Amerika dhe Presidenti Obama mbështesin hyrjen e Turqisë në BE!

Opinione

Amerika dhe Presidenti Obama mbështesin hyrjen e Turqisë në BE!

Nga: Prof.Dr.Mehdi Hyseni Më: 2 janar 2017 Në ora: 23:52
Prof.Dr.Mehdi Hyseni

Refuzimi i hyrjes së Turqisë në BE, do të zhbalanconte ekulibrin e sistemit të marrëdhënieve ndërkombëtare ngase  Ankaraja veç ka paralajmëruar rreshtimin e saj në boshtin e ri të Alaeancës Rusi-Kinë-Turqi, alenacë kjo, që do  thotë tërheqjen e Turqisë nga hemisfera evropiane perëndimore (1945-2017).

Kjo është arsyeja kryesore, pse politika e jashme dhe diplomacia e Uashingtonit zyrtar, do të duhej, që urgjentisiht të ndikonin  te partnerët e tyre të Bashkimit Evropian (BE), në mënyrë që të krijohej klima e përshtatshme për pranimin e Turqisë në BE. Ndryshe, si Amerika, ashtu edhe BE-ja, do të humbisnin aleatin më lojal të tyre më se 71-vjeçar, me ç’rast, do të vinte në shpehje rikomponimi gjeopolitik  dhe ekonomik i vlerave të globalizmit   dhe të  integrimit evropian të BE-së.

Derisa Turqia është aleat i Amerikës dhe anëtare  e Paktit Atlantik Verior (1952-2017), atëherë, pse të mos jetë edhe  anëtare e Bashkimit Evropian , duke qenë se ky nuk është “klub religjioz”, por institucion politik, ekonomik, kulturor, integrues,  zhvillimor, juridik, demokratik dhe paqësor në funksion të krijimit të kapitalit të përbashkët, të tregut të lirë  pakufijshëm, të lëvijzes së lirë të njerëzëve dhe të krijimit të mirëqenies së tyre.

Sa i rëndësishëm dhe sa  imediat për interesat komplementare strategjike evropiane dhe amerikane, është pranimi i Turqisë në BE, këtë e ka vlerësuar, edhe presidenti vizionar demokrat i Amerikës, Barack Obama, qysh në prill të vitit 2009, me rastin e vizitës së tij, që i bëri Ankarasë të Turqisë, i cili,  ndër të tjera nënvizoi:“ Fuqishëm e mbështes hyrjen e Turqisë në BE.  Të jem i qartë se, Shtetet e Bashkuara të Amerikës fuqishëm mbështesin kërkesën e Turqisë, që të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian. Ne, nuk po flasim si anëtarë të BE-së, por si miq të ngushtë  edhe të Turqisë, edhe të Evropës.” (http://www.nytimes.com/2009/04/07/world/europe/07prexy.html).
 
Sarkozy versus konceptit amerikan
 
Vlerësimin e peshuar  dhe të qëndrueshëm të Presidentit  amerikan Barack Obama lidhur me domosdoshmërinë racionale të   hyrjes së Turqisë në BE (që përbën interes të përbashkët për BE-në dhe për Turqinë), e pati kundërshtuar në mënyrë të njëanshme dhe anticivilizuese,  ish-presidenti francez Nikolas Sarkozy, duke  theksuar se “ No Place for Turkey in EU” , spese sipas tij “BE-ja  është një bashkim  i shteteve evropiane. Madje gjeografikisht Turiqa  është vetëm pjesërisht në Evropë. Unë nuk mendoj se historikisht, kulturalisht dhe ekonomikisht Turqia mund të konsiderohet si një vend 100-qind evropian. Duke folur për anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Evropian, më lejoni t'ju them se Rusia është  shumë më evropiane sesa Turqia.”(https://sputniknews.com/europe/201603201036625306-sarkozy-turkey-russia/ ).

Presidenti  Donald Trump ta mbështetë hyrjen e Turqisë në BE

-Sepse, do të ishte në favorin e interesave vitale  strategjike dhe komplementare të Amerikës dhe të Evropës Perëndimore, sepse në këtë mënyrë do të bllokonin projektin e ri anti-amerikan dhe anti-evropian perëndimor të "Treshit Rusi-Pekin-Turqi".

Përkundër aversionit dhe  pikëpamjeve të negative të Rompeit dhe të Sarkozit, që Turqia të mos pranohej në BE, Shtetet e Bashkuara  të Amerikës me presidentin e ri të tyre Donald Trump në krye, duhet të insistojnë te qarqet zrytare të BE-së, që  në sturkturën e saj, ta pranonin Turqinë, sepse është në interesin  e konsolidimit të proceseve të integrimeve evropiane dhe  të atyre globale. Ndryshe , izolimi i Turqisë nga BE-ja,  do të shkaktonte “termete” të mëdha  edhe në planin rajonal, edhe në atë global, sepse  një strategji e tillë e gabuar e BE-së, do të stimulonte dhe fuqizonte  shthurjen e sistemit unipolar të marrëdhënieve ndërkombëtare, duke e dobësuar rolin e Amerikës si superfuqi botërore në zgjidhjen e problemeve  të krizave dhe të konflikteve   në përmasa botërore.

Prandaj, as Amerika e as  Bashkimi Evropian nuk do të duhej ta humbisnin Turqinë, pavarësisht   se çfarë kanë deklaruar   Nikollas Sarkozy, se “Turqia nuk ka vend në BE” (2009) dhe Herman Van Rompey ish-kryeministër i Belgjikës (2004) dhe ish-kryetar  i KE-së, përkatësisht i BE-së (2009-2014) se “ Evropa nuk duhet t’i humbas vlerat e saj universale themelore  të krishterimit, duke pranuar vende islamike siç është Turqia”.  Ky konanstatim nuk është i qëndrueshëm, sepse Turqia është shtet sekular properendimor, jo shtet islamik.
 
Së këndejmi,  mbyllja e dyerve Turqisë në BE, do të humbiste edhe influencën e Bashkimit Evropian ndaj shteteve të Ballkanit ( Serbi, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Bullgari, Mal i Zi dhe BeH),  për shkak se, do të infiltrohej   Rusia, Kina dhe partnerë të tjerë të aleancës së tyre, duke përfshirë edhe Turqinë 90-të milionshe.
 
Prandaj, Amerika  urgjentisht, do të duhej të ndikonte  te partnerët evropianë perëndimorë, që sa më pare të jetë e mundur ta integronin Turqinë në radhët e saj,  ashtu siç pat vepruar më 1952, kur Evropa qe e detyruar ta pranonte Turqinë si anëtar të NATO-s. Ndryshe, humbja e saj më së shumëti, do t’i kushtonte BE-së, sepse do ta ketë shumë vështirë, që t’i përballojë krizat dhe problemet ekzistuese, siç janë   terrorizmi islamik dhe vërshimi i miliona emigrantëve nga vendet e ndryshme të Lindjes së Afërt, të Mesme dhe të

Aleanca Tripalëshe Rusi-Kinë-Turqi, do të “përzinte” BE-në  nga Ballkani!
 
Ky komponim  i ri gjeopolitik, ekonomik dhe ushtarak i forcave politike të boshtit Moskë-Ankara-Peking, do të zhalanconte jo vetëm marrëdhëniet e BE-së, të NATO-s dhe të Amerikës  me vendet e thekusara ballkanike, por, do të impononte edhe krijimin e një rendi të ri multilateral të marrëdhënieve ndërkombëtare, ku do të vinte në pikëpyetje  të madhe shthurjen e Rendit të Ri Botëror,  si rrjedhim i doktrinës  Regan–Gorbaçov ( 11 tetor 1986 në Rejkjavik të Islandës) në funksion të çarmatimit dhe të përmbylljes së luftës së ftohtë të dys superfuqive (SHBA dhe BRSS).

Turqia e meriton të jetë anëtare e BE-së, sepse i përket hemisferës evro-perëndimore, jo, assesi asaj lindore

Pranimi i Turqisë në kuadrin e BE-së në kuptimin gjeostragjik, gjeoekonomik, gjeopolitik, diplomatik dhe ushtarak, do të ishte një fitore e madhe shekullore e BE-së , sepse  do të davariste ringjalljen  “e  ambicieve neosmane”, domethënë   do të “ngrinte” përgjihmonë doktrinën strategjike të politikës së jashtme të  ish-presidentit të Turqisë: Turgut Ozal, i cili “shekullin XXI  e pat shpallur shekull të Turqisë”, si dhe atë të ish-kryeministrit të Turqisë, Sylejman Demirel, të ashtuquajtur “bota turke prej Detit Adriatik deri te Muri Kinez”. 

Për BE- në, do të ishte humbja më e madhe  e   mospranimit imediat  të Turqisë në gjirin e saj, e cila që nga viti 1963 është duke pritur integrimin  në të.  Për dallim nga vendet e tjera islame të Lindjes së Afërt dhe të Lindjes së Mesme,  si dhe atyre ballkanike, Turqia është një nga vendet më proamerikane dhe  më porevropiane perëndimore (1945-2016) me rëndësi të madhe  strategjike, edhe për BE-në, edhe për Amerikën, edhe për Ballkanin.

Në favorin e kësaj së vërteteje, flasin këto fakte konkrete të parrëzueshme:  Turqia qe 64 vjet është anëtare e NATO-s dhe partner i dëshmuar dhe lojal i aleancës evropiano-perëndimore (1952-2016) ; bashkëthemeluese dhe anëtare e OKB-së (1945); anëtare e OSBE-së (2005); anëtare e Këshillit të Evropës (2006); anëtare e Organizatës  për Bashkëpunim Ekonomik dhe  për Zhvillim(OECD/ 2006); anëtare-shok e BEE-së  (1963); anëtare e G20(1999);  anëtare e Unionit Doganor (1995), si dhe anëtare me status të kandidatit për hyrjen në BE (1999) etj.  
 
Ndaj, BE-ja nuk do të duhej ta refuzonte dhe neglizhonte aderimin e Turqisë në radhët e saj, edhe pse Turqia nuk është shtet i krishter sikurse anëtarët e tjerë të BE-së, sepse BE-ja nuk është "klub  religjioz", por organizatë rajonale politike, ekonomike, kulturore, tregtare me strukturë supernacionale të  institucioneve  krysore të saj : 1) Komisioni Evropian, 2) Këshilli i Ministrave, 3) Këshilli Evropian, 4) Parlamenti Evropian  dhe Gjykata Evropiaane e Drejtësisë, e ndërtuar mbi bazën e Traktatit të Romës (1957) nga gjashtë shtete të TPE-së ( Franca, Gjermania, Belgjika, Holanda, Italia dhe Lukseburgu). Mëpastaj e transfomuar në BEE dhe sot në emërtimin më të rinj BE.

Andaj,  pranimi  i Turqisë në strukturën e saj, më shumë, do të duhej ta gëzonte BE-në sesa vetë Turqinë ngaqë më shumë do të ishte në interesin e saj sesa të Turqisë,  e cila nuk është shtet  islamik, por sekular dhe krejtësisht me përcaktim evropian perëndimor, që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore (1945-2016).

Mospranimi i Turqisë  në BE, do të thoshte largimin e Turqisë nga Amerika dhe nga NATO-ja!

-Kjo do të ishte fitorja më e madhe e politikës dhe e diplomacisë së Moskës dhe të Pekinit  kundër Amerikës dhe Bashkimit Evropian (BE), sepse, pikësëpari, Rusia  së bashku me Kinën, do të provonin rikthimin e   sferave të tyre  të  influences së tyre në Evropën Lindore, në Azi, në Lindjen e Afërt dhe të Mesme,  në Amerikën Latine, si dhe në Ballkan.

Prandaj, shtrohet pyetja parësore, pse BE-ja e konteston integrimin e Turqisë properëndimore (evropiane dhe amerikane)  në “familjen” e saj 27-anëtarëshe, kur kjo do të ishte falimentuesja më e madhe, jo Turqia?

Një zvarrritje e tillë është e dëmshme për BE-në si në kuptimin e strategjisë politike, ashtu edhe në atë ekonomike, tregtare dhe integruese. Vështruar në aspektin e strategjisë  së zhvillimit ekonomik dhe financiar dhe të tregtisë së lirë,  Turqia  90-të milionshe, është më e pasur sesa bashkërisht të gjitha shtetet e e tjera të  Ballkanit. Turqia me një potenacial  të tillë ekonomik, është një nga partnerët më të rëndësishëm  strategjikë të BE-së.
 
Andaj, shtrohet pyetja, ku bazohet logjika  politike, ekonomike, integruese dhe diplomatike e BE-së, që refuzon anëtarësimin e Turqisë në strukturën e saj 27-anëtarëshe?

-Çfarë llogarie përfituese, do të kishte BE-ja nga shtetet e tjera të varfëra dhe të pazhvilluara të Ballkanit,  që i ka pranuar nën “obrellën” e saj, siç janë Greqia, Bullgaria,  Qiproja Greke , kur prej tyre nuk përfiton asgjë, përpos që shpenzon miliona dhe miliarda eurosh në formë kredishë, huash dhe ndihmash të tjera financiare dhe investuese?

Me një fjalë, çfarë leverdie ekonomike, financiare dhe tregtare ka BE-ja nga vendet  e theksuara ballkanike më të varfëra në Evropë ngaqë nuk kanë kurrfarë potenciali  prodhues dhe eksportues. Ndërkaq, refuzon Turqinë, gjigantin   më të madh ekonomik dhe industrial  strategjik në Ballkan, e cila  me burimet  dhe me potencialin  e madh ekonomik, llogaritet si “vendi i 15-të  më i madh në ekonominë  botërore”.

Pra, sa  mund të jetë racionale (ekonomikisht dhe politikisht  një tezë e këtillë e teorisë parashikuese  hipotetike e strategjisë së frikësimit nga Turqia ngase, duhet mbajtur parasysh  “pozitën e saj gjeopolitike dhe  gjeostrategjike, që ka diktuar dhe  përcaktuar zhvillimin e marrëdhënieve të saj ekonomike, tregtare, politike, ushtarake me Perëndimin, me Evropën Lindore, me vendet e rajonit të Mesdheut, të Detit të Zi dhe Dtit Kaspik, si dhe me  vendet e LIndjes së Afërt dhe të Mesme, duke shtrirë bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar, adhe  në  vendet e rajonit  aziatik-paficik.” (http://www.avlija.me/eseji/omer-kajoshaj-turska-evropska-unija).

Sa më sipër, refuzimi i integrimit të Turqisë në BE, do të ndikonte negativisht në sigurinë dhe në stabilitetin e Evropës ngase do të vinte në shprehje formimi i blloqeve dhe i aleancave të reja, siç është paralajmëruar formimi i boshtit “Rusi-Turqi-Kinë”, gjëqë kjo aspak nuk do të ishte e dobishme për ruajtjen e ekulibrit të marrëdhënieve dhe të bashkëpunimit  të BE-së me NATO-n dhe me Amerikën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat