Kush e ngulfat çështjen shqiptare në Maqedoni?!

Opinione

Kush e ngulfat çështjen shqiptare në Maqedoni?!

Nga: Abdulla Mehmeti Më: 10 shkurt 2017 Në ora: 13:27
Abdulla Mehmeti

Me diktat të regjimit komunist, studiuesit shqiptarë e mbyllën gojën para falsifikimit të historisë, me krijimin e kombit politik maqedonas dhe gjuhës së tyre, me këtë edhe u lejua krijimi i shtetit të ri me emrin Maqedoni (1944), me përkrahjen e Internacionales Komuniste në trojet etnike shqiptare.

Pas pavarësimit të Republikës së Maqedonisë në vitin 1991, qeveria e Tiranës nga të parat u ngut ta njoh këtë shtet me emrin e saj kushtetues, pa asnjë kusht, edhe pse shqiptarët vendës në këtë shtet e bojkotuan referendumin e 8 shtatorit për pavarësimin e kësaj republike ish jugosllave. Më zi se gjatë regjimit komunist, kur herë pas here pati ndonjë reagim në lidhje me diskriminimin e shqiptarëve në këtë vend, regjimi demokratik vazhdimisht ua mbajti ison forcave politike të shqiptarëve në Maqedoni, pa analizuar asnjëherë se në shërbim të kujt kanë qenë ato në rrethanat e caktuara.

Mbeturinat e regjimit komunist, përmes agjentëve shqiptarë të UDB-së dhe të KOS-it, edhe pas shkatërrimit të Jugosllavisë dhe pavarësimit të këtij shteti me orientim ekstrem antishqiptar, që nga viti 1990 e deri më sot e mbajnë peng çështjen shqiptare në Maqedoni.

Askush nuk e mban në ballë vulën e këtyre shërbimeve dhe të tradhtisë, por punët flasin vetë!

Kush duhet të mbajë përgjegjësi për:

- dëbimin me dhunë të mbi 500 mijë shqiptarëve nga Maqedonia, nga viti 1945 e deri më sot;

- asimilimin e mbi 100 mijë shqiptarëve ortodoksë;

- shkatërrimin dhe përvetësimin e kulturës materiale të shqiptarëve;

- likuidimin e inteligjencies së mirëfilltë shqiptare, me plan dhe në mënyrë permanente;

- pastrimin etnik nga elementi shqiptar i shumë qyteteve dhe vendbanimeve shqiptare në Maqedoni;

- shkatërrimet dhe vrasjet gjatë dhe pas konfliktit të vitit 2001;

- projektin antishqiptar ,,Shkupi 2014";

- shndërrimin e tokës së djegur të rajonit të Pollogut me mbi 500 mijë banorë shqiptarë, përmes helmimit permanent nga fabrika ruse ,,Jugohrom";

- shndërrimin në thertore dhe çerdhe të krimit të spitaleve në vendbanimet shqiptare;

- përdhosjen e arsimit dhe kulturës shqiptare në nivel të akulturimit;

- krijimin dhe përkrahjen e forcave kriminale në emër të fesë dhe besimit ndër shqiptarët në Maqedoni dhe jo vetëm;

- plaçkitjen dhe varfërimin sistematik të shqiptarëve përmes kompanive ruse dhe greke, me përkrahjen e kriminelëve vendës; etj., etj...?!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat