Drenicë, zgjohu Drenicë!

Opinione

Drenicë, zgjohu Drenicë!

Nga: Sinan Kastrati Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 10:55
Sinan Kastrati

”Ta Q...a nanen, edhe unë dua ta kryej fakultetit, të magjistroj e të bahem doktor shkence”! (R. Ll, vëllai dhe kunati i Fehmi e Xhevë Lladrofci- Krasniqit)

Ku je Drenica e Ahmet Delisë, Shaban Polluzhës … dhe e Adem JASHARIT! (1*)

Oj Drenica e trimave të qartur dhe e pleqëve të urtë, zgjohu!

Drenicë, distancohu nga kriminelët!

Sheti nëpër faqet e shtypit shqiptarë

Flet gruaja e Ramiz Lladrofcit dhe flet e qan djali tete vjeqar

Edhe sot, ditën e shtunë të datës 3 dhjetor 2016, gjumi më doli para orës 03:00 të mëngjesit. Kësaj radhe telefoni im ishte ”fajtor”. Ai ma prishi gjumin me një lajm të ”ri”.

Një miku im nga Kosova ma dërgoj një shkrim për një fëmi tetë vjeqar që ma k`puti shpirtin.

Ishte një letër prekëse e një vajze shqiptare nga Kosova që jeton në Zvicërr. Ajo dëshiron ta ndihmoj voglushin RAFET dhe të ”trokas në ndërgjegjen e shoqërisë ...” e popullit tim, do të shtoja unë, ta ndihmoj Rafetin e Vogël, shkruan Sadberja Besim Hulaj.

Dhe a ka nevojë të flitët e të shkruhët më shumë për moralin e shoqërisë sonë pas 17 vjetëve clirim?

Këto skena duhët ta skuqin udheqjen e shtetit tonë por edhe shoqërinë shiqptare, përgjithësisht.

Gjithmonë njeriu gjen një arësye kur shkruan. Kësaj radhe ”sebep” për këto fjalë që më shtyri të protestoj publikisht ishte një deklaratë skandaloze e gruas së kandidatit të pdk-së për kryetar të komunës së Drenasit, zonjës Shemsije që bënë ”jetë të thjeshtë” me Ramizin, por nuk ankohen (Vr. e aut.) ”Çifti që janë njoftuar si studentë, sipas Shemsijes bëjnë një jetë mesatare si të gjithë qytetarët e Kosovës, megjithëse në shtëpi kanë tre vetura.". (Shkrimin e plotë mund ta gjeni dhe ta lexoni në Bota Sot, 2 dhjetor 2016 Në ora: 18:40 me titull "Flet gruaja e Ramiz Lladrovcit, si e njoha bashkëshortin".

http://www.botasot.info/aktuale-lajme/616726/flet-gruaja-e-ramiz-lladrovcit-si-e-njoha-bashkeshortin/

Image

Kjo është Shemsije Istogu Lladrovci, bashkëshortja e Kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës për Kryetar të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci. Çifti që janë njoftuar...

Mbrëmë një miku im, ish shok i studimeve, nga një fshat i rrethit të Pejës më thirri dhe më tregoi edhe këte: ”Erdhi njëherë Ramiz Lladrofci në Pejë. Atherë Ramizi punonte në TMK (apo FSK, nuk jam i sigurt). Pas bisedës që patën me strukturat e pdk-së për Pejën, shkuam në restorant ”Dukagjini” (nëse nuk kam gabuar). Posa u ulëm dhe u rehatuam e tavolinat i mbushëm me mish të pjekur e plotë sallata e pije, i cingëroj telefoni i Ramizit. Ne të gjithë u bëmë kurreshtarë.

Image

-Ju sot keni (jeni) në provim!

-Në provim jam! -A, po, në provim je! -A je i knaqur me notën tetë? - Oh ta q...a n... e dua notën dhetë! -Edhe unë dua me pas fakultet! - Dua me magjistre e me doktorue se jam shum` ma i zoti se tjerët që kan` dipllama! - Mirë, pe ta qes dhetë pra!

(Kjo ishte biseda e plotë telefonike e mikut tim, ish shokut të studimeve nga një fshat i rrethit të Pejës për Ramizin, në formën e dialogut ”artistik”, siq din veq Ramizi me fol, ”Bilbili i ish Kuvendit të Kosovës” dhe ”Krenaria e Drenicës” së Ahmet Deli Prekkazit, Shaban Palluzhës (*2) dhe …. Nebih e Tahir Mehës e Adem Jasharit.

Telefonin e mbylli Ramizi. Ra një heshtje varri. Më askush nuk foli.

Nuk po flasim as tash. Ajo heshteje po vazhdon edhe sot e gjithë ditën në partine e pdk-së dhe mjerisht në Drenicën Heroike por të gjithë hanim si bishat stërrvinat, mish dashi e viqi, pinim birra të Pejës e vodkë rusi.

Dhe shkrimi tjetër që më la gojëhapur e pa frymë isht: "Pas fotografisë së publikuar nga Anton Quni, një mërgimtare ndihmon familjen e Rafetit të vogël" Nga Albulenë Muji Më 2 dhjetor 2016 Në ora: 22:27.

Këtë shkrim unë nuk mund ta komentoj. Ky është kulmi, KULMI, kjo është historia e jonë e jonë e hidhur e shumë familjeve që s`kanë bukë e kripë me kthy në sofër: flejnë me ”lopë”, me qenë e me maca në kasollet që hyn bora e bora e shiu e fryn era, mrlani e furtuna.

Lexojeni vetë e binduni!

Cfarë kontraste

Më nuk pata durim që të lexoj më shumë.

Për më shumë, lexues të nderuar, lexojeni vetë letrën e humanistës nga Zvicra: http://www.botasot.info/zvicra-diaspora/616844/pas-fotografise-se-publikuar-nga-anton-quni-nje-mergimtare-ndihmon-familjen-e-rafetit-te-vogel/

Image

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Anton Quni ditë më parë ka publikuar ne profilin e tij një foto me një vogëlush të quajtur Rafeti i moshës 8 vjeç, nga fshati Rencë i Dragashit. Por pas...

Sinan Kastrati, Suedi

Malmö, 3 dhjetor 2016

(1*) Unë më qejf e shkruaj: Familja e Mixhës Shaban Jashari, Hamza dhe Ademi.
(*2) E folmja e Llapushës, në të shumtën e rasteve vokalen ”o” e shqipton si ”a”, psh Kamaran etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat