“Triumfi i Kombit” – Mbështetje protestës patriotike mbarëkombëtare në Tiranë

Opinione

“Triumfi i Kombit” – Mbështetje protestës patriotike mbarëkombëtare në Tiranë

Nga: Skënder Sadri Kapiti Më: 12 qershor 2026 Në ora: 08:17
Skënder Sadri Kapiti

Kur tradhtarët, hajdutët, të korruptuarit dhe mercenarët bëjnë moral patriotizmi. Është fjala për ata sahanlëpirës pa moral që fyejnë, shpifin dhe akuzojnë protestën mbarëkombëtare e patriotike të rinisë, qytetarëve dhe diasporës, sikur prapa saj qëndrojnë armiqtë e Shqipërisë: grekët, serbët, rusët, iranianët etj.

Këtë e bëjnë ata politikanë dhe gazetarucë sharlatanë e të pafytyrë, të cilët paguhen nga armiqtë e Shqipërisë për të shkatërruar çdo individ, familje dhe këtë shoqëri intelektuale, këtë rini patriotike. E bëjnë ata që janë shitur për paranë e huaj dhe që promovojnë agjenda antishqiptare.

Këtë propagandë kundër kësaj proteste e bëjnë ato media dhe ata pisanjosë emisionesh, të cilët ftojnë në studio edhe injorantë e tradhtarë serbofilë nga Kosova. E bëjnë këtë përbaltje kundër patriotizmit rinor, qytetar dhe studentor ato media djallëzore, të cilat, hapur ose me një finesë të stërholluar, helmojnë opinionin dhe përpiqen të përçajnë këtë protestë mbarëkombëtare e patriotike.

Pra, këtë propagandë akuzash e shpifjesh kundër jush e bëjnë sahanlëpirësit, halabakët, të shiturit dhe mercenarët e parasë, të korrupsionit dhe të politikës tradhtare.

Ju jeni rinia më e emancipuar në Europë. Ju jeni krenaria rinore, studentore, intelektuale dhe patriotike shqiptare. Këtë elitë politike të kalbur nga hajnia, krimi, korrupsioni, papërgjegjshmëria dhe tradhtia nuk e duan shqiptarët, dhe prandaj i gjithë kombi është me ju.

Kombi është me vendimmarrjen tuaj, me shpalljen “non grata” të politikës së vjetër.

Kombi është me ju. Kombi është për “Shqipërinë e Re”, për Shqipërinë etnike. Ju keni hyrë në histori; ju po bëni dhe po shkruani epokë.

Mos u ndalni! Çojini deri në fund kauzat dhe misionin tuaj!

*Nga Skënder KAPITI, veteran i UÇK-së dhe autor i librit “Triumfi i Kombit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat