**Lidhja e ngushtë Rama–Vjosa–Vuçiq dhe zhbërja e Dardanisë përmes projektit Serbi–Shqipëri**

Opinione

**Lidhja e ngushtë Rama–Vjosa–Vuçiq dhe zhbërja e Dardanisë përmes projektit Serbi–Shqipëri**

Nga: Hafiz Shala Më: 13 maj 2026 Në ora: 20:50
Hafiz Shala

Të gjithë ata udhëheqës shtetërorë, partiakë apo deputetë që kanë lidhje me antishqiptarizmin, antidardanizmin dhe projekte proserbe, e që pretendojnë se janë shqiptarë — si Edvin Kristaq Rama apo Vuçiqi i Tiranës — këtë situatë në Republikën e Dardanisë e kanë krijuar në bashkëpunim me Vuçiqin e Beogradit dhe me mbështetjen e Richard Grenellit, të financuar nga Beogradi. Ata kanë gjetur gatishmëri edhe brenda vetë shtetit dardan, te ish-presidentja Vjosa Osmani, opozita, Lumir Abdixhiku i kontrolluar nga oligarkë të lidhur me Serbinë, si dhe te disa oligarkë shqiptaro-amerikanë në SHBA, të cilët kanë marrëdhënie biznesore me hajdutët e pasuruar brenda natës pas luftës, duke e vjedhur shtetin dhe duke i forcuar lidhjet me Serbinë.

Këta persona mbajnë takime të fshehta me Vuçiqin, Gjuriqin dhe përfaqësues të tjerë shqiptarë, të organizuar maksimalisht për pengimin, sabotimin dhe rrëzimin e Albin Kurtit. Ai, me pastërtinë, aftësinë, guximin dhe vizionin e një burrështetasi, në takimet ndërkombëtare me miq e armiq, lë përshtypjen e një lideri që gjithmonë ka përgjigje për çdo pyetje dhe problem që kërkon zgjidhje.

**Pse opozita është alergjike dhe e padurueshme ndaj Albin Kurtit?**

Sepse, me veprimet dhe udhëheqjen e tij në krye të Qeverisë, ai e largoi Serbinë nga veriu dhe e bashkoi atë pjesë përfundimisht me Dardaninë. Ndërsa ish-udhëheqja, sot opozitë, për interesa personale, karrieriste dhe materiale, shkatërroi qindra ndërmarrje rentabile dhe më pas filloi t’i blejë për përfitime personale.

Shitja e kompanive strategjike si KEK-u, dikur bartës i fuqisë ekonomike dhe standardit qytetar, për vetëm 26 milionë dollarë; vjedhjet pa teklif nga ata që erdhën në pushtet me dirigjimin dhe aminin e Serbisë; kthimi i borgjit ndaj Serbisë përmes koncesioneve dhe gatishmërisë për korrigjim kufijsh apo ndarjen e veriut — të gjitha këto kishin për qëllim që, pas marrëveshjeve me Serbinë, të bëheshin hisedarë në Trepçë.

Sot, po ta shikoni listën e të interesuarve për pengimin apo rrëzimin e Albin Kurtit, e kuptoni se ata e dinë mirë që populli do ta votojë përsëri e përsëri, për të siguruar një shtet sovran, stabil dhe vetëvendosës, pa pyetur askënd tjetër si një nxënës i dobët mësuesin për çdo gjë.

Kjo është edhe filozofia politike e znj. Vjosa Osmani, e cila ndërkohë na zbulon shumë gjëra, sipas trillimeve të sajuara me Vuçiqin e Tiranës, për të ardhur në krye të shtetit përmes arkapisë, siç thotë populli, e për të na nxjerrë nga aty ku na ka futur Albini — një njeri që ende banon me qira dhe nuk ka miliona të deklaruara.

Banorët e Marigonës duan shoqëri të së njëjtës kategori, për të pasur sa më shumë mbështetje nga kasta e tyre.

Edhe pas këtyre zgjedhjeve, sipas të gjitha gjasave, vendi mund të shkojë përsëri në zgjedhje të reja, duke u dukur joserioz para botës demokratike. Ky është edhe qëllimi i opozitës: të fillojnë mosnjohjet apo tërheqjet e njohjeve ndërkombëtare, si pjesë e strategjisë së Serbisë, e përpunuar bashkë me Vuçiqin e Tiranës, me synimin për eliminimin e Dardanisë si shtet dhe zhvillimin e bisedimeve Serbi–Shqipëri për një konfederatë të përbashkët — një ëndërr e vjetër që nga koha e Enver Hoxhës dhe e nisur me projektin Ballkani i Hapur.

Për të qenë i saktë në atë që mund të ëndërrohet nga keqdashësit e këtij shteti të krijuar me gjak e sakrifica, duhet të mendosh edhe skenarin më të zi, sepse kështu mendon armiku ynë, Serbia, dhe mercenarët e saj të palëkundur, të gatshëm të sakrifikojnë vendin dhe kombin për interesa karrieriste apo për favore ndërkombëtare.

Qytetarë të nderuar, hapni sytë, mendjen dhe logjikën e thjeshtë: me rrethimin e një emri të gabuar në fletën e votimit, në dorën tuaj është fati i vendit dhe i të ardhmes së rinisë, për të cilën do të kemi përgjegjësi historike.

Unë, në këtë moment, nuk do të votoj askënd tjetër përveç Albin Kurtit. E ju?

Hafiz Shala

New York

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat