Kurti do fitojë sepse populli i Kosovës ka nevojë për një shërbëtor si ai

Opinione

Kurti do fitojë sepse populli i Kosovës ka nevojë për një shërbëtor si ai

Nga: Skënder Kapiti Më: 16 maj 2026 Në ora: 10:32
Skënder Kapiti

Votoni Kurtin dhe politikën e sovranitetit të shtetit,  reciprocitetit, të paprekshmërisë së territorit të shtetit; votoni për dinjitetin njerëzor dhe për personalitetin e prestigjin e shtetit; votoni pro integrimit  dinjitoz dhe meritor, pro SHBA dhe BE  dhe  kundër coptimit të Kosovës,  minishengenit, tradhtisë e korrupsionit.

Kosova ka nevojë për një kryeministër shërbëtor të saj si Albin Kurti.Albini është shëmbulli i një politikani e shtetari  i cili zgjidhet nga popullli për t’i shërbyer atdheut, kombit, dhe interesit kombëtar.Kurti nuk është rastësisht sot aty si kryeministër, ai është aty sepse Kosova ka nevojë  për një shërbëtor që t’u shërbejë qytetarëve të saj, dhe jo për zhvatës, hajna , të korruptuar e tradhëtarë të interesit publik dhe atij të përgjithshëm.

Prandaj  ju intelektualë të vërtetë angazhohuni në mbështetje të Albin Kurtit dhe mos rrini të tulatur,frikësuar dhe indiferentë, apo më keq akoma mos u shisni dhe mos iu servilosni parasë e korrupsionit; mos qëndroni “indiferentisht” servilë. Ju intelektualë guxoni dhe mos lejoni veten të bini në batakun  dhe të tërhiqeni nën nivelin  e mediokritetit dhe të   injorancës, interesit të ulët  dhe korrupsionit.Ju intelektualë nihilistë dhe egoistë leni filozofitë djallëzore  por dilni në mbrojtje të së vërtetës  dhe mos u lodhni për t’i sjellë historitë e së shkuarës së largët për zgjidhje të problemeve të sotme, si djallëzi për të mbuluar inferiorietin dhe kompleksin  inferior tuaj, por pastrojeni shpirtin dhe mbështesni atë politikë që është aktuale për dobinë e sotme. Intelektualë shërbeni edhe ju interesit kombëtar dhe mbështesni politikën e mirë.

 

Bashkangjitur  shkrimin me Titull:

 

 

“Makroshengeni shqiptar dhe plani Marshall i A. Kurtit  përballë minishengenit neojugosllav”

 

 

Nga Skënder Sadri KAPITI, Durrës dt 21 02 2020.”Në vizitën e kryeministrit Kurti në Shqipëri dhe më pas edhe në Takimin në Mynih në “Konferencën për Sigurinë” Kurti mbrojti interesat kombëtare shqiptare, mbrojti tërësinë territoriale të Kosovës kundër planidesë për ndarjen e saj e të shkëmbimit të territoreve, si dhe iu kundërvu planit neojugosllav për një marrëveshje të ashtuquajtur minishengen.

Kurti në prag të 12 Vjetorit të Pavarësisë  së Kosovës ua shpjegoi Ramës , Vuçiçit dhe Thaçit por edhe europianëve se çfarë është reciprociteti i Kurtit  dhe “minishengeni” neojugosllav.

Përballë minishengenit Rama-Vuçiç -Zaev, Kryeministr kosovar Albin  Kurti gjatë vizitës së tij me 11  Shkurt 2020  në Tiranë shpalosi prioritetin kombëtar shqiptar, Makroshengenin shqiptar, dhe jo minishengenin ballkanik neojugosllav,kur kundër tij reagoi Rama, Kryeministri i Shqipërisë se: pa minishengen të Ballkanit Perendimor nuk ka makroshengen shqiptar.

Minishengeni ballkanik është një modifikim metamorfozik i planeve të vjetra strategjike të Serbisë së Madhe dhe të ëndrrës së saj për të dalë në Adriatik, ashtu sikurse ishte edhe plani i ndarjes së Kosovës maskuar me formën e re të konceptit të korigjimit të kufijve me synimin po gjeo dhe ekonomiko- strategjik serb për të marrë territoret më të pasura dhe më të rëndësishme  ekonomike të Kosovës.

Po në Shkurt  2020, në takimin e “Konferencës për Sigurinë  të  Mynihut”, Albini  me largëpamësinë dhe mprehtësinë e një politikani të madh,  ai sfidoi jo vetëm fantazmat ndjellakeqe antishqiptare të minishengenit, Rama-Vuçiç,  por edhe ata të Europës kur Kurti kërkoi që për Ballkanin Perendimor të zbatohet një Plan si ai Marshall pas Luftës së Dytë Botërore dhe jo kjo shpikja ruso-serbe e minishengenit ballkanik.

Plani marshall ishte një projekt  ekonomiko-politiko-historik, ishte programi më i rëndësishëm amerikan për ringjalljen ekonomike të kontinentit europian   pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.Ky plan pati tre qëllime bazë: ndihma për popujt evropianë në nevojë e pjesërisht të kërcënuar seriozisht nga uria; pengimi i zgjerimit të ideve, praktikave e ndikimit sovjetik në kontinent, si dhe arritja e një tregu funksional.

Pikërisht këtë kërkon Albin Kurti, një plan neoMarshall europianoperendimor dhe jo një plan neojugosllav të maskuar si minishengen; pikërisht Albini kërkon një plan si ai amerikan, si plan  ndihme ekonomike, politike, historike dhe gjithzhvillimore nga Europa, nga SHBA dhe BE-ja dhe jo nga euro-azia, për Ballkanin Perindimor. Kurti kështu pra kërkon orientim dhe integrim në BE  i cili pengon influencën ruse në Ballkan , dhe jo pra një plan minishengen serbo-rus. Se sa të drejtë kishte Albin Kurti për një plan të tipit Marshall për Ballkanin e tregoi dhe e vertetoi pas dy ditësh të deklarimit të tij për planin Marshall edhe Konferenca e Donatorëve e 17 Shkurtit 2020  të 100 shteteve të cilat i dhanë një ndihmë jashtëzakonisht të madhe, vendimtare  dhe serioze Shqipërisë për rindërtimin e pasojave të tërmetit të 26 Nëntorit 2019. Pra kjo do të thotë se Kosovës dhe Shqipërisë u duhet një Makroshengen shqiptaro-shqiptar dhe  integrimi në BE dhe jo integrim në një farë të ashtuquajtuiri minishengen.

Prandaj me Albinin kryeministër u dogj edhe projekti minishengenit Rama -Vuçiç-Zaev, por edhe projektidea antishqiptare Rama-Vuçiç-Thaçi  ajo e “korigjimit të kufijve”,pasi Kurti e tha vendosmërisht dhe thjesht e drejtpërdrejt se:“S’ka marrëveshje pa dialog”: që do të thotë se duhet dialog , bisedime mes palëve dhe jo diktat, nënshtrim dhe as inferioritet dhe as imponim prej të “tretëve”. “S’ka dialog me harta”, që do të thotë se s’ka pazare tinëzare dhe matrapazllëqe territoriale ne tavoline  për interesa personale, se Kosova nuk është pronë e presidentit. “S’ka harta me presidentët përreth tyre”: që do të thotë: ik Hashim dhe ju të tjerët që e mbeshtesni atë, se nuk je i denjë për asgjë dhe nuk je kompetent për bisedime pasi nuk ta lejon as kushtetuta, pra nuk ke legjitimitet për këto bisedime.

Nuk kishte edhe  pse t’i vinte habi politikës së elitave mjerane, të korruptuara dhe  fantazmave të Tiranës e Prishtinës të cilat nuk e dëshironin  fitoren e Albin Kurtit me 6 Tetor 2019;  nuk ka pse atyre t’u vijë habi se si populli shqiptar i Kosovës e votoi për të dytën herë Albinin, sepse votuesit kosovarë janë shumë inteligjent dhe nuk i blen dot korrupsioni, as paraja dhe as nuk i mashtron mashtrimi e gënjeshtra dhe  as hipokrizia e as falsiteti i politikës. Shqiptarët e Kosovës zgjodhën më të mirën, por edhe po e mbështesin dhe që duhet ta mbështesin  atë, Albinin, qëndrimet, reformat dhe vendimmarrjet e tij e të qeverisë së tij.

Tani jo vetëm Serbia do të përballet me vizionin e marrëdhënieve të reciprocitetit mes Kosovës e Serbisë, por tashmë edhe politika  Europës do ketë përballë shqiptarët me Albinin Kurtin kryeministër, edhe europianët  do të kenë të bëjnë tani me burrështetas kombëtar shqiptar, me politikanin e burrështetasin Kurti: patriot, vizionar, inteligjent, të pakorruptuar, me personalitet dhe jo më me politikanë servilë, injorantë, të korruptuar e të gatshëm që për pushtet personal të sakrifikojnë e të bëjnë lloj-lloj pazaresh në dëm të interesave kombëtare”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat