Z.nj Urime për zgjedhjen tuaj në kreun e Presidencës së Republikës së Kosovës.
Me rastin e zgjedhjes suaj në detyrën më të lartë dhe tejet të rëndësishme shtetërore Z.nj Presidente e kam nderin të ju shpreh urimet e mia më të ngrohta, më të sinçerta dhe më të përzemërta.
Ky besim i lartë dëshmon për vullnetin sovran të popullit të Kosovës, ndërsa juve u jep një përgjegjësi të shquar në udhëheqjen e fatit të qytetarëve, për konsolidimin e institucioneve të Republikës dhe në promovimin e vlerave demokratike.
Z.nj Presidente shpreh shpresën time që mandati juaj do të kurorëzohet me sukses dhe do të kontribuojë në forcimin e stabilitetit, përparimit dhe kohezionit qytetarë, si dhe në zhvillimin e marrëdhënieve të miqësisë së mirë, të bashkëpunimit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë midis shteteve dhe kombeve tona.
Z.nj Presidente Justina Shiroka Pula ju lutem pranoni shprehjet e konsideratës time më të lartë.