E humbët rastin, por Kurti u tregua udhëheqës vizionar

Opinione

E humbët rastin, por Kurti u tregua udhëheqës vizionar

Nga: Hafiz Shala Më: 8 tetor 2026 Në ora: 11:32
Hafiz Shala

E humbët rastin të ngriheni në nivelin e duhur, por jeni aq naivë saqë do t’i kushtojë votuesit të ndershëm të LDK-së së Dr. Ibrahim Rugovës.

E humbët hapin me fajin tuaj, duke rënë në mënyrë drastike shumë poshtë. Z. Kurti, se po e filloj me juve në shenjë respekti për liderin e partisë suaj, si themelues të Republikës së Dardanisë, por ja që e humbët rastin dhe i treguat botës shqiptare se nuk jeni pasardhës të denjë të Tij.

Faji është i juaj, ndërsa Kryeministri Albin Kurti u tregua udhëheqës vizionar, i vendosur dhe i guximshëm që, në momentet e krizës, di dhe dëshiron ta luajë rolin e bashkuesit për t’i mbrojtur interesat e Republikës së Dardanisë, luftën e vërtetë çlirimtare të UÇK-së dhe, për t’ia rritur vlerat shtetërore dardane në aspektin ndërkombëtar.

Raportohet se mediat austriake deklarojnë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për momentin është me rejtingun më të lartë në Ballkan dhe në një pjesë të Evropës, për shkak të qëndrimeve të tij të palëkundura, të qenit i pashantazhueshëm dhe si lideri i parë në Ballkan i pakorruptuar, i cili, edhe pas gjithë trazirave me Serbinë dhe Bashkimin Evropian, arriti ta shtrijë sovranitetin në pjesën veriore të Kosovës, duke ia kthyer shtetit 17% të territorit.

Një intelektuale femër në krye të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Dardanisë, e besimit të krishterë, e forcon besimin e paluhatshëm të bashkësisë ndërkombëtare se shqiptarët e Republikës së Dardanisë nuk kanë të bëjnë asgjë me muxhahedinët, talibanët e xhihadistët, propagandë e Serbisë gjenocidale e cila, me kësi narracionesh, u vetëzbulua dhe e humbi respektin te ata të cilët po mashtrohen se do ta kthejnë, por me ceremonitë e organizuara shtetërore për kriminelët vrasës ndaj 8.000 muslimanëve për një ditë dhe vrasjet, përdhunimet e mbi 15.000 shqiptarëve, dhe djegien e qindra mijëra shtëpive dhe pasurive qytetare, edhe objekteve të trashëgimisë kulturore, duke tentuar që dardanëve t’ua mohojë trashëgiminë shekullore të kulturës, gjuhës, ku shumë gjuhë kanë prejardhjen nga gjuha e bukur dhe e ëmbël shqipe.

Urime, Presidente e re, Zonjës Justina Shiroka-Pula, për postin e të parës së shtetit të Republikës së Dardanisë, ndërsa Kryeministrit Albin Kurti, meritat e pamohueshme për tejkalimin e një krize e cila ka mundur të prodhojë një gjendje që askush nuk do ta dëshironte, përpos Serbisë dhe mercenarëve të saj.

Edhe njëherë, gëzuar, z. Kurti, Kryeministri i ardhshëm i gjithëshqiptarisë apo i Shqipërisë Natyrale.

Këtë e kërkuan përmes brohoritjeve publike në tubimet e qytetarëve të Shqipërisë, me të drejtë.

Gëzuar, Presidente, gëzuar, Kryeministër dhe, definitivisht dhe para së gjithash:

Gëzuar Republika e Dardanisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat