Marrveshja e Ohrit është dokument i paralizuar apo i njejti është bërë i tillë me qëllim. Këtë gjë e kanë bërë disa individ shqiptar të cilët i takojnë një subjekti politike dhe atë jo rastësisht. Marrveshjen e Ohrit që nga fillimi nuk e kanë përkrahur disa pjestarë të palës maqedonase e disa individ të palës shqiptare atë e kanë dashur por jo për arritjen e qëllimeve të përgjithëshme por të atyre individuale dhe grupore. Të njejtat janë qëllime jashta objektivave për të cilën është arritur marrveshja në fjalë. Pra përmes saj u arrit vetëmse njëri prej objektivave apo qëllimeve kryesore ai që të ndalet konflikti i armatosur disa mujor mes grupeve të armatosura shqiptare dhe pjestarëve të forcave të armatosura maqedonase. Por me të nuk u arrit qëllimi apo objektivi i dytë kryesorë përparimi i të drejtave dhe lirive të pjestarëve të bashkësive etnike apo arritja e barzisë së plotë e bashkësive etnike këtu në RMV. Marrveshjen e Ohrit që nga fillimi nuk e kanë dashur disa pjestarë të palës maqedonase ndërsa disa indivd shqiptarë atë e kanë dashur por të njejtën ata e kanë realizuar ashtu siç kanë dashur vetë e jo ashtu siç është dashur të realizohet objektivisht dhe realishtë e njejta. Marrveshja e Ohrit së pari herë u paralizua përmes zgjidhjeve kushtetuese qe u miratuan gjate vitit 2002. Amandamenti V i Kushtetutes i cili e rregullon çështjen e përdorimit të gjuhëve p.sh gjuhë të vetme zyrtare me e emër e përmend vetëmse gjuhën maqedonase e gjuhë të dytë zyrtare e përmend gjuhën të cilën e flasin 20 përqind e pjestarëve te bashkësisë së caktuar etnike e nuk e përmend taksativishtë gjuën shqipe.
Ja përmbajtja e amandamentit në fjalë. Gjuhë zyrtare në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë dhe në marrëdhëniet e saj ndërkombëtare është gjuha maqedonase dhe shkrimi i saj cirilik. Gjuhë tjetër që flitet nga të paktën 20% e qytetarëve është gjithashtu gjuhë zyrtare dhe shkrimi i saj, siç përcaktohet me këtë nen. Do të thotë se përdorimi i gjuhës maqedonase me marrëveshjen e Ohrit njihet si fakt apo dhe domosdoshmëri e përdorimi gjuhës shqipe jo apo ajo është produkt i mundësisë apo çështje e plotësimit të kushtit e ai është egzistimi i 20 përqindëshit të pjestarëve të bashkësisë së caktuar etnike, që në rastin konkret fatmirësishtë është bashkësia etnike shqiptare.
Amndamenti VIII i kushtetutës e garanton të drejtën e pjestarëve të bashkësive etnike për ta shprehur, kultivuar dhe zhvilluar lirshëm identitetin si dhe karakteristikat e tyre si bashknsi
Amandamenti VIII
Anëtarët e bashkësive etnike kanë të drejtë të shprehin, kultivojnë dhe zhvillojnë lirishëm identitetin e tyre dhe karakteristikat e bashkësive, si dhe të përdorin simbolet e tyre.
Republika e garanton mbrojtjen e identitetit etnik, kulturor, gjuhësor dhe fetar të të gjitha bashkësive.
Por këtu egziston një ndryshim psh madhësia flamurit të bashkësisë etnike shqiptare i cili lejohet të përdoret në raste të caktuara është zvogëluar përmes një marrveshjeje politike të arritur mes palëve. Me një amandament tjetër kushtetues garantohet përfaqsimi i drejtë dhe adekuat i pjestarëve të bashkësive etnike në administratë. Por për këtë çështje në mënyrë të pakuptimtë deri tani nuk është miratuar ligj konkret që e rregullon këtë çështje. Një përpjekje konkrete dhe pozitive për miratimin e një ligji për përfaqsim të drejtë dhe adekuat po bëhet nga Qeveria e tanishme e RMV-së. Para disa vitesh në vend të ligjit ishte rënë dakord që çështja e përfaqsimit të rregullohet përmes mekanizmit i cili njihej si ballancues që shumë shpesh është keqpërdorur nga pjestarët e bashkësive të tjera etnike. Ky mekanizëm rregullimi u ka mundësuar atyre që me procedurë të lehtë ata të mund ta ndryshojnë përkatësinë e tyre etnike me qëllim që të njejtët të bëhen pjesë e administratës shtetërore dhe publike.Pra Marrëveshja e Ohrit qysh nga filimi është paralizuar dhe prandaj e njejta ka prodhuar zgjidhje të cunguara juridike apo ligje që nuk hynë në punë për përparimin e të drejtave dhe lirive të pjestarëve të bashkësive etnike. Pasiqë këtu në këtë çështje problem janë zgjidhjet që burojnë nga burimi i së drejtës siç është vetë Kushtetuta. Prandaj Marrëveshjen e Ohrit e quaj të paralizuar pasiqë e njejta e ka paralizuar e jo përparuar arrtjen e barazisë së plotë të pjstarëve të bashkësive tjera etnike këtu në RMV.