O maqedonas, nga ju vjen rreziku, nga shkrimet qirilike serbo-bullgare, apo nga alfabeti latin i shqiptarëve

Opinione

O maqedonas, nga ju vjen rreziku, nga shkrimet qirilike serbo-bullgare, apo nga alfabeti latin i shqiptarëve

Nga: Sulejman Mehazi Më: 11 mars 2017 Në ora: 12:19
Sulejman Mehazi

O maqedonas, o ju që na konsideroni nj?soj si nacionalitetet tjera pakicë në shtetin me emrin e popullit tuaj, Maqedoni, që na urreni pa kufij, sikurse serbët e grekët që s'ju duan juve, ashtu edhe ju të njëjtët veprime bëni ndaj nesh. Po ju bëjmë disa pyetje të logjikshme e assesi cinike e nënçmuese, juve bashkështetas maqedonas:

-Ç'jeni ju, maqedonas antik, apo maqedonas sllavë? Po të ishit popull antik atëherë do duhej ta flisnit ose greqishten ose shqipen, pasi argumentet historike e shkencore vërtetojnë se  në këto territore kanë jetuar dy popuj me gjuhët e tyre të veçanta helase e ilire. Kjo argumenton se prejardhja e juaj është sllave, ardhacakë të ardhur në këto troje nga Rusia e largët.

-Nëse ju bashkështetasit e mi maqedonas do ishit popull me tradita kulturore, tradicionale, folklorike, gjuhësore e fetare autoktone e origjinale, pse atëherë grekët s'ua pranojnë identitetin tuaj kombëtar? Mos vallë identiteti juaj kombëtar është i dyshimtë? Pse bullgarët s'ua pranojnë identitetin tuaj gjuhësor? Mos vallë identiteti juaj gjuhësor është i dyshimtë? Pse serbët s'ua pranojnë kishën tuaj autoqefale ortodokse maqedonase? Mos vallë identiteti juaj fetar është i dyshimtë?

Pra, rrezikshmëria e qenies suaj kombëtare, gjuhësore e fetare nga cila anë vjen, nga shqiptarët që i urreni deri në pafundësi, apo nga serbët, grekët dhe bullgarët?

-O ju popull maqedonas naiv, si mund të jetë e rrezikshme për ju, gjuha shqipe, kur kurrgjë s'ka të përbashkët me maqedonishten si nga aspekti leksikor,  fonetik, morfologjik, sintaksor e alfabete-drejshkrimore? Aq jeni popull i pa marrë veshtë e aq keni budallej politikanë e intelektualë sa që nuk e kuptojnë se nga ju vjen rreziku i qenies suaj kombëtare, gjuhësore e fetare.

Po nga ju vjen rreziku, a nga shkrimi qirilik serb e bullgar, apo nga alfabeti latin i shqiptarëve? Nga gjuha e juaj motër serbe-bullgare, apo nga shqipja e veçantë?, nga feja juaj e njëlloj ortodokse serbe-greke-bullgare, apo nga bashkështetasit tuaj shqiptarë me fe myslimane? Mos kjo tregon e argumenton se me të vërtete ju jeni " veshtaçka nacia", popull artificial.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat