Kosovë nesër votohet për parlamentin, nesër votohet për konsolidimin e lirisë, pavarësisë dhe të shtetit kombëtar.
Nesër votohet për patriotizmin; nesër votohet për demokracinë, për shtetin ligjor.
Votohet kundër korrupsionit dhe kundër tradhtisë e hajnisë; kundër pazareve me interesin kombëtar dhe të trojeve shqiptare.
Po kështu edhe në Shqipëri ka një javë që protestohet fuqishëm nga rinia dhe elita patriotike qytetare më shumë se kurdoherë në Shqipëri po për këto kauza.
Prandaj vota për Kurtin është dhe shërben edhe si mbështetje për Lëvizjen patriotike rinore dhe qytetare në Shqipëri.