Kosova përsëri po shkon në zgjedhje të parakohshme me 7 Qershor 2026. Kjo krizë politike ashtu si dhe të tjerat para saj kanë edhe një të mirë të madhe, sepse demokracia e zgjedhjeve të shpeshta në fakt po e shëron dhe po e pastron ,pra po i bën Vetting-un politikës kosovare, po seleksionon dhe po ndëshkon eliten e vjetër dështake, korrupsionin , paaftësinë, hajdutërinë dhe papërgjegjshmërinë politike të politikës e pushtetit në Kosovë.
Krizat e shpeshta politike po nxjerrin në dritë autorët dhe shkaktarët e vërtetë të këtyre krizave, po bëjnë dhe po rrisin gjithnjë e më shumë ndërgjegjen publike për domosdoshmërinë e ndëshkimit të establishmentit politik të elites së vjetër të cilët duan rikthimin e gjëndjes së mëparshme, status quonë e ishpushtetit.
Krizat politike që duken sikur po i prishin imazhin Kosovës, ato në fakt po e shërojnë demokracinë, dhe ilaqet e demokracisë janë vota kundër korrupsionit, kundër hajnisë, kundër mashtrimeve e kundër tradhtisë publike.
Politikën e vjetër në Kosovë dhe kualicionin e krizave e gënjen mëndja dhe vetëmashtrohen se duke e mbajtuar Kosovën në krizë, mendojnë se populli do të bajatet e do të lodhet me zgjedhjet dhe nuk do të shkojë në votime, por harrojnë se populli vetëm sa e rrit pjesmarrjen në votime për t’i ndëshkuar sa më thellë ata.