Këtë shkrim më nxiti ta shkruaj për t’i tërhequr vëmendjen, së pari, politikës shqiptare, që të marrë leksion dhe mësim se si duhet t’i shërbehet kombit dhe atdheut; të marrë mësim nga trashëgimia e vyer e paraardhësve tanë; si dhe për t’u treguar intelektualëve dhe akademikëve se historia dhe heronjtë e vërtetë nuk janë ata që i ka bërë dhe ngritur politika komuniste, sipas interesave dhe ideologjisë së saj, por ata që kanë bërë dhe shkruar epokë e lavdi në shërbim të Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Ky shkrim, sipas vlerësimit tim, ka rëndësi aktuale, pasi, pavarësisht se gjysma e trojeve shqiptare ndodhet jashtë Shqipërisë, sot rinia shqiptare po proteston për SHQIPËRINË ETNIKE DHE KUNDËR PAZAREVE ME TROJET SHQIPTARE.
Dinastia Muzaka dhe sundimi i Andrea II Muzakës, Mbretit të Madh Shqiptar (1319–1372), kanë një rëndësi të jashtëzakonshme për mbijetesën e kombit shqiptar, aq sa mund të themi se këtu i kanë rrënjët dhe burimin nacionalizmi i kohëve moderne të shtetkombit shqiptar dhe qëndresa historike kundër të gjitha synimeve shoviniste, antishqiptare dhe gjenocidale të sllavo-serbo-grekëve dhe të miqve të tyre evropianë.
Mbreti Andrea II Muzaka është treguar dhe ka shkëlqyer jo vetëm si strateg i madh ushtarak dhe luftëtar, por edhe si politikan e diplomat i madh, i cili i shfrytëzoi kushtet dhe rrethanat e kohës më të vështirë në të cilën ndodhej etnia shqiptare në Mesjetë, për mbijetesën e saj. Ai ngriti mbretërinë shqiptare dhe, me mjeshtëri të pashoqe, shfrytëzoi jo vetëm fitoret e mëdha në beteja, por edhe paqen dhe marrëveshjet me mbretëritë e perandoritë e kohës, duke e mbajtur në këmbë dinastinë dhe mbretërinë shqiptare.
Ai u tregua i barabartë me fuqitë e mëdha të kohës në Ballkan, dhe jo vasal e as në shërbim të tyre.
Andrea II Muzaka nuk i përdori shqiptarët dhe luftërat e tyre për imazh e lavdi personale, as për të marrë lëvdata nga shtetet e Italisë dhe as për t'i mbrojtur ato. Përkundrazi, ai, së bashku me shqiptarët, luftoi vetëm për interesat e shqiptarëve, ndërsa mbretëria e tij ishte e barabartë në të gjitha marrëveshjet që ai bëri, sipas kushteve që ia impononte koha. Kjo e bën shembullin e tij unik në historinë e shqiptarëve.
Duke parë realitetin e sotëm, Muzaka nuk veproi siç vepruan komunistët shqiptarë, në shërbim të komunizmit sllav dhe të internacionalizmit, e as siç veprojnë politikanët e sotëm shqiptarë, të cilët, për interesa personale, e mbajnë vendin peng, të pazhvilluar, të zhytur në hajni e korrupsion dhe bëjnë edhe pazare me trojet shqiptare për interesa personale, duke bërë që gjithnjë e më shumë shqiptarë të largohen nga atdheu.
Si ka mundësi që Dinastia e Lavdishme e Muzakajve të mos studiohet dhe vlerësohet ashtu siç e meriton? Kjo dinasti, në kulmin e mbretërimit dhe nën sundimin e Andrea II Muzakës, sfidoi dhe mposhti dy mbretër serbë, Vukashinin dhe Markon.
Mbretëria e Muzakajve sfidoi kundërshtarët, qëndroi dhe u ngrit triumfalisht në kohët më të vështira të Mesjetës, kur Ballkani ishte fushëbetejë mes mbretërive dhe perandorive bizantine, serbe, bullgare dhe anzhuine, në prag të pushtimit osman të Ballkanit. Si është e mundur që kjo histori epokale e Muzakajve të mos përmendet dhe të mos vendoset në vendin që meriton?
Nëse shqiptarët do të kishin trashëguar përvojën, rolin dhe trashëgiminë luftarake, politike e strategjike të Muzakajve, ndryshe do të kishte qenë rrjedha historike e shqiptarëve, të cilët do të kishin pasur rol kyç në Ballkan.
Përmes historisë dhe trashëgimisë së Muzakajve, do të kishte qenë në të mirën tonë kombëtare që ta paraqisnim veten edhe përballë Evropës, e cila, pas 500 vjetësh nga koha e Muzakajve, na ndau dhe na copëtoi, duke ua falur trojet shqiptare atyre që Andrea II Muzaka i kishte mposhtur në beteja.
Kërcënimi më i madh për ekzistencën e shqiptarëve erdhi që kur në Iliri u ngulitën sllavët, të cilët nuk i pengoi askush nga Evropa dhe Perëndimi. Përkundrazi, ata u lejuan dhe u pranuan, ndërsa me ta u arrit dakordësia për t'u vendosur përfundimisht në trojet shqiptare. U pranua që sllavët t'i asimilonin iliro-shqiptarët e veriut të Ilirisë, territore që sot përfshijnë Slloveninë, Kroacinë, Bosnjën dhe Malin e Zi.
Ndërsa Iliriku i Jugut nuk u asimilua, sepse mbeti nën Perandorinë Romake të Lindjes. Ajo që e dallon mbretërimin e Muzakajve në Mesjetë është fakti se ata mbrojtën Shqipërinë, por edhe Kostandinopojën, kundër pushtimeve sllave, serbe e bullgare. Sipas këtij këndvështrimi, nëse Kostandinopoja do të binte në duart e sllavëve, fati i shqiptarëve do të kishte qenë i ngjashëm me atë që u ndodhi ilirëve të Ilirisë së Veriut: asimilimi dhe asgjësimi.
Askush tjetër, përveç Muzakajve, nuk e theu Perandorinë Serbe, e cila mbante nën pushtim barbar, gjenocidal dhe asimilues Kosovën dhe Maqedoninë shqiptare për më shumë se dy shekuj gjatë Mesjetës.
Asnjë kryqëzatë dhe askush nga Perëndimi nuk ishte në krah të Muzakajve kundër carëve sllavë.
Nuk u pëlqen as grekëve dhe as grekofilëve që në jug të Shqipërisë të ketë përmendore të Muzakajve. Nuk u pëlqen as maqedonasve që të ketë përmendore të tyre në Maqedoninë shqiptare, ashtu siç nuk u pëlqen as serbëve dhe as islamofobëve serbofilë të Kosovës që të ketë një përmendore të Muzakajve në Kosovë.
Madje, nuk e di përse as në Tiranë nuk ka një përmendore të Muzakajve, kur kjo dinasti ka qenë shembull i përpjekjeve për unitetin e etnisë shqiptare kundër të gjithë pushtuesve të trojeve arbërore. Kjo dinasti ka pasur marrëdhënie të ngushta martesore e miqësore, me qëllim forcimin e unitetit me të gjitha principatat shqiptare të kohës.
Është DINASTIA QË KA MERITËN E MADHE SE ËSHTË E VETMJA QË KA THYER DHE MPOSHTUR PERANDORINË VRASTARE DHE GJENOCIDALE NDAJ SHQIPTARËVE, ATË TË CARËVE SERBË.
Dinastinë e Muzakajve dhe historinë e tyre të lavdishme nuk e duan as sot ata që urrejnë dhe nuk e duan as periudhën më të lavdishme të kombit shqiptar, vitet 1878–1999, periudhë që fillon me Lidhjen e Prizrenit dhe përfshin luftërat e kryengritjet për pavarësi të vitit 1912. Nuk e duan ata që urrejnë qëndresën dhe luftërat e Kosovës për bashkim kombëtar. Pra, nuk e duan serbët, grekët, rusët, serbofilët dhe islamofobët serbo-grekofilë.
Nëse duhet të nderohet dikush për meritat historike e patriotike ndaj etnisë shqiptare, e cila u ka paraprirë zhvillimeve kombëtare shqiptare dhe së drejtës historike që shqiptarët të kenë shtetin e tyre kombëtar, atëherë ajo është Dinastia e Muzakajve dhe, sidomos, mbreti i saj, Andrea II Muzaka.
Nëse kjo nuk është bërë deri më tani, atëherë është e domosdoshme që koha dhe kombi shqiptar t'ia japin meritën dhe ta nderojnë me krenari mbretin e shquar shqiptar, Andrea II Muzaka, dhe dinastinë e tij.
Ku janë historianët shqiptarë? Pse nuk dëgjohen as ata dhe as akademikët? Apo e kanë ende mendjen të mykur dhe nuk janë çliruar akoma nga historiografia antishqiptare serbe dhe greke?
Kujt nuk i intereson historia e lavdishme e Muzakajve? Përveç armiqve më të egër, më barbarë dhe më gjenocidalë, grekë, sllavë e serbë, kjo histori nuk u intereson as serbo-grekofilëve shqipfolës dhe mercenarëve islamofobë.
Armiqtë e shqiptarëve nuk duan që të ketë histori shqiptare përpara pushtimit osman të Ballkanit.
Grekët dhe serbët duan ta fshijnë historinë e vjetër të shqiptarëve, ashtu siç, sipas autorit, edhe Evropa nuk i do shqiptarët, sepse ata janë populli më i vjetër në Ballkan dhe në Evropë.
Intelektualë, media, akademikë, politikanë dhe historianë, çlirohuni nga indoktrinimi komunist për historinë dhe heronjtë e kombit! Ta shkruajmë historinë e vërtetë!
T'u ngremë përmendore heronjve tanë të mëdhenj, sepse disa prej tyre na i kanë vjedhur edhe fqinjët.