Shqiptarët miq të përbetuar të gjermanëve

Opinione

Shqiptarët miq të përbetuar të gjermanëve

Nga: Ragip Guraziu Më: 26 dhjetor 2016 Në ora: 08:41
Ragip Guraziu

Qazim Bllaca ishte ai njeri që i thirri në ndihmë trupat gjermane për të shpëtuar shqiptarët prej masakrave të ushtarëve dhe çetnikëve serbë në Bllacë, Suharekë e më gjerë. Qazim Bllaca i doli atëherë në rrugë auto kolonës gjermane, që vinte nga Qafa e Duhlës për në Prizren, dhe u dha ushtarëve gjermanë një letër të shkruar prej dorës së tij në gjerman ishte, në të cilën u tregonte se serbët po bënin kërdinë mbi popullsinë civile shqiptare, po i vrisnin e masa kronin vetëm pse ishin shqiptarë etnikë në trojet e tyre, dhe u kërkonte ndihmë gjermanëve. Dhe ashtu u bë. Ushtarët gjermanë i vunë përpara çetnikët serbë dhe shpëtoi Bllaca e fshatrat përreth. Shpëtoi Suhareka, Prizreni e krejt Kosova. Po atë ditë Qazim Bllaca u priu gjermanëve, duke udhëtuar në krye të autoko lonës gjermane, në automjetin e parë të saj drejt Prizrenit. Ai ishte njeriu që prezantoi shqiptarët para armatës zulmëmadhe gjermane. Udhëtoi me oficerët gjermanë, pa me sytë e tij se si kapitullonin serbët para gjermanë ve, ata serbë që zi e gjëmë u k ishin shka­ktuar shqiptarëve brez pas brezi.

Pse këtë letër të hapur djemve të mi në Gjermani?!

Djali im i treti me radhë nga djemtë, Hysri Guraziu, që 10 vite pa e parë vendlindjen e tij. Bllacen, jeton e vepron në Duisburg mu ku  u kapën dy shqiptarët nga Kosova, të dyshuar për sulme terroriste në Gjermani. Policia tha se personat, 28 dhe 31 vjeçar, janë arrestuar në qytetin Duisburg në rajonin industrial Rur. Policia gjermane ka kumtuar se personat e arrestuar dyshohen për përgatitjen e një sulmi terrorist në Oberhausen.Sipas një njoftimi të Policisë së Essenit, dy vëllezërve nga Kosova, që po dyshohen për sulm terrorist në qendrën tregtare të Oberhausen, u është caktuar masa e paraburgimit.

A kanë mundur të jenë të qetë familjarët pas këtij lajmi që të afërmit e tyre ishin të punësuar mu në Duisburg?!

Sigurisht se jo?!

Ndër do familje ishim edhe ne bashkëshortet, sepse ishte djali ynë që dhjetë vite që nuk ka qenë në vendlindjen e tij, kur tani ka krijuar familjen e tij, bashkëshorten nga Kumanova dhe dy djemtë. Dhe pritet tani këtë verë të vije në pushim, pas dhjet vite pa e parë vendlindjen e tij Bllacën.

Tani djalin e dytë, Bedriun, është i punësuar në Dortmund me familje, bashkëshorten nga Zajazi i Maqedoniës dhe vajzën dhe djalin e tij. Vajza e dytë, Fahria me familje dhe vëllai Taipi me Familje në Dortemund, dhe djali i madh, Safeti me familje, në Kasellë, që do të thotë rrethi i Dortemundit. Sugari tani, Fahruku, me punësim në Salzburg të Austrisë.

Por familja do edukuar më herët,jo kur kalon në ekstremizëm

Falë Zotit, por edhe unë nuk kam ndenjure duarkryq sa i përket rastit në fjalë dhe gjithnjë kamë qenë në kontakt dhe këshilla me fëmijët e mi deri tani bile edhe jam duke vazhduar ende. Tani ishte arsyeja; pse nuk kamë pasur frik se ndoshta do të jetë djali im i përfshirë në këtë akt.

Ndryshe, kjo letër jo rastësisht për djemtë e mi mu në prag të festave të vitit të ri, që tani aty ku jetojnë e veprojnë të jenë në dijeni, në rast se këta djemtë e mi këtë letër e lexojnë me vëmendje t’ju tregojnë popullit gjerman se shqiptarët, ishin, janë dhe do të jenë miqtë më të respektuar për popullin gjerman.

Ja arsyeja...

Qazim Bllaca ishte ai njeri që i thirri në ndihmë trupat gjermane për të shpëtuar shqiptarët prej masakrave të ushtarëve dhe çetnikëve serbë në Bllacë, Suharekë e më gjerë. Qazim Bllaca i doli atëherë në rrugë auto kolonës gjermane, që vinte nga Qafa e Duhlës për në Prizren, dhe u dha ushtarëve gjermanë një letër të shkruar prej dorës së tij në gjerman isht, në të cilën u tregonte se serbët po bënin kërdinë mbi popullsinë civile shqiptare, po i vrisnin e masa kronin vetëm pse ishin shqiptarë etnikë në trojet e tyre, dhe u kërkonte ndihmë gjermanëve. Dhe ashtu u bë. Ushtarët gjermanë i vunë përpara çetnikët serbë dhe shpëtoi Bllaca e fshatrat përreth. Shpëtoi Suhareka, Prizreni e krejt Kosova. Po atë ditë Qazim Bllaca u priu gjermanëve, duke udhëtuar në krye të autokolonës gjermane, në automjetin e parë të saj drejt Prizrenit. Ai ishte njeriu që prezantoi shqiptarët para armatës zulmëmadhe gjermane. Udhëtoi me oficerët gjermanë, pa me sytë e tij se si kapitullonin serbët para gjermanë ve, ata serbë që zi e gjëmë u k ishin shka­ktuar shqiptarëve brez pas brezi. Natyrisht, aq sa i ka premtuar ajo kohë udhëtimi, Qazim Bllaca u ka folur oficerëve gjermanë për shqiptarët, për vuajtjet e tyre nën thundrën serbe, për hiret e virtytet e bukura të shqiptarëve, për zakonet e lavdërueshme të tyre.

 Por sado pak t'u ketë folur Qazimi gjermanëve mirë për shqiptarët e keq për serbët, edhe vetë prezenca e tij i ka mikluar e bindur oficerët gjermanë për fisnikërinë e shqiptarëve. Sepse realisht gjermanët kishin hasur në një fisnik shqiptar, i cili po u kërkonte ndihmë atyre të shpëtonte prej bar barëve serbë bashkëkombësit e tij shqiptarët. Dhe kështu autokolona gjermane e grirë nga autovetura, ku rrinin dy oficerë gjermanë dhe Qazim Bllaca, hyri në Prizren, ku u pritën realisht si shpëtimtarë të shqiptarëve. Shqiptarët s'kanë pasur dhe s’kanë droje për këtë. Prizrenasit janë ndjerë mase të qetë e të lumtur bash pse kanë parë në krye të autokolonës germane Qazim Bllacën, të cilin e njihnin se ishte rritur e shkolluar në këtë qytet të lashtë, historik e krenar shqiptar. Që e njihnin si birin e patriotit të madh shqiptar Ramë Bllaca, i cili kishte kundërshtuar zbrazjen e Kosovës prej racës shqiptare, zbrazje e cila do të realizohej në bazë të marrëveshjeve të turpshme serbo- turke, birin e këtij deputeti shqiptar të parlamentit jugosllav, të cilin çetnikët serbë e vranë në pabesi, se nuk e mundnin dot. Prizrenasit janë ndjerë ngrohtë që Qazim Bllaca, biri i patriotit Ramë Bllaca, është me oficerët gjermanë. Dhe që nga ajo ditë, Qazim Bllaca është hero në Prizren. Ani se veprimtaria e tij e mëvonshme është e bujshme në dobi të kombit e të çështjes shqiptare në tërësi, ani se kalvari i vuajtjeve të tij nëpër burgjet komu­niste, si ndëshkim pse ishte dhe është shqiptar, ia lartëson edhe më meritat e tij. Ani pse dashuria për Shqipërinë, për kombin, ani pse sakrificat dhe shërbimi ndaj tij në funksione nga më të nderuarat, u bënë shkak të torturohet tridhjetë vjet nëpër ferrin e burgjeve komuniste në Kosovë e Shqipëri.

Rasti i Duisbugut, ankthi i madh i ngjarjes në Berlin

Fqinjët gjermanë të tronditur nga dy vëllezërit shqiptarë, ja çfarë thonë ata...

''Ata erdhën fshehurazi por të shumtë në numër, bllokuan natën rrugën dhe bastisën shtëpitë. Nuk ishte befasi, pas një informate se përgatitej sulm terrorist në qendrën tregtare Centro (Oberhausen), policia u alarmua. Ajo arrestoi dy vëllezërit, 28 dhe 31 vjeç nga Kosova në rrugën Franz-Lenze-Straße, të enjten,  gjegjësisht në rrugën Sandstraße. Hetimet vijojnë akoma.''

Banorët që kanë jetuar pranë vëllezërve shqiptarë ishin të shokuar rreth ngjarjes dhe nuk kanë temë tjetër bisedimi. “Po bëhet gjithmonë e më keq,” thekson një i ri, duke kujtuar incidentin në Berlin dhe dy vëllezërit e Kosovës.

“Unë jetoj prej dekadash në Duisburg, kur atëherë erdhëm së bashku me burrin tim. Megjithatë dua ta pranoj - qyteti ka ndryshuar shumë,” thekson një grua. “Rreziku nga dhuna është shumë më i madh se më parë.”

Banorët mes ngushëllimit dhe terrorit

Ata janë të shqetësuar për shkak të sigurisë, nuk duan të flasin të identifikuar. Ajo thekson: “Këtu duhet të kesh frikë, kur del në rrugë. Në mbrëmje ne nuk dalim më. Dikur nuk kisha frikë të dal në ndonjë festë, sot është krejt ndryshe. Shembull mund të marrim nga rasti i Berlinit.”

Një mysliman në fund tregon mbi keqkuptimet që ndodhin me terroristët. “Njerëzit që vrasin në emër të Allahut, nuk e kuptojnë Islamin. Kaq e thjeshtë është kjo.

Sulmi në tregun e Krishtlindjeve në Berlin, i konsideruar terrorist, ka marrë jetën e 12 personave, ndërsa ka lënduar 49 të tjerë. Ai është vrarë mëngjesin e sotëm në Milano të Italisë, gjatë një përleshjeje të armatosur me policinë. Autori i dyshuar i sulmit në Berlin, Anis Amri  propaganduese grupit, Shteti Islamik

Familja e personit që dyshohet se e kreu sulmin në Berlin më 19 dhjetor, ka kërkuar që trupi i tij të dërgohet në Tunizi, prej nga e ka prejardhjen i dyshuari, Anis Amri.

Lajmi që raportohet nga Associated Press mbështetet në një burim anonim, i pranishëm në zyrën e administratës lokale të Tunisit, ku është dorëzuar kërkesa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat