Politikanët shqiptarë që lëngojnë

Opinione

Politikanët shqiptarë që lëngojnë

Nga: Faton Mehmeti Më: 3 gusht 2016 Në ora: 14:03
Mehmeti

Ekziston një lakmi e pashterur për pushtet nga klasa politike në Kosovë e Shqipëri , përderisa shpërfillin shoqerinë dhe shtetin, nuk ndryshojnë brenda vetes dhe shpërfillin rrugët institucionale. Të dëgjosh thirrjet për ndryshim, nga njerëz të pandryshuara me qendrime refraktare nga strukturat partiake të pandryshuara, nga rrugët e pandryshuara, për mua janë thirrje për ë ruajtur pushtetin e jo për ndryshim të gjendjes socio-ekonomike.

Kosova dhe Shqipëria janë shtete ku autokracia është instaluar si një sistem politik në të cilin një grup individesh të vetëm e kanë në dorë pushtetin,dhe me fuqi absolute.

Në demokracitë, që kanë nën kontroll pushtetin e udhëheqësve, psikologjia nuk mund të luajë një rol vendimtar, mbi artin e qeverisjes. Por kontrolli i politikaneve shqipetarë mbi sistemin gjyqësor dhe botën

e biznesit, dëshmon se psikologjia e tyre luan rol shumë më të rëndësishëm tek politikat shtetërore, sesa në vendet e tjera.

Përbuzja e tyre ndaj qyetareve te vete, është një emocion që u rezervohet atyre, që ne i konsiderojmë inferiorë. Megjithatë, përbuzja është një emocion shumë problematik, sepse zhduk ndjeshmërinë, ky afekt tregon pothuajse shkatërrimin e tërësishëm të ndjenjës shoqërore. Krijon qëndrim armiqësor kundrejt tjerëve ( qyetarëve të tyre ).

Deklarata e fundit e Isa Mustafës se të gjithë ata që kundërshtojnë demarkacionin me Malin e Zi kanë nevojë për trajtim mjekësor, në vetvete ndërthen atë që quhet depresion maniak. Mbase më e dobishme është të mos kesh fare ide për të vërtetën se sa të kesh një ide të padenjë për te.

Nëse analizojme personalitetin e kryeministrit aktual të Kosovës , arrijmë në konkluzion se depresioni manik (Çrregullimi bipolar) i shkakton Isës që të ketë episoda të depresionit dhe manisë. Mania është gjendje ku personi ndjehet shumë i trazuar dhe me sjellje të pakontrolluara. Kjo e fundit ka ndodhur shumë shpesh tek Isa, pasi nga veprimet e pakontrolluar shpesh herë ka fyer edhe gratë dhe burrat e këtij vendit, pastaj është kthyer dhe i ka fshir ato që ka thënë ( kryesisht në fb ). E gjithë vjen si pasojë e ankthit, frikës dhe krizave të papritura paniku: çelësi i këtyre gjendjeve mendore të ankthshme që trishton shumë persona qëndron te një hormon i quajtur Aldosteron. Kur një njeri që ka vetë nevojë për mjek kurse të tjerët i duken që kanë nevojë për mjekim., këtë neurologët e përcaktojnë më qartë dhe e quajnë si një gjendje të ndërlikuar të organizmit, me përbërësin mendor të frikës, të zemërimit, të dashurisë ose të urrejtjes, të cilat ndërthuren me disa ndryshime të organeve që në shumicën e tyre janë nën kontrollin e sistemit nervor autonom dhe që shkaktojnë një kundërveprim lëvizor. Kjo pastaj shkakton një emocion të fortë, i cili mund ta çrregullojë mendimin e arsyeshëm dhe ta ndryshojë sjelljen aq sa ajo të duket e degraduar e stereotipike. Gjuha arrogante e Ises shkaktohet nga pamundësia e tij për të kontrolluar ndjenjat e tija përballë frikës së humbjës së pushtetit. Gjuha ka rëndësi të fuqishme dhe të thellë për zhvillimin e jetës psikike të njeriut. Mendimi logjik është i mundur vetëm me presupozimin e gjuhës, e cila na mundëson dallimin e koncepteve. Kur humbet sensi i dallimit të koncepteve atëherë niveli i shakallimit të individit bëhet shumë serioz.

Isa përfaqëson vetëm majën e Ajzbergut në politikën shqipëtare në Kosovë e Shqipëri , atë të lakmisë për pushtet dhe para. Emocioni karshi lakmisë i ka shndërruar në individë nervozë, neurotikë, të trishtuar e të përshtatur keq në shoqëri. Politika shqipëtare vuan nga skizofrenia, ajo është një sindromë që nënkupton njohjen tepër të gabuar të realitetit të brendshëm dhe të jashtëm, gjatë të cilit politikanet reagojnë në mënyra që dëmtojnë jetën e të tjerëve. Kjo njohje e gabuar e realitetit, që është dhe thelbi psikotik i sëmundjes, manifestohet me çrregullimet e perceptimit, mendimit, emocionit, të folurit dhe aktivitetit fizik.

Politikanët shqipëtarë nuk jetojnë ne realitet, vendi i tyre ( Kosovë e Shqipëri ) i’u duket një kopsht me lule, ku papunësia nuk ekziston, ku politikanët janë të ndershëm dhe nuk vjedhin , qyetarët jetojnë të lumtur dhe se në Evropë nuk kërkojnë azil por bëjnë shooping etj. Këto ndryshe njihen si psikoza, të cilat janë çregullime, në

themel të të cilave qëndron aftësia e dëmtuar për të dalluar realitetin nga fantazia.Psikoza më ekstreme është Skizofrenia , sëmundja më e rëndë dhe më invalidizuese në fushën e shëndetit mendor.

Politianët shqipetarë vuajnë nga makthi i të gjithë autokratëve: frikën e humbjes së pushtetit, dhe pasojat që vijnë më pas. Dhe kjo nuk është një frikë abstrakte. Kjo është sëmundje e vërtetë....

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat