Sot, Dr.Sali Berisha-72 vjeç

Opinione

Sot, Dr.Sali Berisha-72 vjeç

Nga Më 15 tetor 2016 Në ora: 10:56
Sali Berisha

Qyshse nga rinia ime mbaj mend një thanie popullore të trevës së vendlindjes time: kur ndokujt në oda malësore, në “rrugë të madhe” apo kur ndokush ndërmerrte ndonjë mision të vështirë e të gjatë, iu thuhej ballëpërballë: nuk kie me mujt me e b? apo me pas kohë me e krye këtë apo atë punë “edhe në rrnofsh sa Isuf Rexha i Berishës”.

E kush ishte ky njeri emblematik popullor?

Pa mëdyshje, një nga atdhetarët e njohur të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, i lindun në kullën e Berishajve në Rrafshin e Tropojës (së Vjetër ) i lindun në vitin 1793, para katër shekujve kalendarik dhe vdek 120 vjeç në fill të nëntorit 1913 kur Malësia e Gjakovës u muhaxhir në Shkodër, pasi 7 divizione me 12.000 forca serbo-malazeze të primë nga gjenerali sllav Vashoviq e oficer si Savo Lazaraviç (Savë Batarja) mësynë përgjakshëm ndaj tropojanëve dhe i dogjën kulla, stane, pemë.

Kombëtari Isuf Rexha kur ishte 52 vjeç iu prini berishasve të vet të Rrafshit të Tropojës (Ast) të inkuadruem në flamurin e bajrakut të Shipshanit me Din Bajram Bajraktarin, përkrah 8.000 luftëtarëve të Malësisë së Gjakovës e të Rekës, të primë edhe nga Haxhi Brahim Bajraktari i Gashit, Binak Alia nga Krasniqja etj. mori pjesë në Kryengritjen kundër Reformave të Tanzimatit dhe i thyen në Qafë të Morinës (edhe në Qafë të Prushit, etj.) mijëra forca otomane të Reshit Pashës duke i largue edhe nga qyteti historik i Gjakovës, i hapën burgjet e i liruan të burgosurit, etj. Kjo kryengritje malësore nuk i lejoi Portës së Lartë t’ia cënonte autonominë Malësisë së Gjakovës, etj.

Luftëtari aktiv Isuf Rexha (i Rexhë Ali Isufit të Mark Vatë Deskut) me berishasit e vet në territorin e bajrakut të Shipshanit, me Din Bajram Bajraktarin, përkrah mijëra forcave të Malësisë së Gjakovës etj. mori pjesë edhe në disa luftna të viteve 1852-1854 dhe 1872-1875 në mbrojtje të Plavë-Gucisë deri në Moraç kundër forcave pushtuese serbe e malazeze, që sulmonin toka etnike e popullsinë vitale shqiptare të saj me bekimin e ndihmën e gjithanshme të Perandorisë së Rusisë, si dhe në kryengritjet e Malësisë (1867-1870) kundër otomanëve.

Ndonëse në moshë të thyeme, i hipun në kali shale, i fort armatosun, bashkë me dy djemtë e tij, me Colin e Muslinë, mori pjesë me bajrakun e Shipshanit, të Gashit, etj. në Aksionin e Gjakovës në shtator 1878, ku u vra edhe Maxharr Pasha (Sharl Detua ose Mehmet Ali Pasha) pjesmarrës në Kongresin e Berlinit.

Në “Luftën e Nokshiqit”, e vlerësueme si “Parathania e Pavarësisë” në Vlorë (1912) mori pjesë edhe Halil Isuf Rexha (gjyshi i Sali Berishës) bashkë me berishasit e vet në Rrafshin e Tropojës, etj.

Një emën të nderuar lanë edhe Zeqir Halil Isufi, “Qytetar Nderi” i komunës së Tropojës, pjesmarrës në Kuvendin e Junikut (1912) dhe në Kryengritjen e Përgjithshme deri në Shkup (12 gusht 1912), kryengritje që çoi në Shpalljen e Pavarësisë.

Po ky atdhetari Isuf Rexhë Berisha, babagjyshi i Sali Berishës, u b? mjaft i njoftun edhe për jetëgjatësinë e tij. 120 vjet jetë. Mbi një shekull. Dhe, si i thonë asaj shprehjes së mirë “pa iu b? nevojtar kurrkujt”. Edhe në vitfundin e jetës së vet, teksa ecte mbi kali, e mbante trupin drejt dhe prej larg i shihte njerëzit dhe iu thirrke në emën. Pati një jetë aktive. Po edhe dy nipat e tij kanë jetue gjatë: Zeqir Halil Isufi 97 vjeç dhe Ram Halil Isufi 94 vjeç. Janë gen jetë gjatë.

Iu ka ngjarë në gjak e prag, në jetë e në veprimtari, edhe lideri historik i shqiptarëve, prof. dr. Sali Berisha, që ecë në kambë si lis dhe sy-sheh si shqiponjë n fluturim lartesive, që punon me vitalitet të lartë si një i ri dhe nuk njeh moshë të tretë, me një memorie të admirueshme, me aftësi përkushtuese për njerëzit e të ardhmen, për kombin shqiptar.

Ky lider jetëgjatë e punëmadh kombëtar, lideri historik i shqiptarëve, prof. dr. Sali Berisha, teksa iu përngjan brezave të vet paraadhës jetëgjatë e atdhetar si babagjyshit te tij - Isuf Rexha, gjyshit të tij - Halil Isufit , mixhës së tij - Zeqir Halili dhe babës së tij -Ram Halil Berisha.

Sivjet, më 15 tetor 2016, prof. dr. Sali Berisha, mbush 72 vite jetë.

 Një datë-ngjarje, një datë në histori, një datë-ardhmëri.

Në këtë ditë po due me iu urue: Paç jetëgjatësinë e gjyshit tand, ISUF REXHA!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat