E mbërrimë kohën kur askush më nuk lexon libra

Opinione

E mbërrimë kohën kur askush më nuk lexon libra

Nga: Kimete Berisha Më: 10 nëntor 2016 Në ora: 14:38
Kimete Berisha

Libri e kërkon lexuesin, në kohën kur vet lexuesi e ndjen veten si Libër!

Shkrimtari e kërkon lexuesin, në kohën kur vet lexuesi e ndjen veten shkrimtar!

Personazhi fiktiv e kërkon lexuesin, në kohën kur lexuesit i intereson fati i tij personal dhe fati i njerëzve real, mundësisht personazhi duhet me qenë i gjallë.

Agjenda Anti-Libër është aq e madhe, mosinteresimi i lexuesve është aq i madh, sa nuk do të dhezte as sikur të kthehej koha kur ndaloheshin librat!

Të gjithë thonë: nuk kemi kohë me lexu Libra. Me lexu shkrime të gjata. 
Kohë kanë të gjithë, por qejf nuk kanë. Pra, qejfit ne i themi kohë!

P.S. Kur një gazetar i një TV-je, m'u afrua në Panairin e Librit, dhe më pyeti: A bën një pyetje të shkurtër, unë i thashë 'Jo, se nuk kam kohë'! 
Unë kisha kohë sa të duash, por s'kisha qejf.

Dhe, libri i fundit që më ra në sy në Panairin e Librit në Tiranë ishte 'Shteti' i Platonit, i cili nga shteti i tij 'ideal' i përzë njerëzit e shëmtuar dhe me aftësi të kufizuara!

Sa e sa libri i shëmtuar shitet si vlerë në Panair, nuk ka të numëruar!
Sa e sa librat e gabuara i kam lexuar kur kam qenë e re, s'ka të numëruar! 
Pra, të mos humbasësh kohë duke lexuar libra të gabuar, edhe kjo është një vlerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat