Meqenëse gjykata ka konstatuar se janë provuar krimet ndaj 96 të vrarëve,
49 personave të trajtuar mizorisht,
303 personave të torturuar
dhe 385 personave të ndaluar arbitrarisht,
atëherë këtu nuk bëhet fjalë vetëm për katër veta që janë në Hagë.
Këtu bëhet fjalë edhe për qindra viktima dhe familjet e tyre.
Prandaj, këtu duhet gjakftohtësi, jo vetëm emocione.
Kuvendi duhej të merrte vendime vetëm pasi të kishte lexuar dhe analizuar aktgjykimin e plotë.
Atë nuk mund ta ndryshojë parlamenti.
Ai mund të kundërshtohet dhe të rishikohet vetëm përmes procedurës gjyqësore të ankimit.
Nga Gjykata e Apelit!
Mbrojtja dhe Prokuroria kanë afat deri më 27 nëntor 2026. Shteti duhej të tregohej serioz, të zgjidhte kryetarin, (ai duhet të dekretojë ligjin, fundi i fundit), të shqyrtonte çfarë është firmosur, të lexonte aktvendimin e plot dhe të reagonte si shtet.
Tani u soll si protestuesit në rrugë.
Nëse PDK-ja dhe Kuvendi kanë prova ose argumente se konstatimet e gjykatës për ato krime janë të sajuar,
se janë shpifje,
le t’ua dorëzojnë avokatëve të Mbrojtjes për t’i përdorur në Gjykatën e Apelit.
Aty mund të ndihmohen.
Jo me nxitim.
Jo me eufori, por me dije, kompetencë, drejtësi, përgjegjësi dhe gjakftohtësi: jo me fushatë elektorale.
Si tani.
PDK-ja nxitoi.
Nga frika e zgjedhjeve?
Kjo është përshtypja që krijohet.
Dhe PDK-ja, duke mos i mohuar krimet që gjykata i ka konsideruar të provuara, mund të krijojë përshtypjen se pranon se ato kanë ndodhur, por kërkon që ata të mos dënohen ose që së paku t’i rinjihet kryetarit të Kosovës e drejta për t’i falur ata.
Me këtë nxitim,
i dërguam botës një mesazh të një shteti që vepron në ankth dhe me aventurizëm, jo me dije, jo me urtësi dhe jo me përgjegjësi institucionale.
Mu si në vitin 2015.
Për të ndihmuar dikë mirë, duhet të mendohesh gjatë e mirë! Sepse një ndihmë e menduar keq mund t’i bëjë dëm edhe Kosovës.