Edhe një vit i humbur

Opinione

Edhe një vit i humbur

Nga: Faton Mehmeti Më: 1 janar 2017 Në ora: 16:47
Faton Mehmeti

Kosova e vitit 2016 mund të përshkruhet e zhytur në krim, korrupsion, krizë dhe dëshpërim.

Fatkeqesisht cdo vit perseritet e njejta situatë, në fund të vitit dështim me shpresë se viti tjetër të na gjej më mirë, por këto mbesin vec endrra.Fajtore për të gjitha mbetet politika. Politika e mbrapshtë, nuk ka ndryshuar sjellje as mentalitet,  ajo jo që nuk iu shërben qytetarëve por mbetet kërcënuese edhe per ekzistencen e tyre.  Gjatë vitit që po lem pas Kosova u perball me një qeverisje të deshtuar si ne planin e brendshëm ashtu edhe te jashtëm,  njohjet janeë minimale, ekonomia në recension dhe bizneset po falimentojnë dhe shpresa pothuaje ka vdekur e tëra në këtë vend. Pa asnjë ekzagjerim, viti që po e lamë pas ishte viti më i rëndë në Kosovën e pas luftës. Mirëpo, përtej këtij konstatimi të klishetizuar, shtrohet pyetja tjetër, në fund të tunelit, a mund të ketë shkëndija shprese? Kam frike se jo , pasi e keqja ka depërtuar në qelizë të shtetit. Këtij shteti gjysmak dhe me teë ardhme të zymtë, aty ku demokracia është vec në letër .

Një shoqeri e vjetur si rezultat i vuajtjeve të mëdha tëkaluara ndër shekujt, e etur për liri dhe dinjitet , ka rënë në litargjinë dhe kurthen e politikës. Materializmi ka mbytyr shpirtin e lire, në një vend ku cdo gjë blihet dhe shitet, në njëvend ku edhe virtesh dhe të shpallin të vetëvrare. Ata qëe trumbeton për trimëri dhe komandantë, dolën të jenë njerëzit më të lig të shoqerisë, njerez pa integritet dhe maniak të lekut. Njerëz që vjedhin kafshatën e femijëve, njerëz që kanë vjedhur ilaqe e të semurëve me kontrata për perfitime . Kosova e shndërruar në  anarki ku arsimi shërben si strehë e militanteve,  me diploma pa asnjë ditë shkollë.

Edhe këtë vit Kosova e zhytur ne krim dhe korrupsion nuk beri asgjë për të kthyer dinjitetin e qyetetarëve, me një qeveri arrogante dhe pa dinjitet vetëm sa janë zbehur shpresat e të rinjve. Liberalizim i munguar i vizave është rezulatet i krimit dhe korrupsionit, i kësaj qeverie të dështuar. Janë të paktë zërat kritike në këtë shoqeri, dhe pak mediat që kanë mbrojtur interesin e qytetareve karshi shantazheve të këtij pushteti,.

Politika ka ngritur një shtet  të dështuar të. Por kur flitet për të një ardhme të Kosovës nuk duhet të flitet vetëm për të ardhmen e kufijve të Kosovës si shtet,  por për të ardhmen e shqiptareve si individë, si shoqëri, që kërkon të jetojnë në një shtet ku të ketë punë e mirëqenie ashtu sikurse liri, dinjitet, drejtësi dhe barazi përpara ligjit.

Në 17 vitet e pas luftes, shteti Kosoves është njësia me e dobët organizative dhe strukturore në të gjitha nivelet. Kjo ndodh për arsye se qeveritë e tranzicionit kanë pasur prioritet gllabrimin e shtetit për përdorimin e tyre vetjak dhe në shërbim të klaneve që ata përfaqsojnë. Shteti e konsideron qytetarinsi burimin kryesor të buxhetit të tij, si mjet shfrytëzimi dhe  aspak si marrës legjitim të pasurive që duhen të rishpërndahen nga të ardhurat. Tani për tani qytetari shqiptar mbulon nevojat e qeverisë në: Larje borxhesh, sigurimin e pagave të administratës, programeve dhe buxheteve të tyre primare, por nga ana tjetër, shteti i dështuar shqiptar nuk ofron shëndetësi publike as në nivelet më minimale të dinjitetit njerëzor. Shteti nuk është i aftë të ofroj arsim me kushtet me elementare në zonat e rretheve dhe ato rurale, ku fëmijët nuk kanë as ngrohje për në dimër, por as edhe mësues të kualifikuar.

Pastaj rritja ekonomike të paktën në vitin e fundit ka shënuar një rënie drastike për arsye se shteti nuk ka ofruar asnjë mundësi ekonomike, siguri për investime, stabilitet në dikastere etj. Të gjitha këto janë në dëm të qytetarit dhe kanë efekt në plan afatgjatë. Me një fjalë, me zbatim minimal të politikave në këto fusha, shteti si përgjegjës për qytetarin shqiptar është shtet i dështuar.

Dështimi i shtetit është i qartë dhe në se në krye të tij do vazhdojnë të jenë banda klanore, shteti shqiptar dështoi në poltikat mjeksore, të arsimit, të brëndëshme, të transportit, të integrimit në BE, të mardhënieve me jashtë -ku edhe të dërguarit në nivel qeveritar konsiderohen si qytetar të klasit të dyte. Shteti shqiptar dështoi në nivelin e kulturës dhe sportit dhe në të gjitha aspektet e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat