Ndihma e Shqipërisë për Kosovën, përherë ka qenë jetike!

Opinione

Ndihma e Shqipërisë për Kosovën, përherë ka qenë jetike!

Nga: Hamdi Rafuna Më: 10 tetor 2026 Në ora: 12:11
Hamdi Rafuna

Vërtetë jemi dëshmitarë të hidhëruar tej mase, me sjelljet e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, por jo për Shqipërinë dhe shqiptarët e bashkuar si komb në tanësi!

Pse bëri koketime me armikun më të përbetuar të shqiptarisë, Serbinë?

Pse nuk u njohë nga Shqipëria, gjenocidi i serbosllavisë ndër shekuj?

Pse erdhi insistimi me çdo kusht për Kosovën që të formojë dhe pranojë ligjin për Dhomat e Specializuara?

Çfarë interesi kishte respektimi marramendës i (fusnotës)* në mes të Tiranës, atëhere kur përfaqësuesi i Kosovës e lëshoi mbledhjen!

Pse kishte këmbëngulje për Ballkanin e hapur, gjegjësisht për këto mizoritë e botës serbe?

Pastaj përkrahja fillestare e turpit me sanksione ekonomike për Kosovën (qeverinë e Albin Kurtit) dhe shumë e shumë sekrete të tjera për të cilat dikur do të deklarohet edhe Serbia!

Atëhere, cila ishte leverdia për ndikimin e drejtëpërdrejtë mbi opozitën e Kosovës që të largojnë Albin Kurtin nga pushteti?

Sa janë të rastësishme edhe kërcënimet terroriste “false” në këto ditët e fundit, nga një mentalitet i pansllavizmit për Shqipërinë e “Edi Ramës” “nëse ky ç’mendet dhe merrë në mbrojtje Ushtrinë tonë gjithëshqiptare, edhe në arenën ndërkombëtare, nëse nuk vazhdon me të vjetrën?

Tani shtrohet një çështje tepër serioze për kombin dhe Shqipërinë!

A do të rrjeshtohet shteti amë në mbrojtje për të drejtat e shtetit të Kosovës, për të mbrojtë UÇK-n dhe për të kundërshtue vendimin gjyqësor të “Tribunalit të Kosovës me seli në Haagë”?

Ekspertët e politikës dhe juristët kanë vënë në dukje disa masa konkrete, për të cilat Tirana zyrtare dhe kombëtare e ka derën hapur që të inkuadrohet në bashkëpunim të ngushtë me Prishtinën.

Edhe pse Tribunali është “zyrtarisht” pjesë e sistemit ligjor të vetë Kosovës, shteti ynë, Kosova nuk mund të ndërhyjnë drejtpërdrejt në proceset ligjore, por Shqipëria mund të n’a ndihmojë në mënyrë efektive përmes disa rrugëve të mëposhtme!

Pra, Kosova nuk është anëtare e Këshillit të Evropës, prandaj kjo nuk mund të paraqesë padi ose ankesë në mënyrë të pavarur në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ).

Shqipëria si anëtare e plotë e KE , ose cilido shtet mik i dëshmuar i Kosovës, mund të veprojnë si një lloj kanali diplomatik për të trasua një bashkërenditje të drejtë një lobimi institucional, kuptohet për të hedhur dritë mbi të gjitha shkeljet e mundshme të të drejtave të njeriut dhe të drejtat për të dënuarit që u “njyrosën me qëllim” (në emër të UÇK-s) në këtë proces të njëanshëm!

Edhe pse Parlamenti i Shqipërisë ka miratuar më heret, rezolutë kundër barazimit të luftës legjitime çlirimtare të UÇK-së me spastrimin etnik të regjimit të Millosheviqit, në formë të butë të një “kundërshtimi të shtrembërimit historik", duket se gjithëçka tjetër është zezue nga sjelljet dhe veprimet e Kryeministrit shqiptarë nëpër dekada i cili u ndihmua edhe nga lakmiqarët tanë për pushtet dhe pasuri!

Shqipërinë nuk e ndalon askush, (por Edi Ramën gjithësesi) që të përdorë platformën e saj unike diplomatike në nivel ndërkombëtarë (në OKB, NATO dhe BE) për të mbrojtë historinë e lavdishme të luftës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, kuptohet edhe për të parandaluar vendimet e pa drejta ndaj Kosovës, por edhe këto veprime gjyqësore të cilat “tentojnë të minojnë legjitimitetin ndërkombëtar të Kosovës” edhe në emër të individit!

Një bashkëpunim për ndihmë materiale në mbrojtje, është i mirëseardhur, edhe pse qeveria e Kosovës ka derdhur miliona euro për avokatë mbrojtës dhe infrastrukturë!

Analistët shqiptarë kanë theksuar se qeveria shqiptare duhet të kontribuojë edhe financiarisht, por e koordinuar ngushtë me Kosovën, përpara seancave të apelit.

Edhe pse fitorja dhe mundësitë reale ligjore qëndrojnë në organin e apelit të gjykatës, kontributi i Shqipërisë me ekspertët e saj ligjorë në të drejtën ndërkombëtare, mund të ndihmojë këtë mbrojtje që të paraqesin të gjitha provat e terrorit serbosllav, të gjenocidit mbi shqiptarët, kuptohet në mbrojtje për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës!

Kërcënimet e menjëhershme me pasoja dhe dënime për shtetin tonë, Kosovën nga BE, kundër votimit për ndryshime legjislative, të cilat u miratuan nga Parlamenti i Kosovës për të kufizuar kompetencat e kësaj Gjykate Speciale të njëanshme, nuk dallojnë fare nga të gjitha sanksionet dhe ndëshkimet e të njëjtës BE, që u aprovuan kundër Qeverisë së Albin Kurtit për veprimet e drejta, ligjore dhe shtetërore të ndërmarrura nga shteti ynë për pjesën veriore të vendit!

Që këto masa të ndërmarrura për rastin tonë konkret të kësaj Gjykate të kenë peshë, pa izoluar Kosovën dhe kombin ndërkombëtarisht, kërkohet një strategji shtetërore e koordinuar midis Tiranës, Prishtinës dhe miqëve tanë të sinqertë, në vend që të shfaqen iniciativa politike të dëmshme, të shpërndara, të nxituara dhe të gabuara, siç u bënë më heret edhe me këtë formimin e këssj gjykate antishqiptare!

Një strategji e mirëfilltë gjithë kombëtare është më se e nevojshme, por pa sojin e antikombëtarëve të dëshmuar në teori dhe praktikë, të cilët edhe sot kokorisin sikurse ato pulat e lagëta, kur u zh’bllokuan organet e shtetit tonë, Kosovës për të ecë përpara!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat