Sindromi i Hubris-it (arrogancës) përfaqëson një fenomen kompleks psikologjik që lidhet ngushtë me ushtrimin e pushtetit dhe ndikimin e tij në karakterin dhe vendimmarrjen e liderëve. Siç përkufizohet në literaturën bashkëkohore, kjo sindromë manifestohet si një ndjenjë e tepruar madhështie, vetëpëlqimi dhe krenarie, e ushqyer nga pushteti dhe e shoqëruar me një shkëputje progresive nga realiteti. Koncepti është trajtuar në mënyrë sistematike në vitin 2010 nga studiues si Jonathan Davidson dhe Lord David Owen, duke e lidhur këtë gjendje me rrezikun që liderët të dëmtojnë institucionet që drejtojnë, pavarësisht qëllimeve të tyre fillestare.
Në thelb, liderët që vuajnë nga kjo sindromë nuk janë domosdoshmërisht të këqij në qëllim, por bëhen të rrezikshëm për shkak të mungesës së vetëkontrollit, mbivlerësimit të vetes dhe paaftësisë për të parashikuar pasojat e vendimeve të tyre. Ata shpesh kënaqen duke demonstruar fuqinë e tyre dhe, në vend që të ndërtojnë institucione të qëndrueshme, e personalizojnë pushtetin. Në këtë kuptim, ata e drejtojnë “anijen” duke kërkuar lavdi, por jo gjithmonë duke shmangur “stuhitë”.
Kjo sjellje lidhet ngushtë edhe me paaftësinë për menaxhimin e rrezikut. Edhe pse mund të jenë të aftë në menaxhimin e krizave të momentit, këta liderë shpesh dështojnë në parandalimin e tyre. Në vend që të udhëheqin me maturi dhe largpamësi, ata veprojnë me bindjen se vendimet e tyre janë të pagabueshme. Kjo krijon një mjedis ku kritika nuk tolerohet dhe rrethi i bashkëpunëtorëve përbëhet nga individë që konfirmojnë çdo vendim, duke e thelluar kështu “verbërinë ndaj realitetit”.
Fatkeqësisht, ky fenomen nuk është i panjohur në kontekstin shqiptar, veçanërisht në Kosovë. Një pjesë e konsiderueshme e liderëve politikë kanë shfaqur në mënyrë të vazhdueshme tipare që lidhen me sindromën e Hubris-it. Kjo shfaqet përmes një kulture politike të varfër në vetëkritikë, mungesës së transparencës dhe një tendence për të absolutizuar pushtetin personal.
Në këtë kontekst, analiza e studiuesit turk Nevzat Tarhan në veprën e tij Psikologjia e së Keqes dhe Marrëdhëniet Toksike e trajton në mënyrë brilliante këtë çështje, si dhe atë të liderëve narcisistë. Ai e lidh këtë fenomen me tiparet narcisiste të individëve në pushtet. Sipas tij, narcisistët kanë një frikë të thellë nga të qenit të zakonshëm dhe kërkojnë vazhdimisht lavdërim për të kompensuar boshllëqet e tyre të brendshme, shpesh të lidhura me depresionin dhe pasigurinë. Narcistët bëjnë vepra te dobishme pak nga pak që populli t'i vërejë, ata nisen nga parimi duhet të fitosh me forcë dhe mashtrime dhe te ngjallësh respekt. Narcisistët edhe kritika më e vogel mund ti bëjë të ndihen të perbuzur. Nëse kritika vazhdon, fillojnë të fajësojnë tjetrin.
Narcisti mendon: " Duhet të jem gjithmonë i suksesshëm". Por një kuptim i shëndetshëm i suksesit nuk përqendrohet vetëm në arritjen e çastit, por e sheh suksesin si një një tërsi që shtrihet në gjithë jeten. Veprimi i verbër pas suksesit është i gabuar. Narcisistët, përkundrazi, duan të jen të suksesshëm me çdo kusht; për ta nuk ka ligj, rregull apo kufi. Edhe nëse në afat të shkurter arrijnë fitore, në plan afatgjatë përballen me pasoja të këqija. Prandaj, e rëndësishme është suksesi i përgjithshëm i jetës. Njeriu nuk mund të të cilësohet si i suksesshëm apo i pasukseshëm në një moment te vëtem të jetes së tij; kjo kuptohet vetëm në fund. Një kuptim i shëndetshëm i suksesit është ky. Nëse dikush pyetet " A je i suksesshëm?" Dhe ai pergjigjet " Sigurusht që jam" , kjo tregon ndikimin e rarcizmit. Po edhe ai qe thotë " Jam i pasuksesshëm" i bën padrejtësi vetes. Edhe nëse për momentin duket i pasuksesshëm, për sa kohë që jeta vazhdon, ai mund të korigjojë situatën. Prandaj përgjigjëja më e drejtë është: "Nuk mund ta di ende nëse jam i suksesshëm apo jo; kjo do të shifet në fund te jetes sime".
Njerëzit narcist e perceptojnë kritikën si një kërcënim, duhet ta kuptojmë se brenda nesh është pikërisht narcizmi ai që shqetësohet nga ajo. Nëse arrijmë të themi: " Kjo Kritik mund të jetë një dhurat për mua, le të shoh nëse është e drejtë apo jo", atëherë përfitojmë. Nëse kritika bazohet në një i formacion te sakt, ne mund t'i korigjojme gabimet dhe te fitojmë. Nëse ajo bazohet në keqinformim, xhelozi apo qëllim të keq, atëherë vazhdojmë rrugen tonë, Prandaj, te jesh i hapur ndaj kritikës është shumë e rëndësishme. Njerzit narcistë ndihen të veçant dhe te ta janë shumë te theksuar ndjenjat e urrejtjes, zemërimit dhe xhelozisë. Narcisistët nuk e durojnë dot që të tjerët të jenë më mir se ata, sepse duan te jenë gjithmonë në maje. Ndjenja e të qenit i veçantë, i rëndësishme dhe i lartë është motivimi më i fort i tyre. Per shkak se duan gjithmon të jen te parët, dështimi për ta është një kërcnim i madh. Njerëzit narcistë, kur arrijnë idealet e tyre të mëdha, atëherë tregojnë personalitetin e tyre të vertetë.
Këta liderë ushqehen me ndjenjën e të qenit të veçantë dhe superiorë, duke përqafuar shpesh parime të rrezikshme si makiavelizmi – ideja se “qëllimi e arsyeton mjetin”. Ky parim ka prodhuar pasoja të rënda në historinë politike globale dhe, në mënyrë të veçantë, ka ndikuar negativisht edhe në zhvillimin e kulturës politike në Kosovë. Ai ka çuar në komprometim të moralit politik, në degradim institucional dhe në humbje të besimit qytetar.
Përballë kësaj qasjeje, qëndron një alternativë etike dhe filozofike shumë më e lartë, e artikuluar nga mendimtari i shquar boshnjak Alija Izetbegović në veprën e tij Deklarata Islame. Ai e kundërshton prerazi parimin makiavelist, duke theksuar se qëllimi nuk mund të justifikojë mjetet e padrejta. Sipas tij, përdorimi i mjeteve të padrejta jo vetëm që e komprometon qëllimin, por e shkatërron atë në thelb.
Izetbegović argumenton se fuqia e vërtetë nuk qëndron në dominim, por në moral. Ai thekson se sa më të fortë të jemi moralisht, aq më pak kemi nevojë për forcë, sepse forca është shpesh mjet i të dobëtve, ndërsa virtyti është armë e të fortëve. Në vend të imponimit, ai promovon bujarinë, drejtësinë dhe guximin moral si themel të lidershipit të qëndrueshëm.
Skena politike në Kosovë ka nevojë urgjente për një transformim të thellë kulturor dhe etik. Duhet të ndërtohet një kulturë politike e bazuar në përgjegjësi, transparencë dhe mbi të gjitha në moral të lartë. Liderët duhet të largohen nga narcisizmi dhe makiavelizmi, duke përqafuar parime që e vendosin interesin publik mbi egon personale.
Vetëm në këtë mënyrë mund të ndërtohet një lidership që nuk e drejton “anijen” drejt stuhive për lavdi personale, por e udhëheq atë me urtësi drejt stabilitetit dhe përparimit të vërtetë shoqëror.