Për shqiptarët mjafton vetëm një argument që të mbështesin Kurtin në Kosovë dhe protestat në Shqipëri

Opinione

Për shqiptarët mjafton vetëm një argument që të mbështesin Kurtin në Kosovë dhe protestat në Shqipëri

Nga: Skënder Sadri Kapiti Më: 14 shtator 2026 Në ora: 09:04
Skënder Sadri Kapiti

Për të mencurit, të ndershmit, të moralshmit; për patriotët dhe për të virtytshmit do të mjaftonte vetëm  një argument që ata të binden se duhet mbështetur Kurti në Kosovë dhe protestat patriotike në Shqipëri; ndërsa të korruptuarit, tradhëtarët, injorantët, keqbërësit, servilët dhe mercenarët edhe sikur 100 argumente t’ua paraqesësh ata nuk besojnë, as nuk ndryshojnë sepse atyre nuk u pëlqejnë faktet, e verteta dhe e drejta.

Në kushtet dhe rrethanat ku ndodhet sot Shqipëria dhe Kosova, do ishte për Kosovën vetëm një fakt apo argument që populli duhet dhe që me të drejtë e votoi dhe e mbështeti  KURTIN populli i Kosovës; ishte mjaftueshëm fakti që Kurti nuk lejoi coptimin, as ndarjen e Kosovës dhe as krijimin e minishtetit serb të Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Po kështu edhe në Shqipëri mjafton vetëm fakti që kauza kryesore e protestave është “Shqipëria nuk shitet”, mjafton vetëm ky  fakt e argument që shqiptarët duhet t’i mbështesin protestuesit patriotë në Tiranë.

Përvec këtij argumenti  shqiptarët  kanë edhe argumente të tjera që të mbështesin Kurtin në Kosovë dhe protestuesit në Shqipëri, dhe që janë: ndërtimi i shtetit ligjor dhe demokratik; funksionimi i ligjit dhe i drejtësisë: lufta kundër krimit, korrupsionit dhe tradhëtisë; zhvillimi ekonomik dhe ndalimi i eksodit; zhvillimi kombëtar e demokratik, forcimi i unitetit kombëtar dhe zgjidhja e cështjës kombëtare shqiptare , ajo e bashkimit të Shqipërisë etnike, që është kryedetyra e shqiptarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat