Të burgosurit politik nga burgjet e “Kosovës së lirë” kthehen në arkivole si në kohën e pushtetit të Millosheviqit!

Opinione

Të burgosurit politik nga burgjet e “Kosovës së lirë” kthehen në arkivole si në kohën e pushtetit të Millosheviqit!

Asllan Dibrani Nga Asllan Dibrani Më 21 nëntor 2016 Në ora: 07:35
Astrit Dehari

Lajmi tronditës për  vdekjen misterioze dhe të dyshimtë të ish  burgosurit politik Astrit Deharit linçon teza të  ngeljes se  menaxhimit politik e ndërlidhur me skandalet  primitive qe po reflektohen edhe sot në shoqërinë kosovare!?.

-Me vjen keq që duhet të reagoj edhe në këtë situatë të palakmueshme as pak, që në vend qe ti drejtojmë penat tona  kundër regjimit të ish Serbisë  në Kosovë dhe t’i pasurojmë arkivat e historisë sonë mbi gjenocidin qe përjetuam gjatë kohës së fundit  100 vjeçare. Ne duhet të shkruajmë për  shoqërinë  e sëmurë, korruptuese, puthadore dhe të degjeneruar?.

Astrit Dehari ishte i pa trajtuar  si ish i burgosur politik me rregullat e burgjeve ndërkombëtare?  

Reagoj si një ish i burgosur politik nga regjimi serb, nga që disa kohë  isha edhe  vetë  në atë burg  të Prizrenit  që e  gjeti vdekjen   i dashuri ynë Astrit Dehari. Nuk flas ta mbroj  Astritin në cilësinë e anëtarit të Vetëvendosjes  ,por  e mbroj në emrin e etikes qe ishte një njëri me fryme kombëtare  ,i edukuar dhe  më  vlerat që duhet ti këtë një qytetar shqiptar. Dehari ishte i pa  trajtuar si ish i burgosur politik me rregullat e burgjeve ndërkombëtare.  

Ne akoma merremi, dhe  duhet të merremi me vetveten   nga   fenomeni skandal i “institucioneve tona  kriminale” është  skandaloze . 

Të burgosurit politik kthehen në arkivole  nga burgjet e Kosovës, si nga kazermat  ushtarake serbo-sllave në kohën e Millosheviqit

Si u  lejua nga  institucionet e Kosovës të vdesë i burgosuri nga dhuna  e terrorit që po zhvillohet nga kundërshtaret politik, arrogant dhe të pa përgjegjshëm. Këtu për këtë vdekje kanë rënë në provë te gjitha organet shtetërore, që nga drejtoria e burgut, gjykata, dhe  qeveria qe i aplikon rregullat ligjore ndaj ish të burgosurve ,pa marre parasysh,  është i burgosur ordiner apo i burgosur politik.

-Vdekja e tij  nuk mundet të vjen  kurrsesi  në formë  ilegale, pa e ditur organet e burgut, andaj përgjegjësia duhet te kërkohet nga  vet drejtoria dhe gardianët  aktual që i dinë shumë mirë reagimet e tij qoftë te pakënaqësisë shëndetësore, qoftë te të drejtave të burgosurve  ,qofte të reagimeve nga familjaret e vet, apo edhe rrjetit më të gjerë institucional.

Prandaj kjo vdekje  konsiderohet si  e dyshimtë dhe duhet të hetohen prej prokurorit e deri të kuzhinieri qe lejuan në burgjet e Kosovës  të përsëriten skenat  e regjimit të pushtetit të Millosheviqit, qe të burgosurit politik u kthenin në arkivole  nga burgjet  dhe kazermat  ushtarake serbo-sllave!.

Burgjet  e regjimit serbo-sllav, të ngjashme  me këto të  “Kosovës së lirë”

Astrit i dashur ti shkove atje në botën e pa kthim  qe me përkujton ato mure të atij burgu të Prizrenit. Mi kujton ndalesat që mi ndalte regjimi serb edhe atëherë  ishin gjykatës shqiptar. Edhe atëherë kishim në shpinë një elitë shqiptarësh  të përkëdhelur të regjimit. Ti mi kujton i dashur, plagët qe i shëroja me muaj të tëre, lëkuren qe me binte nga kërbaçi...Ma kujton urinimin  me gjak  me javë që me zgjaste pas torturave periodike  që i  praktikonin  nëpër burgjet e ish regjimit serbo-sllav, kundër neve ish të burgosurve politik. Për fat të keq ato burgje përngjanin  më këto të “Kosovës së lirë”

Solidarizohem dhe i shprehu ngushëllimet ma të sinqerta familjes  Dehari, farefisit, miqve dhe shokëve e  subjektin politik të VV-së si dhe mbarë popullin i cili ndien dhimbje për këtë krim makabër dhe të pa imagjinuar.  Në të njëjtën kohë i bashkëngjitëm të gjithë atyre që ngrenë zërin me qellim të gjetjes së krimit  të organizuar. Ngushëllime për vrasjen e birit tënd Kosovë! Astrit  luftën tonë të shenjtë do ta vazhdojmë, por sa përkujtim ta dërgoj edhe një poezi të asaj kohe qe  isha  edhe unë ne atë derë tuajën...

I BURGOSUR NË VENDIN TIM

Këtu në vendin tim shtypje ironike

Në front është mendja ime mburojë

Për ju tokat shqiptare në shtëpinë e armiqve

Unë jam i burgosuri, për ju o fusha dhe  brigjet me lule

Në një qeli izolimi nga armiku barbar

Mburojë kam gjuhën e stërgjyshërve

Zogjtë që cicëronin në kullat e mia

Një popull pa mendime është i privuar

Nuk është asgjë tjetër veçse një tufë  delesh

Të etura dhe të verbëta në oazën e pa shpresë

Kundër një sundimtari që kërkon vetëm shtypje

Thuaju atyre se unë jam kokëfortë këmbëngulës

I pashoq në fitoren time për popullin tim

Humbje nuk dua se është nënçmim

 

Prangat tua që me thellohen në mish

Do më bëjnë një profet në tokë  time

Nga vdekjet e shumta veshur në të zeza

Nuk ka vend çizmja e juaj këtu barbarë

Në betejën marshuese  janë puthadorët

Na poshtërojnë kur flasin si ju

Nëse historia ju thotë diçka ajo do të tregojë

Lavdinë e ashtuquajtur në armiqësinë time

Kjo është kur unë jam një i burgosur

Në vendin tim të gjysh pas gjyshit

Edhe i burgosur jam më me vlerë se ju

Që ishit dhe jeni zorrë nën këmbët e armikut

I prangosur e armatosa popullin tim

Këta zinxhirë të futur në  kockat e mia

Do të shkrihen në penë dhe plumb për ju ,argat te huaj

Dyert rojë hapni si të doni nuk do më trembni

Zgjoni frikë te ata që i keni mundur

Edhe kur flejë ju më keni frikë se jam i pamposhtur

Edhe nëse sytë e mi janë të mbyllur

Përpëlitem dhe ëndërroj  t'u shporri nga këtu

Unë do jam zgjuar pararoje në çdo kohë.

I gjallë n apo i vdekur ...

 Astrit sytë me lot i kam qe  nga fillimi i artikullit ...Astrit i dashur  lotët tuaj  të  mitë dhe të tjerëve do të jenë gurrë ujitje për  Kosovën tonë të ëndërruar. Dheu të qoftë i lehtë... 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat