Me zgjedhjen e Justina Shiroka - Pula, Presidente e RK, mësimi nuk është që Shqipëria duhet të gjejë “një Justina tjetër”.
Mësimi është shumë më i thjeshtë:
Shqipëria duhet të ndërtojë një sistem ku një Justina Shiroka - Pula shqiptare të mos ketë nevojë të largohet nga vendi për t'u vlerësuar.
Duhet të krijojë institucione ku profesori me 30–40 vite punë të mos konsiderohet i tepërt.
Ku akademiku të mos kërkohet vetëm për ceremonitë.
Ku universiteti të mos jetë vetëm furnizues diplomash, por burim i politikave publike.
Ku ekspertiza të mos përdoret vetëm kur i duhet pushtetit një raport.
Ku titulli shkencor të ketë peshë reale.
Ku botimet, projektet, kërkimi dhe kontributi profesional të jenë pjesë e matjes së meritës.
Dhe ku vendimmarrja politike të mos e shohë dijen si rival, por si aleat.