stokholmit( më saktë "Sindromit të Shqipërisë dhe shqiptarëve") çfarë tjetër tregon shumica e shqiptarëve duke dashur dhe votuar për këtë parti dhe qeverisje që i ka bërë kaq shumë gjëma njerëzore, shpirtërore, fizike, financiare, materiale...? Apo që i ka vjedhur pashpirtësisht djersë, gjak, shumë vite jetë, fëmijë, prona e pasuri; gëzime e lumturi? Naivitet, ligësi deri ndaj vetes dhe vendit, bashkëfajësi, varfëri në ndjenja njerëzore dhe qytetare, anormalitet deri në nëpërkëmbje të vetvetes...?!-Si mund të quhet një popull që nuk ndjen keqardhje, mëshirë, respekt...ndaj vetes, familjes, atdheut, kombit...?
- Si mund të quhen dhe a mund të justifikohen ajo masë e madhe shqiptarësh për nga dokumentet e identifikimit që për fare pak lekë; për interesa të pista vetiake; për karrierë; për besnikëri dhe devotshmëri ndaj “partisë dhe shokut Enver”...,spiunuan për një fjalë goje ose krejt me një përrallë të sajuar dhe ndihmuan të dënohen me shumë vite burg edhe njerëz të afërm të familjes; rrethit të kushërinjve; të komshinjve, të shokëve dhe miqve...?
- Si mund të quhet populli "i majtë" shqiptar, kur prej afro 13 vitesh ka lejuar Rama- Soros- qeverinë ta bëjë Shqipërinë "kombinat" të pastrimit të miliardave të pista nga vendi e nga bota, edhe nga bosët e Ndraghetave e të Amerikës Latine!? Njëherazi, edhe "thesar" e "minierë" për gënjeshtra, mashttime sy më sy e publikisht, në media; për paradokse, çudira, çmendurira...?! Mes të shumtave, ndër më kryesoret qenien vendi me popullin ndër më të varfër në Europë dhe klasën politike dhe qeverisëse ndër më të pasurat?! Edhe me shumicën e çmimeve të ushqimeve, përfshirë edhe të shisheve të ujit të pijshëm 05- 1.5 l, më të lartë se në Greqi, Itali, Gjermani..., vende me popuj me paga e pensione 3- 10 herë më të lartë!?
- Shumica e popullit shqiptar, nënkuptueshëm, ata “të majtë”, enveristë dhe edramistë, duan më shumë parti e kryetar, edhe pse për 81 vjet u kanë nxirë jetën dhe Shqipërinë apo veten, familjen, shtëpinë dhe çatinë, ku kanë lindur, janë rritur, janë bërë me familje, do të plaken dhe janë plakur...?
- Shumica e shqiptarëve enveristë dhe edramistë janë mendjehollë, sa nuk ia ha shkopin dhe votën as qeni dhe miu apo aq naivë sa i besojnë gënjeshtrat dhe përrallat partiake, si fëmiu?
- Shumica e shqiptarëve enveristë dhe edramistë duan më shumë Enverin dhe diktaturën e tij të hapur dhe ferrin e tij tokësor apo Edi Ramën dhe diktaturën e tij me maska covidi ose...perservativi dhe jo ndjeshëm më torturues se ferri i komunizmit, tollonave dhe rradhëve, pak pas mesnate, për ushqime pa cilësi e shije, me gramatura, që nuk ngopnin asnjë bark fëmije...?
- Me çfarë i masin “sukseset, fitoret, rekordet historike” të qeverisë shumica e shqiptarëve enveristë dhe edramistë? Me bollëkun e fjalëve në mitingje elektorale dhe podcaste dhe të shifrave të tejfryra si tullumbace në ekrane e gazeta apo me pasurimin e kuletave, rafteve dhe të tavolinave të ngrënies? Me ato që përjetojnë përditë, në tre vaktet apo me përrallat e Edi Ramës e të ministreshave dhe ministrave të tij, multimilionizuar për 1-4 vjet më shpejt se miliarderët në AMERIKË, për 30-40 vjet ?
- Shumica e shqiptarëve enveristë dhe edramistë gëzohen dhe lumturohen më shumë sipas “traditës” dhe mësimit të Enverit, kur i mashtrojnë, tallin, vjedhin, shfrytëzojnë pamëshirshëm sy më sy apo kur i ndihmojnë të binden për këto të vërteta? Domethënë, kur u tregojnë se si mund të shpëtojnë nga këto të këqija e të kenë përmirësim të ndjeshëm në shumëçka që duhen, për t'iu bërë shumë më e mirë jeta?
- Shumica e shqiptarëve enveristë dhe edramistë duan më shumë AMERIKËN dhe Trumpin apo Rusinë dhe Putinin...?
- Cilët duan më shumë si vëllezër shumica e shqiptarëve enveristë dhe edramistë? "Vëllezërit e Enverit" në Serbi apo SHQIPTARËT në Kosovë?
- Nga i kanë ardhur shumicës së shqiptarëve enveristë dhe edramistë shumica e të këqijave, nga kokat dhe duart e veta apo nga ushtritë nga Serbia dhe Greqia?
- Falë dashurisë së çmendur për partinë dhe kryetarët e zemrës dhe sy, veshë e gojëmbylljes nga shumica e shqiptarëve enveristë dhe edramistë ndaj paaftësive, eksperimenteve pa shanse suksesi; skandaleve korruptivë; akteve të pazareve me copa Shqipërie dhe me interesa shtetërore dhe kombëtare të qeverive të tyre, si do të quhen pas rreth 50 vitesh ky vend e ky popull? Edhe gati gjysma e popullsisë, që duke qenë në djepin, vatrën, hartën e vet, pa u detyruar me ushtri dhe nga ferri i jetës, morën pareshtur e në tufa të mëdha rrugët e Perëndimit? Për më keq, edhe pse me plot tru në kokë, më shumë për të keqen e vet e të vendit, nuk ndjenë shqetësim se me dëshirën, votën, këmbët dhe paratë e veta, po e shtynin atdheun drejt humnerave të shkretëtirimit, zvetënimit, vetëasgjesimit, harrimit, deshqiptarizimit...?
Po e përmbyll këtë shkrim me thënien dëshpëruese: Enver Hoxha vdiq fizikisht më 11 prill 1985, pra 41 vjet më parë, por ai ka në një varr, të cilit nuk i dihet as vendi i saktë, vetëm kockat. Ndërsa dy duart apo litarin në fytet e shumicës së shqiptarëve i ka lënë jashtë edhe sot e kësaj dite. Edhe më shkurt e më SHQIP: shpirti i tij është në ferr, ndërsa enverizmi vazhdon të jetë në pushtet!?