Përse po paguan “makineria” Rama, në SHBA, për një takim në Shtëpinë e Bardhë?

Opinione

Përse po paguan “makineria” Rama, në SHBA, për një takim në Shtëpinë e Bardhë?

Nga: Beqir Sina Më: 24 shkurt 2017 Në ora: 08:16
Beqir Sina

Pas tre muajsh që u zhvilluan zgjedhjet më të rëndësishme në planet: ato në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe një muaj kur Donald Trump, bëri betimin si Presidenti i 45-të, SHBA, njeriu që e ka përjetuar më keq ardhjen e tij në Shtëpinë e Bardhë, shpirtërisht, është padyshim Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Dy janë argumentet që mund të flasin shumë…….mendojë unë, deri sa te dal ne kete perfundim.

Një! është cështja që Departamenti i Drejtësisë së SHBA-ve (DoJ) e mbylli dhjejtorin e kaluar, me qytetarin amerikan, me origjinë shqiptare, Bilal Shehu, i cili si i “penduar” ka pranuar akuzat e prokurorisë së Nju Xhersit, se ka ndihmuar në mënyrë të qëllimshme dhe të vetëdijshme për futjen e 80 mijë dollarëve nga burime të huaja si kontribut për fushatën elektorale presidenciale amerikane, kur Ligji elektoral i SHBA-ve, i ndalon nënshtetasit e huaj të kontribojnë direkt apo indirekt në zgjedhjet amerikane të të gjitha niveleve.

Ai u dënua me një vit burg, dhe pranojë se paratë ishin me burim të huaj, që i u dhuruan nga zoti Shehu, për fushatën e ri-zgjedhjes së Presidentit Obama. 

Edhe, pse në deklaratën e Departamentit amerikan të Drejtësisë, nuk u përmend emri i Kryeminsitrit Rama, tashmë, është konfirmuar se qëllimi i dhurimit ishte mundësimi i pjesëmarrjes të zotit Edi Rama, atëherë ish-kryetar i opozitës, në një darkë për ngritje fondesh të organizuar nga Presidenti Obama, në San Francisco - Californi.

Në fakt zotit Rama, u tha se iu ndalua pjesëmarrja në atë darkë, por ai arriti të bënte një foto me ish-Presidentin Obama në këmbë, ndërsa ish - Presidenti, po hynte në sallën e darkës. 

Kjo foto u hodh në publik nga zoti Rama në fushatën e zgjedhjeve të vitit 2013 me qëllim ndikimin e votuesve, duke krijuar idenë  se ai kishte mbështetje e zotit Obama—pretendim që u shtjellua nga mediat e afërta me zotin Rama, gazeta TemA,  Tv Top Chanel, gazeta Shekulli, Tv 24 Ore News, Gazeta Shqiptare, e të tjera .

Dy! Tani kemi një dukuri të vjetër, një “sëmundje” të vjetër të politikanëve shqiptar, nga Tirana, Prishitna, dhe Shkupi e Podgorica, kur vizitojnë SHBA.

 Të cilët, kur vijnë këtu  paguajnë para të taksapaguesve shqiptarë , për të siguruar takime, në Shtëpinë e Bardhë, Capitol Hill- Kongres dhe Senat, takime me personalitetet e njohura amerikane, që s’janë aspak në përputhje me ato lidhje që ata proklamojnë, ne vendin e tyre me të madhe, sapo marrin ndonjë fotografi apo bëjnë një  shtrëgim të duarve për kortezi ne Washington.

Dhe, kjo natyrisht, se ka ndikur shumë, si dhe duke e rritur së tepërmi “oreksin” e shfrenuar për ndërhyrjen për ndonjë “paqe”, ose të shitjes së saj, si një dicka “që nuk ka ndodhur asgjë mes Kryeministrit Rama, dhe Presidentit Trump dhe Administratës së tij, gjate fushates, presidenciale 2016. 

Pikerisht,  me  ato deklaratat e forta, kundra - Trump, për kandidaturën e tij si President i SHBA, në Tv TemA, Klan Kosova Tv dhe gjigandin televizivë të planetit, CNN.

Më 20 janar 2017, në Washington, si dihet u zhvillua ceremonia zyrtare e përurimit - betimit të Presidentit të 45-të, SHBA, Donald Trump, ku disa politikan nga Shqipëria dhe Kosova, ose u ftuan zyrtarisht, nga organizatori i Ceremonisë, ose e blenë biletën e pjesmarjes së tyre ne kete ngjarje.

Ndërkohë, që njërëzit, e Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, kontaktuan “pa pushim” gjatë fund muajit Dhjetor dhe fillim muajin Janar, me shqiptaro amerikan me reputacion të fuqishëm në qarqe politike në SHBA, mes Republikanëve dhe Demokratëve, nga ata që ka qasje dhe lidhje në Shtëpinë e Bardhë, Departamentin e Shtetit dhe atë të Mbrojtjes si dhe në Kongres e Senat, edhe me figura të njohura publike Amerikane, që të ndërhyjnë  duke u ofruar atyre, si “shëprblim” edhe shuma të mëdha parash, ose përfitime të tjera (afariste e biznisi), në se i sigurohej një Ftesë zyrtare, nga Shtëpia e Bardhë, për zotin Rama, pjesmarrjen e tij zyrtarisht më 20 Janar.

Dhe, tani duke e pare, kete te dyten  në një tjetër këndvështrim, me te paren ate me këto historit e Zotit Rama, me ndërhyrjet ne Washington,- për takime, qoft ato me një shtrëgim duarsh, apo edhe një fotografi si ajo me ish Presidentin Obama në San Francisko, apo edhe kur e vizitojë Shtëpinë e Bardhë nga dera e prapëme e saj,  tregojn sa të rëndësishme janë sidmos në prag zgjedhjesh , këto takime, sidomos të zotit Rama, që ato të dëshmojnë se ai pëlqehet apo mbështetet nga udhëheqësit amerikanë - Shtëpia e Bardhë, përfshirë edhe Presidentin e ri Donald Trump.

Kjo nga që një Kryeministër si zoti Rama, që pagoi 80 mijë dollarë vetëm për një fotografi, cfarë nuk pret të paguaj tani edhe për një takim më Presidentin e SHBA, Donald Trump, të cilin Rama, e ka atakuar publikisht deri ne CNN.

Dhe, kjo pra është e vërteta se si Zoti Rama,  politika shqiptare sot, ka shume politikan, qe po  shpenzojn qindra mijëra dhe ndoshta miliona dollarë, çdo vit, për lobime dhe ndikime me qëllim pritjen, fotografimin apo deklarata pro tyre nga politikanë të huaj, veçanërisht ata amerikanë, apo thjesht zbutjen e kritikave ndaj tyre.

Dhe, Kryeministri Rama, për këtë mendoj se është një ndër politikanët më të "suksesshëm" në këtë drejtim i cili ka arritur të krijojë një rrjet të jashtëzakonshëm lobimi, lidhjesh e favoresh për të siguruar “mbështetje” në dukje ndaj tij, ne Europe dhe SHBA.

Gjate ketyre 4 vieteve si Kryeministër, Rama ka vënë në shërbim të këtij qëllimi të gjitha burimet publike duke ofruar madje edhe kontrata dhe projekte konsulence për rrethin e klientëve të tij ndërkombëtarë, që nga kontrata që mbahet e fshehur me Universitetin e Harvardit deri tek kontratat në fushën e Rilindjes urbanistike, 1 Miliard dollar investime.

Ai tani eshte zen keq, sepse në kulmin e fushatës presidenciale, në SHBA, zoti Rama u “fut në fushat”, dhe, doli hapur si mbështetes i kandidates demokrate Hillary Clinton. 

Ai brenda pak ditësh  ka përsëritur shqetësimin e tij lidhur me zgjedhjen e mundshme si President të SHBA të Donald Tramp, kandidatit që kryesonte deri atëhere garën e republikanëve amerikanë në fushatën presidenciale, të cilën Trump edhe e fitojë më 8 Nëntor 2016, .

Mirëpo, cfarë do të thotë tani , Kreyministri i Shqiperise ,  me ndërhyrjet e njërezve të tij, , dhe parat e orfruara, a do të thotë se: “ Eshtë penduar Edi Rama për deklaratat ndaj Trump-it?, kjo menodj se nuk do spekullime, mbasi mbetet për të mësuar ……….!”

Vecse do te kujtoja edhe nje her se gjatë nji interviste dhënë për meida, filantropisti i njohur shqiptaro amerikan, Richard Lukaj, ka folur edhe për lobimin e shqiptarëve në Amerikë, si dhe zgjedhjen e Trump President.

Ai ka thene se : “Pa ura të tilla efektive, të cilat unë kam shpresë se mund të ndërtohen, kam frikë se do të vijnë ditë të ashpra në rajon, duke i përfshirë edhe shqiptarët” ka thënë Lukaj, i cili ka shtuar se “aparturat shtetërore”, në Prishtinë e Tiranë, po paguajnë para të taksapaguesve shqiptarë në Ballkan për iniciativa që s’janë në përputhje me diasporën shqiptare”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat