Mos harro, ishim vete ne 16 vjet më parë!

Opinione

Mos harro, ishim vete ne 16 vjet më parë!

Nga: KLARA BUDA Më: 28 shtator 2015 Në ora: 23:41

Kjo foto e rufugjateve në kufirin mes Hungarise dhe Serbise më kujtoi kohen e luftes se Kosoves, kur punoja si gazetar në Radio France International, Paris.

Imazhet jane aq simetrike sa eshte veshtire te mos kujtohesh, te harrosh. Mos Harro! Mos harrojme këtë vuajtje, kjo ishte e vështirë për të gjithë ne. Kjo i ka ndodhur shqiptarëve vetëm 16 te vjet me pare.

Le ti tregojnë botës se ne nuk jemi një turmë, por kemi nje ndërgjegje kombëtare, jemi njerzore dhe nuk e harrojmë!

Me kujtohet nje mbasdite, pasi kisha pergatitur dhe prezantuar buletinin Informativ ne menyre profesionale, pra neutrale dhe ne menyre te baras peshuar, pa lene te duket asnje emocion ne lidhje me faktet e refugjateve Kosovare, siç u kërkohet të gjithë gazetareve profesioniste, jashte e pamvaresisht nga ethniciteti i tyre, diçka e vecante me ndodhi njëherë kur u ktheheva ne darkë në shtëpi. Kur djali im, në atë kohë tre vjeç, mu hodh në krah dhe më therriti Mami, me të njëjtën gjuhë sikurse fëmijët kosovarë qe e ulërinin këtë fjalë të bekuar në kolonat e pafundme te refugjatëve kosovareve, unë shpertheva në lot…e natyrshme, e kuptueshme…

Human Right Watch
” Ne kishim nevojë për ujë të pastër për fëmijët, por policia na goditi me ujë të ndotur ” – Një refugjat me fëmijën e tij në Röszke, Hungari

Human Right Whatch me shkruan sot”

“Refugjatët e ikur nga dhuna dhe persekutimi në vendet e tyre janë goditur me gaz lotsjellës dhe ujë tek kërkojnë strehim në Evropë. Kjo vjen vetëm disa ditë pasi Human Rights Watch raportoi kushtet për faqe të zezë në qendrat e burgimit të emigrantëve përgjatë kufirit të Hungarisë me Serbinë.

Kjo është e papranueshme, dhe duhet të ndalet tani.

Dhuroni për të ndihmuar në mbrojtjen të të drejtave të njerëzve që i largohen dhunës dhe persekutimit.

Emigrantët dhe azil-kërkuesit janë duke u mbajtur në vende të papastra, kushte të mbipopulluara me qasje jo adekuate në ushqim, ujë të pastër dhe kujdes mjekësor.

Nënat e dy foshnjave të porsalindura në kamp – në moshë më pak se një muaj – thanë se foshnjat kishin ethe të larta dhe të vjella dhe nuk kanë marrë ndihmë mjekësore.

Autoritetet evropiane kanë detyrim të sigurojnë që Refugjatë, Migrantë dhe azilkërkues të trajtohen në mënyrë humane dhe që të drejtat e tyre respektohen.

Human Rights Watch ka hulumtuesit në terren që bëjnë të njëjtën rrugë me azilkërkuesit – duke ngritur zërin dhe duke dokumentuar abuzimet. Avokatët tanë e tyre jane duke sensibilizuar udhëheqësit botërorë për të ushtruar presion mbi qeveritë për të hequr pengesat për kalimin e sigurt për këta njerëz në krizë.

Na mbeshtesni neqë të ndihmojmë për të mbrojtur jetën e të gjithë atyre që janë të dëshpëruar për të gjetur një vend të sigurt për ta thirrur shtëpi. ”

Kjo i ka ndodhur popullit shqiptar vetëm 16 vjet më parë. Shqiptarë kudo që jeni dhe sido që e keni vuajtur atë kohë të vështirë për të gjithë ne, tregoni solidaritetin tuaj për refugjatët qe kerkojne ndihme, ata vuajne sot te njejten gje sikurse ne dje. Ne nuk mund ta harrojme pastrimin etnik te popullit tone, sepse kemi një vetëdije kombëtare, jemi nje komb e jo nje turmë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat