Asociacioni i komunave shqiptare në Serbi realitet apo vetëm dëshirë?!...

Opinione

Asociacioni i komunave shqiptare në Serbi realitet apo vetëm dëshirë?!...

Nga: Dibran Demaku Më: 13 shtator 2015 Në ora: 15:10

Shqiptarët si popullsi shumicë në tri komunat e Serbisë jugore,Medvegjës,Bujanovcit e Preshevës në aktualitetin e sotëm politik mbase ndryshe do të mund të quheshin edhe si Jetimët politikë të Europës!

Pas pavarësimit të Kosovës ata kanë mbetur si peshku në rërë! Ata kanë mbetur nën mëshirën e pamëshirë të shtetit serb dhe pa përkrahjen politike të askujt:Kosova me problemet e saj në shtetndërtim,sikur nuk ka as kohë e as dëshirë të merret me problemin e tyre;Shqipëria i përkrahë pothuajse në mënyrë minore vetëm verbalisht;ndërkaq Bashkimi europian i mbyll sytë dhe sikur nuk do të shohë problemin e shqiptarëve të mbetur nën Serbi?!...

Ndërkaq shqiptarët si popullsi shumicë në këti tri komuna të Serbisë jugore(të cilat ne shqiptarët nganjëherë i quajmë si:Kosovë lindore e nganjëherë si Luginë)e kanë ngritur zërin sa e sa herë në histori duke kërkuar që të jenë pjesë e teritorit të Kosovës,por që fatkeqësisht zëri i tyre ka hasur në veshët e shurdhër të atyre që e bëjnë politikën,qoftë ajo politikë kombëtare,qoftë ajo politikë rajonale,qoftë ajo politikë globale?!

Dhe e tëra kjo ka ndodhur për shkak të presionit të shtetit serb,i cili në raport me shqiptarët pothuajse gjatë tërë historisë ka zhvilluar politikë armiqësore?!

Politika armiqësore e shtetit dhe politikës serbe vazhdon të mbetët e njejtë edhe në këtë fillim shekulli të ri,kur tashmë harta gjeografike e ballkanit ka ndryshuar dhe deshi apo nuk deshi Serbia dhe politika e saj Kosova është shtet i pavarur?!

Ajo,pra Serbia në vend se ta pranojë realitetin politik dhe gjeografik dhe me Kosovën dhe shqiptarët të fillojë e të ndërtojë politikë të fqinjësisë së mirë dhe të mirëbesimit reciprok,ajo vazhdon me ëndrrat e politikës së vjetër hegjemoniste duke deklaruar se Kosova është pjesë e shtetit serb?!

Ajo,pra Serbia me politikën e saj të kohëve të shkuara,është pothuajse shteti i vetëm ballkanik që nuk do t`i pranojë kufijtë e vetë real,por sheh ëndrra të kohës së Millosheviqit i cili deklaronte se aty ku jeton qoftëedhe një serb I vetëm,ai teritor është Serbi?!Dhe si për çudi atë që e kërkon për qytetarët serb,pjestarë të teritorit të shteteve tjara,nuk e pranon dot për pjestarët e kombeve të tjara që jetojnë Brenda teritorit të shtetit serb:Në teritorin e shtetit të Kosovës kërkon Asociacion të komunave serbe,por nuk pranon asesi që në teritorin e saj të ketë një Asociacion të tillë të komunave me shumicë të popullsisë shqiptare?!

Dhe jo vetëm që nuk e pranon Asociacionin…,por atë e shpallë jo legjitim me të drejtë që ta shpërbëjë kur të dojë dhe si të dojë?!Dhe për fat të keq të shqiptarëve të tri komunave me popullsi shumicë shqiptare të Serbisë jugore, Medvegjës,Bijanovcit dhe Preshevës,telit të politikës së shtetit serb i bashkohet edhe Bashkimi europian me deklaratat e tij se Asociacioni i komunave shqiptare në Serbi nuk na qenka legjitim,sepse ai nuk paska dalë si rezultat i bisedimeve në mes të Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel?!

Ndërkaq Asociacioni i komunave serbe në Kosovë na qenka legjitim sepse paska dalur si rezultat i bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel?!

Sipas kësaj logjike po del në shesh katërcipërisht se në politkë gjithmonë fiton ai që është më i fortë,vizavi atij që ka të drejtë?! Serbët e Kosovës e fituan Asociacionin … e tyre falë prseionit të shtetit dhe politikës serbe në bisedimet në Bruksel,Asociacion ky me vulë ndërkombëtare,ndërkaq shqiptarët në Serbi ia bënë qejfin vetes duke themeluar një Asociacion të komunave me popullsi shumicë shqiptare,Asociacion ai që mund të shembet kur të dojë dhe si të dojë qeveria dhe politika serbe?!

Më në fund a nuk morën mësim shqiptarët e tri komunave të Serbisë jugore( të mbetura nën tutelën serbe pa dëshirën e tyre) nga dështimet e tyre të mëparëshme politike:Referendumin e vitit 1992,për bashkëngjitje Kosovës:Luftën e armatosur të UÇPMB-së,që përveq rëndësisë historike nuk solli gjë tjetër për atë populate:Lapidarin e ngritur para kuvendit komunal,të cilin e shkuli me rrënjë pushteti serb dhe tash formimin e Asociacionit …?!

Sado që këto veprime politike të shqiptarëve të Kosovës Lindore,të Luginës,apo të tri komunave shqiptare në Serbi,sa i përketë anës historike,mund ta kenë edhe rëndësinë e tyre,realiteti i sotëm politik është krejt tjetër dhe larg së dëshiruarës?!Andaj formimi i Asociacionit të komunave me shumicë shqiptare,në Serbi,para se realitet,mund të konsiderohet vetëm si një dëshirë?!...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat