Zgjedhja e zonjës Justina Shiroka-Pula për presidente, të jetë shembull edhe për fusha të tjera jetike, si në kryeministri, diplomaci...

Opinione

Zgjedhja e zonjës Justina Shiroka-Pula për presidente, të jetë shembull edhe për fusha të tjera jetike, si në kryeministri, diplomaci...

Nga: Gjon Keka Më: 7 tetor 2026 Në ora: 10:20
Gjon Keka

Urime, zonja Presidente Justina Shiroka-Pula!

Vendi ynë ka pasur vërtet nevojë që në krye të shtetit të ketë një figurë të tillë, të cilën bota perëndimore e pranon dhe e nderon natyrshëm si pjesë të trupit dhe shpirtit të saj kulturor e civilizues.

Shpresoj që personalitete të këtij niveli të udhëheqin së shpejti edhe në fusha të tjera jetike, si në kryeministri, diplomaci e kulturë. Kjo është rruga që bota ta njohë Kosovën ashtu siç është në të vërtetë: jo anadollake, por një shtet dardan dhe europian.

Paçi suksese në këtë mision. Uroj që karriera juaj e shkëlqyer akademike dhe politike t'i shërbejë rikthimit të plotë të imazhit europian të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat