Zgjedhja e Presidentes dhe proceset për Dhomat e Specializuara të Republikës së Kosovës me seli në Hagë, e shpërfaqën sërish rrezikun e tregtimit të institucioneve për interesa të ngushta.
Kur karrigia e kryetarit të shtetit kthehet në “plaçkë pazaresh”, konsensusi thyhet dhe institucioneve u dalin “brirët” e përçarjes.
Dinjiteti i Kosovës mbrohet vetëm atëherë; kur interesi i përgjithshëm qëndron mbi çdo përfitim personal apo grupor partiak.
Pasiqë Historia jonë ka provuar se bashkimi për qëllime të vogla prodhon vetëm konflikt, mirëpo përballë rreziqeve ekzistenciale, shqiptarët gjithmonë kanë ditur t'i ulin mënitë-urrejtjet!
Që nga epoka e Gjergj Kastriotit, mbijetesa dhe lavdia jonë kanë ardhur vetëm përmes idealizmit dhe sakrificës.
Sot, kur kombi thërret për unitet, asnjë hije ndasie nuk guzon të qëndrojë mbi interesin kombëtar. Bashkimi i vërtetë është forcë e pashkatërrueshme dhe e patjetërsueshme, kur bëhet me të vërtetë dhe realitet.