Edi Rama të shkoi në dreq të mallkuar me të gjithë ata “shqiptarët e të njëjtës ngjyrë” të cilët janë duke ia nxi jetën shtetit dhe kombit, ndërsa shqiptarët e vëmendshëm si gjithënjë, nuk duhet të bien pre e këtyre punëve të liga! Veprimet antikombëtare janë duke u përsëritur, sepse turpi i tyre po mbulohet me para të pista nga të gjitha anët!
Biznes i mirë dhe me leverdi fitimprurëse për të gjithë ata “shqiptarë”, të cilët duan të pasurohen mbrenda natës duke përdhosë vlerat e shtetit t’vetë dhe kombit t’vetë!
Të gjithë jemi dëshmitarë për sjelljet e Kryeministrit E. Rama, përderisa veprimet e tija politike ishin në kundërshtim të plotë me të gjitha vlerat më sublime të kombit në Shqipëri, Kosovë dhe gjithandej ku jetojnë shqiptarët!
Është me rrezik, që ky revolucion i dëshiruar prej kohësh të mos ruajë gjakëftohësinë e veprimeve demokratike, sepse shumë lehtë mundet me ra në frymën e anadollakëve të përbetuar, të cilët janë në gjendje me u shkri për pronarin e tyre shpirtëror!
Të më thotë dikush se, nuk është turp të u themi shqiptarë, të gjithë këtyre njerëzve tanë, që edhe sot veprojnë, punojnë dhe shkrihen si ato veglat qorre përpara Anadollit, Arabisë dhe Iranit, ndërsa Kryeministri i Shqipërisë thuaja se është shkri me kohë përpara Serbisë?
Edhe më heret kam shkua për fatin e tij dhe jetën në amshim, pra ai do të nderohet vetëm me një emër rruge në qendër të Beogradit dhe asgjë më shumë!
Pse bëhen këto djallëzi për turp në kurriz të kombit tonë e kemi kuptue, sepse një dihet se argatët që punojnë për dreqin e t’birin, paguhen tepër shtrejtë!
Është fatkeqësi kombëtare, por e pa dëshirueshme të kemi një edhe një përplasje fetare mbrenda kombit tonë tonë, përderisa zotriu në fjalë e ka mbjellë farën urrejtjes dhe të ndërsisë!
Të korrurat e këtij bereqeti priten me padurim nga armiku i përbetuar i shqiptarisë dhe nga askush tjetër!