Bizarritete politike edhe ne Francën demokratike kontemporare!

Opinione

Bizarritete politike edhe ne Francën demokratike kontemporare!

Nga: Prof.dr. Riza Smaka Më: 2 shkurt 2017 Në ora: 10:05
Prof.dr. Riza Smaka

Në shtetet e së drejtës, politikat   dhe praktikat shtetëtore apo publike, kurdoherë ,  kërkohet të jenë në shërbim të plotë   të përfilljes së padiskutuar të normave juridike  në aplikim.

Në anën tjetër, politikat  dhe praktikat  në fjalë, e kanë autorizimin që, në procedurë të caktuar, të  veprojnë për  modifikime, novelime, amendime ( jo” amandamentime”) të  normave juridike në aplikim.  

Pas novelimeve legale të miratuara në procedurë të kërkuar, juridike përkatësisht e drejta  , prapë , i  mbivëhet  politikës dhe praktikave të saja. 

Gjithsesi, politikat  dhe praktikat shtetërore, përderisa normat juridike të caktuara janë në fuqi, të njëjtat, Nolens Volens, doemeos duhet (Ius Imperativum, Cogens) t’i përfillin. Aq më parë, parimet juridike ndërkombëtarisht të mirënjohura e valide, obligojnë për përfillje të padiskutuar  nga  të gjitha  institucionet publike shtetërore e ndërshtetërore përkatësisht ndërkombëtare e veçanërisht nga  titullarët  respektivë sikundër nga cili do entitet natyral apo  legal!

Ne Bis In Idem & Res Iudiciata

Në  doktrinat  juridike, në dimensionin historik, pozitiv, shtetëror e ndërshtetëror ( ndërkombëtar),  njihet, kultivohet dhe përgjithsisht përfillet parimi juridik valid  “Res Iudiciata” përkatësisht “Ne Bis In Idem” referuar ndalimit të  procedimit juridik të rastit  juridik të trajtuar, proceduar dhe të përfunduar më parë!  

Ky parim juridik është  fundamental dhe në  funksion të sigurisë  juridike, të stabilitetit  juridik, socio-ekonomik e posaçërisht politik dhe, si i tillë, në shtetet demokratike qe synojnë të jenë shtete të së drejtës (jo “shtete juridike”)  është i  inkorporuar dhe i afirmuar në  rendet juridike respektive. Inkorporimi i këtij parimi, varësisht nga rendet juridike të  shteteve të ndryshme, praktikohet në postulate ose dispozita kushtetutare. Në vendin tonë, ky parim juridik i mirënjohur, përkitazi me çështjet penale , është  normuar në dispozitën e nenit 34 të Kushtetutës, me të  cilën  është përjashtuar   gjykimi më se njëherë  për të njëjtin akt penal!

Ndalimi i Ramush Haradinaj-t në Francë, në kundërshtim flagrant me të drejtën ndërkombëtare madje edhe me të  drejtën pozitive franceze!

Vite më parë, z Ramush Haradinaj, padrejtësisht, ishte i akuzuar për kinse kryerje të akteve penale të caktuara!

Konform me të drejtën aplikative, Tribunali për Krime Lufte në Hague, z Ramush Haradinaj-n, me me aktgjykime meritore, të njëjtin, duke konstatuar se ishte i akuzuar  padrejtësisht, e ka liruar nga të gjitha alinetë e aktakuzave  penale! Ndryshe, po ai institucion  gjyqësor ndërkombëtar z Ramush Haradinaj-n, e ka shpallur dy herë  (sic) të pafajshëm si të akuzuar pa bazë, pa të drejt! Rastet e tilla perkojnë me institutin  juridik të mirënjohur Res Iudiciata, rast i gjykuar dhe i përmbyllur përkatësisht me “ Ne Bis In Idem” apo jo më tepër se një herë për raste juridike – penale të njëjta!

Sëandejmi, organet e drejtësisë franceze ,aq më parë,të një shtetit me traditë  demokratike të afirmuar , sëpakut ,nga Revolucioni Borgjez Francez ( 1798) përkatësisht nga miratimi  i  Code Civile në  fillimin e shekullit XIX-të, sëpakut,  është dashtë të dijnë se ,askush, pra, as z Ramush Haradinaj, nuk lejohet të procedohet juridikisht , në këtë rast penalisht , më së një herë!

Fletë arresti i shtetit sërb, tendencioz, politik dhe hipotezë juridike  diskutabile

Autoritetet franceze, është dashtë të  dijnë ,nëse, eventualisht nuk  e kanë dijtë se, shteti sërb, gjithnjë i motivuar nga apetite hegjemoniste, makijavelisht dhe pa skrupulla elementare, kurdoherë ka vepruar dhe aktualisht vepron kundër çështjes shqiptare, në përgjithsi e, veçanërisht kundër shtetit Kosovës, në veçanti! Në këtë kontekst, po ato dhe ,autoritete  ndërkombëtare si dhe të shteteve tjera, kurdoherë duhet të dijnë, të mos harrojnë dhe të përkujtojnë seriozisht se, forcat  militare e politire të shtetit sërb, veçanërisht, gjatë periudhës 1998-9, edhe  në Kosovë kanë kryer shumë krime lufte madje gjenocidiste kundër  civilëve shqiptarë të të gjitha moshave e gjinive- Alas, sic!

Poashtu , po ato autoritete është dashtë të dijnë se, shteti sërb ,në saje të statusit anëtar në Eupol përkatësisht Interpol,   ad hoc dhe për aq makijavelisht mund të  lëshojë   urdhër arrestim kundër cilit do  person (shqiptarë veçanërisht nga Kosova) në rastin konkret, edhe kunder z Ramush Haradinaj-t, aq më parë kur  akti i tillë, apriori , është hipotezë juridike diskutabile qe,   fillimisht  mund të apelohet  vetëm  në presumime (sic) dhe, tek  në vijim, në argumente përkatëse. Mirëpo, gjatë  periudhës së procedimeve preliminare,  personi i  “mbajtur” praktikisht i arrestuar, pashmangshëm pëson  vuajtje  morale e fizike të intensitetit të lartë e tok me to dëmtime morale e fizike të pamatura dhe virtuelisht të pakompensuara.

Rrjedhimisht , poqëse kërkuesi i fletëarrestit, konkretisht ,   autoriteti  përkatës i  shteti sërb,  nuk e argumenton kërkesën në fjalë, personi përkatësisht pala e arrestuar  lirohet!  Megjithatë kërkuesi  i  fletë -ndalimit të atillë, edhe pse tërësisht arbitrar, arrin satisfikacionin e vetë të pandershëm nëpërmjet arrestimit të  personit të caktuar, në rastin konkret, të personalitetit të shquar të Kosovës, z Ramush Haradinaj-t!  Kërkuesi  i fletë-ndalimit   kur nuk e argumenton  pretendimin  e vet, çfarë edhe rasti  konkret  ,i pandehuri do të lirohej!  Inicuesi  i procesit  të tillë ,virtuelisht  dhe mjerisht,  zakonisht mbetet i papërgjegjshëm juridikisht ,pos ,eventualisht,  i përgjegjëshëm për  reimbursimin e  dëmit të shkaktuar  personit  padrejtësisht të arrestuar.

Përkitazi me papergjegjësinë morale të   kërkuesit të arrestimit  tendencioz, të motivuar politikisht   dhe pa baza juridike ,  çfarë është rasti konkret,  kur është në  çështje shteti sërb, të mos flitet- Sic!

Ndryshe, autoritetet sërbe, gjatë  ushtrimit të  politikave  hegjemoniste antishqiptare-  veçanërisht antikosovare ,  kanë vepruar në mënyrën e sipërthënë, kanë keqshfrytëzuar okasionin  e statusit të shtetit sërb - anëtar në  EU Pol përkatësisht në Interpol ashtu që ,  kundër, jo pak   personave përkatësisht personaliteteve  shqiptare- kosovare, edhe në ato institucione ndërkombëtare , kanë depozituar  kërkesa   për arrestime të caktuara ndryshe juridikisht të paargumentuara e tërësisht të motivuara politikisht !

Memorandë

Ndryshe,  Eupoli përkatësisht Interpoli  e konkretisht  autoritetet franceze, nder të tjera, Nolens Volens,  do të duhej që, paraprakisht, jo t’i refuzonte, por, t’i  flakte ( rejections) kërkesat  e autoriteteve të shtetit sërb  për  ndalime përkatësisht për arrestime të  qytetarëve kosovarë, sëpakut, nga se, të njëjtat janë  arbitrare  dhe  tendencioze, janë të karakterit makijavelist,  kanë   tendenca  për degradime, denigrime, etiketime dhe fusnotime  negative të qytetarëve  përkatësisht personaliteteve  shqiptare  të caktuara posaçërisht nga Kosova,

titullohen si  të shtetit “jugosllav”, ndryshe, shtet inekzistent , shtet i  disolucionuar më kohë dhe ,shtet i panjohur aktualisht,  ishin,  janë dhe ngelën  krejtësisht të pargumentuara, të motivuara nga politika  sërbe hegjemoniste dhe për aq   antishqiptare !

Në këtë kontekst, vlen të  apostrofohet dhe, autoriteteve  ndërkombëtare në fjalë e veçanërisht atyre franceze konkretisht, se z Ramush Haradinaj, ish komandant i shquar i UÇK-së, posaçërisht gjatë  periudhës 1998 – 9, ka zhvilluar luftë çlirimtare të  drejtë dhe të afirmuar edhe nga e drejta ndërkombëtare publike  pikërisht   kundër   forcave militare e politare të shtetit sërb  (të  cilat, vetëm gjatë poasaj peridhe, në  territorin e UÇK-së, në Kosovë, nder të tjera,  kanë  privuar nga jeta barbarisht rreth 13 ooo civilë shqiptarë të të gjitha moshave, kanë  perdhunuar dhjetra mia femra shqiptare, nder të cilat, jo pak të mitura, kanë  plaçkitur e shkrumuar mbi 150 000 ndertesa të destinimeve të ndryshme, disa mia civilë  shqiptarë të masakruar i kanë   hudhë në kanale   masive dhe, mia të  tillë, gjithnjë, nuk janë   zbuluar,  pasi që, “autoritetet serbe nuk dijtkan së në të cilat   hendeqe e gropa masive nëpër  territorin e shtetit sërb qenkan   groposur”)   Alas! 

 Z. Ramush Haradinaj, sëpakut, konform me parimet juridike ndërkombëtarisht valide dhe afirmative “Ne Bis In Idem “ & “Res Iudiciata” , nga autoritetet ndërkombëtare, çfarë është Interpol-i, Europoli e, veçanërisht nga ato të Francës së Revolucionit Borgjez të shek. XVIII-të dhe të  Code Civile-s të shek. XIX-të, kurdoherë do të   duhej ta ndernonin e, kurrsesi, ta   arrestonin për hire  tekanjoze  hegjemoniste sërbe!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat