Kur posti bëhet më i rëndësishëm se shkenca!

Opinione

Kur posti bëhet më i rëndësishëm se shkenca!

Nga: Prof. Dr. Pal Nikolli Më: 13 tetor 2026 Në ora: 11:43
Prof. Dr. Pal Nikolli

Është vërtet e çuditshme: sapo kapin një post drejtues, disa njerëz duket sikur bëhen menjëherë profesorë!  Falë postit që mbajnë, kërkojnë menjëherë titullin "profesor" dhe sillen sikur kanë fituar edhe autoritetin shkencor.

Por posti drejtues nuk është gradë shkencore, pushteti nuk është dije dhe titulli akademik nuk është shpërblim për besnikërinë institucionale.

Profesori bëhet përmes studimit, kërkimit shkencor, botimeve cilësore, kontributit akademik dhe një procesi të ligjshëm e transparent vlerësimi. Jo përmes emërimeve, miqësive, ndikimit politik apo afërsisë me pushtetin.

Kur titujt akademikë kthehen në dekorata për të pushtetshmit, universiteti humbet misionin e tij dhe meritokracia zëvendësohet nga klientelizmi. Në këto rrethana, ata që kanë punuar e studiuar për dekada rrezikojnë të lihen në hije nga ata që kanë ditur të ngjiten në shkallët e pushtetit

Shqipëria nuk ka mungesë njerëzish që kërkojnë titullin profesor; ka nevojë për institucione që garantojnë se ky titull u jepet atyre që e meritojnë

Sepse profesori i vërtetë dëshmohet nga vepra shkencore, jo nga karrigia që zë. Dhe shkenca nuk duhet të përkulet para pushtetit, por pushteti duhet të respektojë autoritetin e shkencës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat