Dylberat shqiptarë u fotografuan pranë pllakës së Nënës Terezë në Shkup, por asnjë fjalë nuk u doli prej goje

Opinione

Dylberat shqiptarë u fotografuan pranë pllakës së Nënës Terezë në Shkup, por asnjë fjalë nuk u doli prej goje

Dr. Vebi Xhemaili Nga Dr. Vebi Xhemaili Më 9 shtator 2016 Në ora: 10:51
Nënë Tereza

Prandaj sot e kemi këtë gjendje dhe tallje nga politika maqedonase për nën Terezë, siç tentojnë ta quajë ata “Majka Tereza”.

SHQIPTARE APO MAQEDONASE? GRINDJE MES SHTETEVE PËR ORIGJINËN E NËNË TEREZËS

Nuk kanë faj maqedonasit dhe politika e tyre shoviniste, por kemi faj Ne shqiptarët, historianët dhe politikanët shqiptarë që dine vetëm të fotografohen, pa e thënë asnjë fjalë për Nënën Terezë, se ajo ka lindur në Shkup në vitin 1910, në Vilajetin e Kosovës, pra, në Shkupin shqiptarë që në atë kohë ishte kryeqytet i Vilajetit të Kosovës, ku bënte pjesë Kosova e sotme, Presheva, Bujanoci, Kumanova, Tetova, Gostivari me fshatrat e Rekës.. (Gonxhe Bojaxhiu lindi në vitin 1910 në Shkup në një familje shqiptare me nënë nga Kosova).
Debati pa fakte; qëndron tek rrënjët e babait të Nënë Terezës. Por edhe për këtë ka përgjigje se ajo vetë deklaron se unë jam shqiptare dhe e dua popullin tim. Por sa jemi ne të gatshëm ne ta mbrojmë atë historikisht dhe publikisht, kur dilberat tanë që luftojnë vetëm për kariket e tyre për tu bërë drejtor heshtin, që mos e prishin vasalitetin ndaj palës sllavo-maqedonase, a ka më turp se kjo, kur e shet figurën tënde historike vetëm për një karike, a ka më turp se kjo, pasi dihet historikisht kur ka lindur nëna Terezë fare nuk ka pasur Maqedoni, në Vitin 1912 Kosova dhe Shkupi bien nën sundimin Serb. Maqedonia krijohet si shtet në vitin 1944-1945, falë komunizmit. Pra maqedonasit dhe politika e shtetit të tyre fare nuk kanë të drejtë morale dhe historike të përzihen ose ta përvetësojnë këtë figure me përmasa botërore fetare. Një proverb popullore thotë ”Nqoftëse nuk e mbron oborrin e shtëpisë sate armik do të tentoj të ta vjedh, ose të të dëbojë nga shtëpia e yte stërghishore, edhe pse e ke me tapi den baba den.”.

Maqedonasit thonë se vendlindja e saj është gjëja më e rëndësishme. “Ne e quajmë qytetare të Shkupit, sepse ne e dimë që ajo na përket ne”, patë deklaruar drejtoresha e Komisionit Kombëtar për marrëdhëniet me bashkësinë fetare në Maqedoni. Jo maqedonasit por politika shtetërore tenton ta falsifikojë këtë figurë pastër shqiptare për interesa të tyre politike, pasi shqiptarëve u ka hëngër macja gojën dhe vetëm heshtin, heshtin- heshtin në pa kufij.

Me këtë rast politikanëve shqiptarë dua tua rikujtoj një histori të hidhur me këta pushtetarë të sotëm dhe të djeshëm, kur pa fije turpi dhe morali sollën ligj “Që të gjitha qytetet shqiptare të Maqedonisë të thuhen dhe emërtohen vetëm në gjuhën sllavo-maqedonase”. Siç dihet për të gjithë ata që e kundërshtuan këtë ligj dhe vepruan vetëm shqip, u dënuan të gjuhë ata mësues dhe profesor, por kurë nuk u gjunjëzuam, Ne vazhduam shqip, edhe pse pati masa drakonike kundër arsimtarëve të padëgjueshëm. “Nënë Tereza ka lindur në Shkup, por ajo kurrë nuk e quajti veten një maqedonase”, Deri sa ajo ishte këtu në Shkup nuk ekzistonte fare Maqedonia as si krahinë as si shtet.

Por çfarë thoshte Nënë Tereza? “Me gjak jam shqiptare. Me nënshtetësi, indiane. Nga besimi jam murgeshë katolike. Nga thirrja i përkas botës. Me zemër i përkas plotësisht Zemrës së Krishtit”. Pra, për ne emri i saj t falsifikohet nga pala maqedonase “në Majka Terza” duhet kundërshtuar fuqishëm nga shqiptarët dhe institucionet shqiptare, se ajo mund të përdoret çdo kund, me emrin e saj origjinal Nëna Terezë, ose nga sot Shenjtore Tereza, por jo “Majka Tereza”, se përdorimi i emrit të saj në gjuhën sllave është ofendim për çdo shqiptarë kudo që jeton dhe fare nuk na bënë nderë neve si shqiptar. Edhe babai i saj i urente sunduesit serb, prandaj u helmua nga ata.
Prandaj shqiptarë kudo që jeni interesin e kombit duhet vu në Ballë. Vetëm kështu do të kontribuojmë bashkërisht në favor të kombit dhe popullit Shqiptarë që ta ruajmë historinë tonë mos të na vjedhin të tjerët dhe të krenohen me historinë tonë, pasi ata në këtë aspekt janë tejet të varfër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat