Në kujtim të 36 vjetorit të demostratave të vitit 1981

Opinione

Në kujtim të 36 vjetorit të demostratave të vitit 1981

Nga: Sinan Kastrati Më: 10 mars 2017 Në ora: 10:47
Sinan Kastrati

"Dhe një zë vengon nga lumi, 

Më buçet, më zgjon nga gjumi,
…..................................
Ngrehuni dhe bjeruni,
Korini dhe shtypini,
Katundar' e punëtorë,
Që nga Shkodra gjer në Vlorë!" (Anës Lumenjve, F. S. Noli)

Nesër, më 11 Mars 2017 mbushen 36 vjet për një nga ngjarjet më të rëndësishme të shqiptarëve të Kosovës në ish ish shtetin e sllavëve të Jugut, Jugosllavinë socialiste e vetëqeverisëse, pas vdekjes së J.B.Titos, Demostratave pranverore të 11 dhe 26 Marsit e ato të 1 e 2 Prillit të vitit 1981.

Dilni në demostrata, dilni he u dalt e dala!
Në kujtim të demostratve pranverore të sudentëve, 11 dhe 26 Marsit e 1 e 2 Prillit 1981

Demostratat duhët të përkujtohem përveç akademive solemne, publikimeve me të dhëna të reja shkencore, me libra, fotografi, me intervista të pjesmarrëve dhe të analistëve e studjuesve të fushave të ndryshme, si të historisë e fushave të tjera pasi që ato ngarje kanë pasur ndikim edhe në ekonomi, politik, arsim etj. dhe janë reflekua kudo, si në poezi, folklor, pikturë, psikologji etj.

Po kush me dalur në demostrata se?

Por ato duhën përkujtuar edhe me protesta e demostrata, demostrata kundër këtyre kifarëve, kësaj klase politike, kundër këtyre kriminelëve që e kanë pushtua Kosovën!

Po kush me dal në demostrata e protesta?

Të gjithë janë veteranë të uçk-së, (afro 100.000 sosh) të burgosurit “politikë”, disa qindra, e ndoshta më shumë, shumica në pdkn-në dhe partite tjera motra, antarë e simpatizantë të tyre dhe vetëm ata din ta kallin Kosovën, ti shkyejnë flamujt dardanë të vrasin e të vjedhin ashtu siq bënë disa herë vetëm në këto vitet e fundit! Sepse ata kështu i kujtojnë demostratat, me vandalizëm nga huliganët, duke djegur.

Sa herë që vie 11 Marsi, këthem prapa dhe e kujtoj 11 Marsin e Vitit 1981.

Këtë ditë nuk punoj.

Nuk punoj asgjë, më 11 Mars.

Çdo 11 Mars, nuk shkruaj!

11 Marsi i Vitit 1981.

Ishte ditë e Mërkurë.

Mbrëmje ishte.

Luftuan për Liri, e u vranë në “liri”

Rrugët e Qytetit të Studentëve, më shumë se çdo herë tjetër ishtin mbushur me protestues, të rinjë e të reja.

Kishte edhe fëmijë ... punëtorë, pleq.

Fëmijët na ushqenin me bukë e na jepnin ujë. Punëtorët ... e pleqt na këshillonin.

Vdiqën e u vranë Ibrahim Nikqi e Enver Haliti, Ilaz Gashi e “vdiqën” shumë të tjerë pasi dualën nga Burgjet jugosllave. Ndërsa këta pushtetarët tanë, “e mbajtën” burgun dhe dualën nga burgu”, edhe më të fortë e të shëndetshëm. U martuan edhe nga dy e tri herë e bënë fëmi edhe me kudra e kurva e “ndertuan” nga dy e tri shtëpi, pallate, kulla, hamame e hareme. Dhe “pshtuan pa therrë në kâmb`”. U bënë më të pasur, u bënë pushtetartë, pushtuesiit e rinj.

U vranë Adem Jashari e Ahmet Krasniqi dhe u quajtën spiunë e tradharë.

I pari pse pinte kafe “lirshëm” para shkive e me “policë shki”, në Skënderaj e i dyti pse ishte i martuar me shkinë. Po a nuk ishte i martuar edhe Anton Çetta e Mark Krasniqi, Dritëro Agolli e personalitete të tjera të artit, letësisë, kulturës e politikës po edhe Agim Çeku e Albin Kurti e ... ishin dhe janë të martuara me shkina (fjala shkinë nuk ka qëllimin e keq. Unë nuk e përdori në kuptimin negativ. Fjala shka dmth. sllav).

Po të shkojmë më larg, Andon Zako Çajupi e Sami Frashëri Mbreti i Suedisë ... e Sulltanët turq, ish sekretari i OKB-së, Kofi Annan, Diplomat etj. të gjithë i kanë pas gratë sllave e të mileteve tjera, por nuk i ka quajtur askush tradhtarë. (të më falin familjarët për fjalorin tim origjinal. Nuk kam qëllim ofendimi, e më së pakut për familjarët e heronjëve, siq është Familja e Ahmet Delisë, e asaj të Adem Jasharit, Ahmet Krasniqit, e Tahir Zemajt ... e të tjerë).

U zunë prita e u organizuan atentate ndaj fëmijëve e familjarëve më në ZË që kishte Kosova, si ajo e Ahmet Delisë së Prakazit, Shaban Polluzhës, udhëheqësit të Luftë së Drenicës, e të tjerë, pastaj atentate, si ai kundër Fetah Rudit.

U burgosën e u kidnapuan ish deputetët e Kuvendit të Kosovës, nga Cubat e Drenicës, Hashim Thaqi e Sabit Geci e të tjerë.

U kidnapuan edhe Jakup Kastrati, Cen Desku e ... Blerm Kuqi, ish kryetarë të ldk-së e më vonë, kryetarë komunash nga hashim Thaqi e ...

U vranë edhe dy kryetarë të komunave, në Suharekë, dhe në Klinë, Ukë Bytyqi dhe Ismet Raci, të dytë nga LDK-ja.

U vranë dhe Enver Maloku e Xhemajl Mustafa. Tragu i vrasëve shkon te “komandant pamukat”, në Drenicë, Dukagjin, Llap e Llapushë.

U rrehën burrat e fshatit Qabiq e të Drenofcit të Zatriqit, fshat afër Rahovecit, po nga “komandantët” e uckk-së dhe me dijën e Gani Paqarizit, Bislim Zyrapit e disa tjerë. Nga ...

U vodhën dëshmitë, droga, ari e argjendi në ndërtesën e Policisë në Prishtinë.

U publikuan aferat për punësime e për tjera të pista që nga Hashimi e deri te “Vlora” dhe askush nuk mori guxim që të largohet nga politika, përkundrazi, u bënë pashallarë e padishahë

Hashima, ku e keni ushtrinë e Kosovës?

”Ushtrinë e Kosovës, Deklaratën e Pavarësisë (2 Korrik 1990), Kushtetutën e shtetit (7 Shtator 1990) dhe institucionet e pavarura i ka shkatërruar puçi ushtarak, të cilit i kanë shërbyer Hashim Thaçi, Kadri Veseli, LPK, LKÇK etj” (A.G.).

Ju kishit ushrinë më “të fortë” e më të “diciplinuar” në Ballkan, me 30.000 ushtarë dhe donit t`i çlironi edhe viset tjera të ish jugosllavisë dhe ish shteteve tjera fqinje, aty ka ka shqiptarë, abëreshë e arbanas.

Në gjykimet kundër të rinjëve shqiptarë, nga ish shteti gjakatar jugosllav, si pjesmarrës kundër të rinjëve shqiptarë, në demostratat më 1981 kishte edhe “oficerë” me grada “majorë”, ku janë ata tash?

”Nëse në Kosovë krijohët Ushtria nga Hashimi e Kadria, do të jetë si UÇK, ushtri pa ushtarë veç me këta dy gjeneralë dhe ushtarët fiktivë do t'i shtinë në te për vota, kush u jep votën ata e shkruajnë ushtar sic bënë me veteranët, kush u jep votën e bëjnë veteran.
Po kjo është ushtri partie PDK e jo ushtri Kosove” (Rexhep Shahu)

Pse u bëne gjithë këto dallavere, njollosje e rrena?

Këto të këqia fillin e kanë me Demostratat e vitit 1981, ku shumë pjesmarrës me yllin pesërrremësh komunistë e lpk-istë të mëvonshëm, djem “të zgjedhur” e të regjur në uthull, si Hydajet Hyseni, Jakup Krasniqi, Basri Musmurati, Mehmet Hajrizi... u munduan që demostratat e drejta dhe për të drejta të barabarta, ti veshin me petkun ideologjoik, marsist-leninist e stalinist-enverist dhe ato që nuk i arritën atherë, i vazhduan më vonë, me kalljen e Shqipërisë më 1997 dhe “luftën”, më 1998, 1999 në Kosovë, me hakmarrje, njollosje e deri edhe te vrasjet e kundërshtarëve politikë.

U vranë dhe u shanë patritoët më të mëdhenj, si Ibrahim Nikqi, me vëllain Rexhepin, djemt e Sylë Mehmetit, ish i burgosur politik në burgun famkeq të Goli Otokut. Të dytë u vranë në Shqipëri, disa qindra metra pa hyrë në Kosovë, në Kosovën e pushtuar nga pushtuesit e rinj, lpk-istët.

Thuhët se Ibrahim Nikqi, miku im i shtrentë e i paharruar dhe ish “shoku” i gjeneratës e “shoku” i Xhavit Halitit u vra në pritë nga bandat e uçk-së të udhequra nga xhavit halitat. U vranë edhe Ilir Konushevci e shumë e shumë të tjerë dhe asnjë vrasës nuk doli para gjykatës.

Pse i bëmë Demostratat më 1981?

-Që ta shporrim një pushtues sllav e mjerisht na erdhën pushtuesit tjerë, me ideologji staliniste sllave, “shqiptarë stalinistë” edhe më të këqinj se komunistët e Partizanët e Titos.

Sepse “historia” fillon me LPK-në dhe ... uçk-në dhe me daljen në skenë të njerëve me qorape në “ftyrë”.

Prandaj kemi edhe dy data të “shpalljës së pavarësisë” e dy kushtetuta dhe një “shtet” pa ushtri, pa pare (monedhë), pa ... falë hashimave e kadriave ...

Po e mbyll shkrimin tim për “demostratat” me vargjet e Nolit, priftit ortodoks shqiptar, me rroba të zeza e zemër të bardhë

"Arratisur, syrgjynosur,
Raskapitur e katosur,
brohoras me bes' e shpresë,
anës Elbë-s, anës Shpre-së."

Unë kam shkruajtur një fejton me më shumë se 17 vazhdime, me rastin e 34 e 35 vjetorit të demostratave të vitit 1981 dhe e kam publikua në shtypin shqiptarë, me titull:

"Në kujtim të demonstratave të 11 e 26 Marsit të vitit 1981" dhe me nëtituj: 

"A ishin demonstratat e ’81-shit të organizuara dhe kush ishin organizatorët?"

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat