Kosova, vendi që siguria shtetrore e hjek nga agjenda sigurinë njerëzore!

Opinione

Kosova, vendi që siguria shtetrore e hjek nga agjenda sigurinë njerëzore!

Nga: Armend Halimi Më: 30 janar 2017 Në ora: 23:56
Armend Halimi

Vendet me histori të luftrave ndërshtetrore dhe me vazhdimësi të kërcënimeve nga jashtë, lë pas dore sigurinë njerzore, duke u fokusuar kryesishtë në sigurinë shtetrore. Për më thjeshtë, shtetet me probleme të kësaj natyre, sikurse është Kosova, në fokus për nga siguria vendoset shteti, kurse siguria njerzore injorohet, apo nuk bie nga agjenda.

Dihet mirëfilli që shqiptarët, vecanarishtë Kosova ka armik historik tradicional Serbinë, ku kjo e fundit apetitet e pushtimit dhe trazimit të Kosovës nuk i mbarojë me luftë, por në vazhdimësi me gjitha mjetet e mundshme provon të influencojë në pasigurinë e vendit tonë.

Kjo ka bërë që e tërë agjenda politike e shtetrore të jetë orientuar në masën e madhe vetëm në adres të rrezikut të jashtëm me emër Serbi. Jemi dëshmitar se që nga pas lufta, e tërë zotësia apo dobësia e pushtetit, përkatësishtë pushtetit është mat me përballjen ndaj akteve agresive e diplomatike të Serbisë, duke u anashkaluar përgjegjësia mbi zhvillimin e brendshëm ekonomik, trajtimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, sigurinë ambientale, sigurinë shëndetësore, sigurinë ushqimore, etj, që të gjitha këto përbëjnë mirëqenien e qytetarit, përkatësishtë konceptin e sigurisë njerzore, ngase, sot siguria bashëkohore nënkupton mungesën e frikës së qytetarëve jo vetëm nga luftrat, por edhe nga varfëria.!

Kur këto parakushte të sigurisë njerëzore janë në nivelin e pasigurisë sikurse që fatkeqësishtë janë në Kosovë: me zhvillimin e dobtë ekonomik, me papunësisë alarmante, varfërin ekstreme, përballjën në numër shqetësues me smundjet e rënda, etj, siguria është më tepër e rrezikuar nga brenda, sesa nga jashtë.

Për rreziqe të tilla të dëshmuara sot bota na jep mjaftë shembuj ku luftrat civile janë si rezultat i sistemit politik, zhvillimit të dështuar ekonomik, shkeljës së lirive dhe të drejtave të njeriut, etj, pra shetet sot janë të rrezikuara më tepër nga brenda për brenda, sesa nga jashtë.

Sigurishtë që në një vend ku siguria shtetrore është në fatin vetanak të shtetit, domosdo siguria shtetrore nuk guxon të lihet pas dore, por që konform konceptit të ndërlidhjës me sigurinë njerëzore të jetë në prioritet edhe siguria shtetrore, pa i vu prioritet as njërës para tjetrës, por në mënyrë paralele të përkushtimit si për njërën si për tjetrën.

Ndryshe, në rastin e Kosovës, duke u fokusuar pushteti dhe politika përgjithësishtë tërësishtë në sigurinë shtetrore, po injorojn rrezikun që mund të shpërthej nga brenda për brenda të shoqërisë së zhgënyer prej vitesh në mos përmisimit të mirëqenies së tyre, si pasoj e mosluftimit të krimit të organizuar, korrupsionit, nepotizimit, sundimin e së drejtës pa përjashtim, zhvillimin ekonomik, etj.

Përfundimishtë, koncentrimi në sigurinë shtetrore nga ana e pushtetit dhe politikës kosovare, për veq tjerash del e panevojshëme, kur dihet mirëfilli se siguria e jashtme e vendit tonë ndaj agresionit të jashtëm është e garantuar nga rezoluta e dokumenta ndërkombëtare, bashkë me prezencën ushtarake ndërkombëtare në terren.

Autori është studiues i sigurisë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat