Në Shqipëri ka një javë që protestohet kundër elitës së vjetër politike, protestojnë rinia dhe elita patriotike e qytetare, por mercenarizmi dhe servilizmi mediatik dhe intelektual nuk e mbeshtesin , sepse ka edhe asish farë profesorësh servilë që nuk e tradhëtojnë as pushtetin e sotëm të socialistëve dhe as pseudoopatriotizmin politik të opozitës,as korrupsionin politik dhe as shërbesën intelektuale të tyre për korrupsionin, të cilat janë bashkuar kundër cdo alternarive patriotike dhe të ndryshimit. Për herë të parë në Shqipëri kemi protesta që si kauzë kanë patriotizmin, interesin gjithkombëtar, ku nuk ka flamuj ngjysharakësh partiakë por kanë flamurin kombëtar shqiptar,atë të Kosovës dhe të Shqipërisë etnike.
Në mbështeje të Lëvizjes patriotike të Rinisë dhe Elitës qyterare që po zhvillohet në Shqipëri po e dërgoj për botim nga Libri im “TRIUMFI I KOMBIT”, kapitullin me titull:
TRIUMFI I KOMBIT:“ELITA QYTETARE, RINIA DHE INTELIGJENCA JANË KUNDËRTEZAT NDAJ POLITIKËS SË VJETËR”, shkruar me 2 Maj 2009:
“Inkurajoj dhe besoj tek rinia, elita qytetare, inteligjenca, shoqëria civile, bisnesmenët e ndershëm e me aftësi sipërmarrëse, dhe koha i fton në skenë të dalin këta për të marrë në dorë timonin e patriotizmit e demokracisë për t’i dhënë fund këtij tranzicioni traumatik e sfilitës të politikës së vjetër që ka një mentalitet e praktikë anakronike që pengon emancipimin patriotik, qytetaresk e demokratik.
Skena politike shqiptare ka tepër parti, po i mungon ajo që i duhet, një lëvizje që do të vijë si sfiduese e guximshme ndaj të gjithe fenomeneve negative, amorale, korruptive, antipublike, si një sfidë ndaj cënimit të lirive e të drejtave të qytetarit, kundër kulturës e akteve të krimit e vjedhjes, në mbrojtje të lirisë e medias, të gazetarëve, të sëmurëve, të arsimit, të varfërve, të konsumatorëve, të emigrantëve që jetojnë e punojnë jashtë vendit, në përballje të hapur e të ashpër me politikën e egёr, egoiste, të paskrupullt e korruptive që dominon sot pothuajse tërë spektrin politik e veçanërisht atë qeverisës.
Sot politika si qeverisje duhet t’u ngarkohet njerëzve të shkolluar, me përvojë e traditë humane e kulturore, të moralshëm pasi ata zbatojnë me ndershmëri e lehtësi normat e ligjet. Shteti qeveriset nga njerëz të ditur, të aftë, të vetëpërmbajtur, të lirë nga çdo molepsje e fëlliqur krimi e padrejtësie, ngushtësie shpirtërore, egoizmi, xhelozie e heret apo vonë do të pajiset, evoluojë apo do të lind një politikë e re me aftësim intelektual, me
formim të lartë moral e patriotik, profesional, shpirtëror, me energji dhe psikologji perëndimore jashtë çdo suaze të dëmshme të së vjetrës, që do të bëjë të mundur dhe aktiv personalitetin, lirinë e pjesmarrjen e shoqërisë në qeverisje, ekonomi, politkë, shkencë, kulturë, arsimim etj. Të mbahen jashtë qeverisjes, administratës të punëve publike e politike, dhe mos t’i drejtojnë ato njerëz egoistë, ambiciozë negativë, të paaftë, pa vlera morale e kombëtare që kanë për gjithçka vjedhjen, korrupsionin e verbërinë për pushtet e pasuri, pasi prej tyre është kjo fatkeqësi kombëtare.
Politika e re duhet të çlirojë personalitetin dhe shoqërinë nga padrejtësia, nënshtrimi ndaj korrupsionit drejt krijimit të një sistemi demokratik, të shtetit ligjor, të një shoqërie të mirëarsimuar me shkollim kulturor, patriotik e profesional. E shohim kudo që politikanët tanë sot nuk kanë asnjë motiv e objektiv tjetër përveç atij privat, familjar e klanor për pasuri e privilegje që janë të papranueshëm për një sistem të konsoliduar demokratik. Kjo politikë që dominon sot Shqipërinë është një politikë djallëzore e zhveshur nga çdo ndjenjë kombëtarizmi e krenarie kombëtare që i ushqen popullit mashtrime e gënjeshtra fantastike duke ja larguar vëmendjen nga përkushtimi, prosperiteti, mirëqënia e reagimi, në një kohë ku vëndin e pllakos varfëria, papunësia, pasiguria etj. dhe qeveria përdor kartën e hyrjes nё NATO dhe aplikimin për në BE për fitoren e zgjedhjeve dhe për të kamufluar e justifikuar vjedhjen e tyre.
Në Europë duhet të integrohemi si të barabartë dhe me identitetin tone kombëtar, të emancipuar demokratikisht e të prosperuar materialisht. Populli nuk duhet të pranojë që të qeveriset nga pushtetarë e politikanë pa ndjesi shpirtërore, morale e kombëtare, abuzues e korruptivë për një kohë të gjatë sepse këto më pastaj e infektojnë shoqërinë duke i bërë këto pjesë
të karakterit të saj dhe pajtimin me të keqen. Inkurajoj dhe besoj tek rinia, elita qytetare, inteligjenca, shoqëria civile, bisnesmenët e ndershëm e me aftësi sipërmarrëse, dhe koha i fton në skenë të dalin këta për të marrë në dorë timonin e patriotizmit e demokracisë për t’i dhënë fund këtij tranzicioni traumatik e sfilitës të politikës së vjetër që ka një mentalitet e praktikë anakronike që pengon emancipimin patriotik, qytetaresk e demokratik”.
02 Maj 2009
Shënim: Letrat e mia drejtuar inteligjencës, rinisë dhe elitës qytetare nisa t’i shkruaj pas ngjarjeve tragjike të vitit 1997, të rrënimit e falimentimit të shtetit si pasojë e papërgjegjshmërisë, keqadministrimit dhe korrupsionit financiar, ekonomik e politik të pushtetit që po vijon akoma si pasojë e alternimit dhe e riciklimit te së njëjtës politikë, praktikë e fizionomi pushteti dhe po ata aktorë, si rezultat edhe i gabimeve tona të pakorrigjueshme, e këtij vetëndëshkimi që vjen si meritë e mosndërgjegjёsimit dhe mosreagimit publik sa dhe si duhet për kontestimin dhe mohimin e saj.