Diçka për Tiranën a?!

Opinione

Diçka për Tiranën a?!

Nga: Armend Halimi Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 14:16
Armend Halimi

Ne si shqiptarë pavetëdijshëm prodhojmë destabilitet, duke e kërkuar atë.

Nuk është zgjidhje ndërrimi i qeverive, por përgjegjësia e tyre për të bëmat apo të pabëmat e tyre, vetëm me përgjegjësi përcaktohet kush mund të rri e kush të shkojë.

Sigurisht këtë duhet ta bëjë drejtësia, përkatësisht organet e rendit dhe drejtësisë, t? cilat mbi bazën e obligimit ligjor duhet aktivizuar në hetimin dhe gjykimin e çdo figure të inkriminuar, pavarësisht postit. Padyshim që për këtë duhet mbështetje e gjithë shoqërisë, gjë që do të fuqizonte kulturën e llogaridhënies, duke fuqizuar funksionin e organeve gjegjëse, përkundër asaj që është në mentalitetin tonë të deri tanishëm, q? shpëtimi shihet në përkrahjen e rivalëve politik, duke harruar se edhe këta të fundit nuk janë gjë më tepër se një konkurenc e pushtetit, që në fakt e gjithë lufta bëhet për pushtet, aq më tepër që të gjithë janë të dëshmuar.

Andaj, ditët e ëndrruara nuk kanë për të ardhur, përderi sa e gjithë vëmendja dhe përkrahja qytetare shkonë në politik, në vend që të krijohet kultura e llogaridhënies ku kjo e fundit bëhet vetëm atëherë kur mbështetja dhe shpresa shihet tek shteti i së drejtës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat