A do kemi një president nga të përndjekurit politikë

Opinione

A do kemi një president nga të përndjekurit politikë

Nga: Ilir Vata Më: 23 janar 2017 Në ora: 18:57
Ilir Vata

Gara për presidentin në heshtje ka nisur pasi dhe partitë politike kanë emrat e tyre dhe me gjasa do të jetë një nga emrat e mazhorancës qeverisëse sepse fundja demokracia është përfaqësim i shumicës.

Por përtej numrave egzistonë një mundësi e artë që presidenti të jetë një nga intelektualët e të përndjekurve politikë, madje dhe një nga ata që ka vuajtur në burgjet e diktaturës dhe emrat jo vetëm që nuk mungojnë, por janë mjaftë konkurues dhe të njohur për shqiptarët.

Ka nga të përndjekurit shkrimtarë, artistë, juristë, biznesmenë, intelektualë të fushave të ndryeshme që munden jo vetëm të jenë në rolin e presidentit por ta përfaqësojnë atë denjësishtë, madje duke ruajtur ekulibrat e tradhtuara e të prishura ndër vite, dhe në përputhje me vetë rolin e presidentit që sinifikon unitetin kombëtar.

Që nga koha e Ahmet Zogut dhe deri më sot, në të gjitha herët kemi patur president nga diktatura, komunist apo ish-ushtarak të diktaturës, si dhe presidenti aktual dhe marrëzisht vazhdohet me të njëjtën klimë besimi tek e shkuara e diktaturës, mendësia e saj dhe sa herë ka nevojë vendi për emra përfaqësues, politika e vjetër vrapthi zgjatën dorën po te emrat e vjetër të së shkuarës?!.

Kjo klasë politikë në pozitë me moshë relativisht te re, ka kurajo të bëjë një zgjedhje të tillë dhe të propozojë për president një nga emrat e të përndjekurve politike, pasi mundet të jetë edhe emëri që mund të marrë konsensuesin e të gjitha palëve, por mbi të gjitha është një mesazh për pajtimin kombëtarë.

Politika i ka borxhë kësaj shtrese, sepse ata vuajtën në diktaturë deri në fillin ku këputet jeta, madje për mijëra vetë ishte jetë e këputur sa sot kemi 7200 njërëz pa varre, të vrarë tinzash dhe në fshehtësi nha sigurimi i shtetit dhe xhelatet e diktaturës.

Të përndjekurit politikë nuk kanë përfaqësim, as pushtet, nuk kanë garanci politike, janë lënë në harresë përtej çdo morali të vetë politikës dhe do ishte në nderin e politikanëve të ngrentë në rolin e presidentit një nga të vuajturit e diktaturës, sepse dhe Papa zgjodhi të ngrente në altarin e lumturimit 38 martirët të ekzekutuar gjatë regjimit komunist.

A do ketë kurajo politika shqiptare të ngre në podin e presidentit një të burgosur apo të përndjekur politik dalë nga ferri i diktaturës, si një mesazh paqe dhe triumfi mbi të keqen, kirimin dhe persekucionin dhe në respekt të paqës lirisë dhe shtetit të se drejtës dhe të demokracin që pretendojmë se kemi?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat