Ndodhi mrekullia: Drenasi e dridhi fuqishëm PDK-në

Opinione

Ndodhi mrekullia: Drenasi e dridhi fuqishëm PDK-në

Nga: Binak Maxharraj Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 07:25
Binak Maxharraj

Dje u mbajtën zgjedhjet për Kryetar komune në Drenas. Dje në Drenas ndodhi mrekullia. Dje në Drenas ndodhen lëvizje të mëdha tektonike, lëvizen pllakat tektonike ne Drenas, u dridh toka por u qanë edhe gurtë. Dje ne Drenas pra pati humbje te mëdha PDK, ajo qe nga dje nuk e ka bastionin apo folën ne Drenas, por nuk e ka as ne krejt Drenicën, sepse Drenasi ia dha grushtin për vdekje PDK-së qe nuk e la te votoj ne rundin e parë, por e qojë dhunshëm në balotazh.

Dje ne Drenas votuan vetëm 40% të të regjistruarve. Kjo do të thotë se edhe mbi 60% qe nuk dolën ne zgjedhje ia kthyen shpinën PDK-së. Ia kthyen shpinën PDK-se sepse ajo qe 17 vite ne qeverisje si ne nivel lokal, poashtu edhe ne nivel qendror qeverisen keq, u kompromituan, u korruptuan duke vjedhë popullin te cilin e lanë ne varfëri ekstrem, kurse vete brenda natës u shndërruan në milioner. Këtë e pa populli  e përjetoi në kurrin e tij. Hajnia, korrupsioni dhe keqpërdorimet kurrë në historinë e Drenicës nuk ka qene traditë, por ka qene traditë njerëzia, krenaria e burrave te Drenicës të cilët ndër shekuj u çmuan si burra të ndershëm, bujar, kurse Drenica krenohej me Bajraktarët e tyre të cilët kurrë nuk ua kthyen shpinën popullit, por luftuan për të mirën e tyre.

Dhe mu për këtë arsye Drenasi por edhe Drenica ua ktheu shpinën djemve të tyre të këqij, të cilët nuk po dinë të qeverisin vendin, por po e keqpërdorin atë për interesat e tyre. Këtyre djemve të këqij dje në Drenas nuk u ndihmoi as SHIK-u e as Klani Pronto, nuk u ndihmoi, sepse forca e popullit është ma e madhe se ata vetë. Këtë e treguan edhe zgjedhjet e djeshme ne Drenas sepse elektorati i PDK-se gjate gjithë periudhës së pasluftës u përgjysmuar (nga 18.857 sa ishte ne vitin 2000,ra ne 9011 ne vitin 2016). Kjo ndodhi, pra sepse Drenasit u tradhtuan me qeverisjen e keqe dhe i zgjodhën ndryshimin. Pra, me fjale tjera PDK-ja nuk është ma parti siç ka qenë, ajo nga sot e ka marr teposhtën, një zot e dine se ku do te ndalet kjo rrokullisje e saj, Kësaj rrukullisje të saj nuk do mund t’i ndihmojë as SHIK-u i frikshëm po as Klani Pronto.

Nuk është me rëndësi se në balotazhe e cila do te mbahet me 1 janar te vitin 2017,a do te fitoj Ramiz Lladrovci i korruptuar i PDK-së apo Isa Xhemajlaj i Nismës. Kryesore është se në Drenas ndodhi mrekullia, se në Drenas iu dha grushti më i madh PDK-së. Me fjalë tjera Drenica ka filluar të ua kthejë shpinën djemve të këqij të Drenicës të cilët këtë vend e qeverisen në mënyrë më të keqe të mundshme. Tash tutje PDK-ja nuk ka të sigurt asgjë. Dridhjet dhe ethet ia dhanë bashkëvendasit e vetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat