Kur Serbia i thotë JO Ushtrisë së Kosovës, shqiptarët urgjentisht, duhet ta bëjnë atë!

Opinione

Kur Serbia i thotë JO Ushtrisë së Kosovës, shqiptarët urgjentisht, duhet ta bëjnë atë!

Më: 16 mars 2017 Në ora: 07:11
Prof.Dr.Mehdi Hyseni

Lidershipi i Kosovës, sa më parë të jetë e mundur, do të duhej që FSK-në ta transformonte në Ushtrinë e rregullt të Kosovës për t’u treguar serbomëdhenjve, se në Kosovë ZOT janë shqiptarët, JO Serbia kolonialiste dhe gjenocidale. 

Me një fjalë, qeveria, kuvendi dhe presidenca e Serbisë mund të vdenosin  dhe të nxjerrin ligje vetëm për qytetarët e tyre brenda Republikës së Serbisë, jo në Kosovë, në asnjë mënyrë mbase kjo është shteti pavurur dhe sovran, që nga 17 shkurti 2008.
 
-Ushtria e Kosovës e as shqiptarët nuk e rrezikojnë Ballkanin, as Evropën e as botën, por “Velika Srbija” ka qenë ajo që ka shkaktuar luftërat ballkanike dhe Luftën e Parë Botërore për t’i mbrojtur interesat strategjike të  Aleancës së sllavëve jo vetëm në Ballkan, por edhe në Evropën Lindore dhe në atë Juglindore. Ky ishte shkaku i vrasjes së trashëgimtarit të fronit të Austro-Hungarisë, Franc Ferdinand, më 28 qershor 1914 në Sarajevë nga  atentatori terrorist serb Gavrilo Princip, i cili, njëherazi ishte edhe aktivist i Organizatës së fshehtë terroriste  serbe “Dora e zezë”, e drejtuar nga koloneli serb Dragutin Dimitrijeviq (Apis).
 
Ballkanin e rrezikon “Velika Srbija”, jo Ushtria e Kosovës!
 
Kjo është arsyeja kryesore, pse Kosova, Amerika, NATO-ja dhe BE-ja, duhet që sa më parë ta legalizojnë Ushtrinë e Kosovës.
 
Sepse Ushtria e Kosovës nuk rrezikon Ballkanin, por hedhurinat dhe mbetjet-recidivat e fashizmit, të kolonializmit, të hegjemonizmit, të ekspansionizmit dhe të militarizmit të Serbisë së Madhe  (1844-2017). Ky është problemi serioz i Ballkanit, i cili edhe pas kryerjes së tri gjenocideve të Serbisë kundër Kroacisë, Bosnjë dhe Kosovës (1989-1999), kjo, edhe sot ushqehet me pretendime territoriale ndaj Kosovës, me  qëllim që ta rikthejë nën sundimin e dikurshëm kolonial (1912-1999).

Ushtria e Kosovës  i ka vënë në lëvizje të të gjithë armiqtë e pavarësisë së Kosovës!
 
Riaktualizimi i formimit, përkatësisht i legalizimit të Ushtrisë së Kosovës ( mbase UÇK-ja është formuar qysh gjatë viteve të 90-ta të shekullit XX, kur  ushtria, policia dhe forcat barbare paramilitare  të Serbisë  gjenocidale të Slobodan Milosheviqit patën ripushtuar dhe rikolonizuar Krahinën Autonome të Kosovës, më 1989)  pothuajse është bërë  “temë  sensacionale” jo vetëm për Serbinë kolonialiste, por edhe për Ballkanin dhe për Evropën saqë  ekspertët dhe analistët  e tyre me oirentim të mbështetjes së strategjisë  ruso-sllave evropiane dhe ballkanike kanë shkuar aq larg me  komentet dhe me analizat e tyre “profesionale” politike saqë   tarnsformimin e FSK-së në Ushtrinë e rregullt të Kosovës  e kanë cilësuar si faktorin kryesor strategjik  të formimit të ashtuquajturës “SHQIPËRIA  E MADHE”.
 
Kjo është parullë propagandistike antishqiptare e Beogradit dhe e partnerëve të tij sllavë ballkanikë dhe të Evropës Lindore me Rusinë në krye, plotësisht simetrike me parullën e dikurshme çetniko-fashiste serbomadhe se “pavarësimi i Kosovës, do ta destabilizonte Ballkanin”!  Mirëpo, kjo shpifje dhe kjo akuzë e politikës, e propagandës, e diplomacisë, e Kishës Ortodokse Serbe, e publicistikës dhe e kuazishkencës serbe në praktikë ngeli vetëm si   parullë  e shkruar në letër, asgjë më shumë (ndonëse shfrytëzohej si pretekst për survejimin, arrestimin, burgosjen dhe dënimin drakonik të shqiptarëve, të cilët kërkonin dhe vepronin, që Kosova të fitonte statusin e Republikës mbi parimin e kombësisë sikurse republikat e tjera të ish-RSFJ-së së Titos), sepse koha 9-vjeçare (17 shkurt 2008-2017) e pavarësimit të Kosovës dëshmoi krejtësisht të kundërtën e parullës së theksuar serbomadhe mbase Republika e pavarur dhe sovrane e Kosovës nuk rrezikoi as minoritetin serb, as Republikën e Serbisë, e as nuk e përflaku rajonin ballkanik, por  vetëm se varrosi përgjithmonë ëndrrat dhe aspiratat e sundimit kolonial shekullor të Serbisë së Madhe (1848-2017).

Pikërisht, ky realitet i sotshëm ia verbon sytë politikës  kolonialiste dhe neokolonialiste të Serbisë së pareformuar dhe të pademokratizuar (2000-2017),  e cila po pretendon të hyjë në BE, por duke mos e njohur Kosovën si shtet të pavarur e as formimin e Ushtrisë së saj!?

Kjo strategji antishqiptare, antievropiane dhe antiamerikane e Serbisë, duhet  të shkallmohet politikisht dhe diplomatikisht nga ana Uashingtonit, e Brukselit, e Brelinit, e Parisit, e Romës, e Vjenës e  Otavës dhe e Kanberas, sepse rrezikon ineteresat afatgjata  strategjike të Amerikës, të NATO-s dhe të BE-së në Ballkan.

Edhe ambasadori serb Slaven Terziq versus Ushtrisë së Kosovës!
 
-Amerika, as NATO-ja e as BE-ja nuk mbështesin, as nuk janë në dijeni për   kurrfarë “Shqipërie të Madhe” në Ballkan, por stimulojnë vetëm integrimin e vendeve ballkanike në BE, që njihet me emrin “Ballkani Perëndimor”!
 
Kjo është e vërteta. Mirëpo, këtë të vërtetë me qëllim e shpërfytyrojnë eksponentët  nacionalistë dhe shovinistë të Serbisë dhe të “bishtave” të saj të amalgamës sllave ballkanike dhe të Evropës Lindore me Rusinë në krye (piemontin e sllavizmit).
 
Ambasadori i Serbisë në Moskë, Slaven Terziq  ka deklaruar se  “Qeveria e Serbisë po llogaritë në  reagimin e shpejtë të KS të Kombeve të Bashkuara lidhur me krijimin e  ushtrisë së Kosovës. Kujt dhe për çfarë qëllimesh po i duhet destabilizimi i rajonit dhe çfarë kuptimi  gjeopolitik ka procesi i qartë  i krijimit të Shqipërisë së Madhe”? 

Vërtet, asnjë njeri normal nuk e ka  të qartë kundërshtmin e Serbisë ndaj legalizimit të Ushtrisë së Kosovës!?

Së pari, kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe nënministri i tij Ivica Daçiq përmes deklaratave dhe intervistave të tyre dhënë masmediave të ndryshme serbe dhe të huaja kanë  kundërshtuar ashpër krijimin e Ushtrisë së Kosovës, duke ushtruar ankesa politiko-propagandistike BE, NATO-s, që të pengonin qeverinë dhe kuvendin e Kosovës, të mos  miratonin Ligjin për transfomimin e FSK-së në Ushtrinë e rregullt të Kosovës, me motivacionin absurd dhe të paqëndrueshëm gjoja se “Formimi i ushtrisë së Kosovës, da ta rrezikonte minoritetin serb në Kosovës, si dhe do ta prishte paqen, qëndrueshmërinë dhe sigurinë në rajonin ballkanik”!?

Në këtë vështrim, qeveria e Serbisë   ia “tërheq vërejtjen” qeverisë dhe kuvendit të Kosovës, se pa pëlqimin dhe pa votën e deputetëve dhe të ministrave serbë në qeverinë dhe në kuvendin e Kosovës, nuk mund të formohet ushtria e Kosovës!?

Çfarë absurdi ky, Beogradi, duke u përzier në çështje të brendshme të Kosovës po kërkon që për formimin e Ushtrisë së Kosovës, duhet të merret pëlqimi i minoriteteve në Kosovë!?

Pse kjo ndërhyrje e Serbisë, kur Kosova është vetëm një shtet fqinjë i saj, as më pak e as më shumë?

Çfarë  “standardi ligjor” dhe “demokratik” na  qenka sugjerimi  serb, se Kosova nuk mund ta formojë ushtrinë pa pëlqimin e minoriteteve etnike?

Ky farë  “standardi” i sugjeruar nga  kryeministri Vuçiq dhe nënkryeministri e ministri i Jashtëm Ivica Daçiq, të sjellë në kohën shkuar, kur Serbia kërkonte zabatimin e “standardit” të decentralizimit të Kosovës, kur Kosova ende nuk kishte kurrfarë shteti centralizues, por prapavija e  tij ishte  copëtimi i territorit të Kosovës  sipas enklavave  etnikisht të pastra serbe ( duke i shndërruar edhe fshatrat në komunat serbe).

Një objektiv të tillë Serbia e arriti në saje të  koncesoneve të bëra nga ana e lidershipit të dobët politik të Kosovës dhe të zbatimit të “Planit të Marti Ahtisarit” sipas të cilit, minortiteti serb fitoi më shumë të drejta sesa shqiptarët si shumicë dërrmuese në Kosovë (90%).

S’ka dyshim se “decentralizimi” i Kosovës ishte padrejtësia më e madhe, që iu bë shqiptarëve ngase iu  tjetërsua pasuria, territori dhe pushteti nga formimi  i komunave etnikisht të pastra serbe. Ndër tjera, në këtë rast u shkel edhe parimi edhe standardi  “multietnik”, sepse u krijuan komuna dhe territore njëetnike serbe, të cilat me ndihmën e Serbisë, do të bëjnë përpjekje afatgjatë për kantonizimin e tyre gradual në emër të “normalizimit” të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës.
 
Pse Serbia e centralizuar nuk u decentralizua?
 
Pikërisht, në këtë pikëvështrim është cenuar standardi uniform, sepse , së pari, do të duhej të dencentralizohej Serbia e centralizuar nga regjimi social-komunist i Slobodan Milosheviqit, i cili me tanke policore, ushtarake dhe paramilitare ripushtoi Kosovën(1989-1999), si dhe kreu tri (3) gjenocide kundër Kroacisë, kundër Bosnjës dhe kundër Kosovës.

Pse  nga bashkësia ndërkombëtare nuk u kërkua,që së pari, të decentralizohej Serbia si vend agresiv, pushtues dhe gjenocidal, por e detyroi Kosovën-viktimën e terrorit dhe të gjenocidit serb?- Ky ishte gabimi fatal  i zbatimit të  “standardit të dyfishtë” të Planit të Marti Ahtisarit për Kosovën (të cilin qarqet drejtuese të Kosovës e pranuan pa kurrfarë reserve) sipas të cilët minoriteti serb u barrikadua nëpër enklavat e tij etnikisht të pastra.

Pse Serbia nuk u detyrua që standardi i decentralizImit të zbatohej në pjesët e territoreve të saj të banuara me minoritetet kombëtare dhe etnike (Novi Pazar, Preshevë, Bujanoc, Medvegjë dhe në Vojvodinë)?

Pse Serbia po kërkon diç absurde, joligjore dhe jokushtetuese, që për formimin e Ushtrisë së Kosovës, së pari të merret pëqlimi nga minoritetet, të përfaqësuara në parlamentin  dhe në  qeverinë e Kosovës?

Pas shkatërrimit të Armatës Popullore të ish- Jugosllavisë nga ana e Serbisë gjenocidale, Beogradi formoi ushtrinë e Serbisë pa konsultimin dhe pa pëlqimin e minoritetit shqiptar, të minoritetit hungarez, të minoritet mysliman boshnjak, të minoritetit bullgar, të minoritetit kroat, të minoritetit rumun, të minoritetit sllovak dhe të minoritetit rusin etj.!

-E, çfarë tash, ndryshe, jashtë këtij “standardi” vetjak, Beogradi zyrtar po kërkon që NATO-ja, SHBA-ja dhe BE-ja, të mos lejojnë formimin e  Ushtrisë së Kosovës  mbase sipas lidershipit të tij, kjo  duhet penguar me të gjitha mjetet, sepse “rrezikon pakicat dhe destabilizon Ballkanin”!?
-Nuk është  ky “standard i dyfishtë” i Serbisë ndaj Kosovës, Serbia mund të ketë ushtrinë e vet të rregullt, kurse Kosova JO, sepse kështu po kërkon dhe po thotë Serbia?!
 
Titullarët e institucioneve shtetërore të Serbisë (presidenti, kryeministri dhe ministrat) e as kisha politike serbe nuk kanë të drejtë t’i akuzojnë e as t’i fajësojnë Amerikën, NATO dhe BE-në kinëse për zbatimin e  “standardeve të dyfishta” ndaj minoritarëve serbë në Kosovë dhe ndaj Serbisë, kur është fjala për mbrojtjen dhe njohjen e të dejtave të tyre në Kosovë.
 
-Cilat janë ato “standarde të dyfishta” të cilat Amerika, NATO-ja dhe BE-ja po i “zbatuakan” në Kosovë, duke i favorizuar shqiptarët në kurrizin e të drejtave dhe lirive të serbëve?!
 
Sipas  ambasadori Slaven Terziq, faktorëtt ndërkombëtarë  “po zbatuakan standarde të dyfishta, në njërën anë zhvillojnë luftë kundër islamizmit radikal në Lindjen e Afërt, kurse në anën tjetër, të njëjtin radikalizëm e mbështesin në Kosovë”?!
 
Çfarë idiotizmi dhe iracionalizmi ky  konstatim akuzues i ambasadorit Slaven Terziq në adresën e Amerikës dhe të aleatëve të saj evro-perëndimorë (që nuk ka pasur guxim , t’i apostrofojë me emër dhe mbiemër, por sheshit aludon në Amerikën dhe në aleatët e saj evropianë perëndimorë), që janë të pranishëm në Kosovë.
 
Përkundrazi,  në asnjë aspekt nuk qëndron sajimi i kësaj shpifjeje dhe  gënjeshtre të këtillë të ambasadorit serb Terziq qoftë në kuptim strategjik, qoftë politik, qoftë ushtarak, sepse as Amerika  e as Evropa Perëndimore nuk po nxisin dhe nuk po mbështesin kurrfarë  radikalizmi e as kurrfarë terrorizmi islamik në Kosovë e as në Ballkan. Por, përkundrazi, po i luftojnë të gjitha format e  shfaqjes së tij, edhe në rajonin ballkanik, ashtu sikurse në vendet e tjera të Lindjes së Afërt, të Lindjes së Mesme etj.
 
Po, si është e mundur që  edhe ambasadori serb Slaven Tërziq  në Moskë të merret me çështjen e formimit të Ushtrisë së Kosovës dhe, për më tepër, këtë ta ndërlidhë me projektin historiko-politik startegjik serbomadh  të  “Shqipërisë së Madhe”, e  cila qe më se dy shekuj  (XIX, XX) u provua si arma më efektshme e mbrojtjes së Srbisë së Madhe (1844-2017).
 
“Shqipëria e Madhe” nuk është   as ide e as kërkesë e kombit shqiptar në Ballkan
 
Çfarë  lidhje paska  formimi  legal dhe kushtetues i formimit të ushtrisë së Kosovës me konceptin e sajuar serbomadh të “Shqipërisë së Madhe”, e cila sipas ambasadorit Terziq, tanimë qenka “bërë proces i qartë gjeopolitik”?!
 
Si qenka “bërë porces  gjeopolitik Shqipëria e Madhe”, kur ajo nuk ekziston as historikisht, as de fakto e as de jure”, kur kjo “temë”  e shpifur dhe e trilluar nga vetë  historiografia falsifikatore, nga politika shtetërore dhe nga politika e Kishës Ortodokse, asnjëherë nuk ka qenë objekt  shqyrtimi i ndonjë tryeze diplomatike evropiane  a ndërkombëtare.

Këso shpifje të rafinuar propagandistike nuk mund të gjesh as në analizat politiko-porpagandistike antisemitiste të Joseph Gebelsit të  Gjermanisë naziste.
 
Kush janë ata që po kërkojnë krijimin e “Shqipërisë së Madhe”, kur  në trojet  e Shqipërisë Etnike, nuk ekziston asnjë lider politik, asnjë shtetar, asnjë shkencëtar, asnjë, parti, asnjë lëvizje, asnjë lidhje, asnjë organizatë, asnjë front, asnjë shoqatë dhe asnjë klub politik, që me program a platform të ketë kërkuar  ndonjë “Shqipëri të Madhe”?

Cilat qenkan ato shtete evropiane dhe botërore, që  e paskan  mbështetur  dhe  bërë  “fakt të kryer strategjik”  atëfarë “Shqipërie të Madhe” të trilluar të diplomatit serb Terziq,  kur kjo  nuk  ekziston as  ide, as si tezë, as si koncept, as si program, as si platformë, as doktrinë e as si praktikë  e politikës kombëtare dhe shtetërore shqiptare  (1912-2017).
 
Kjo është një gënjeshtër  serbomadhe, e njohur që nga “Naçertanija” e Ilija Garashaninit (1844), që do të thotë “të gjithë serbët në një shtet serb”, të krijaur nga territoret  e pushtuara të SHQIPËRISË ETNIKE, të HUNGARISË dhe të KROACISË. Këtë strategji të gabuar dhe fataliste e provoi edhe kryekrimineli Slobodan Milosheviq, i cili dogji Kroacinë, Bosnjën dhe Kosovën, duke vrarë me qindara e mijëra civilë, me qëllim që t’i zgjeronte kufijtë e Serbisë së Madhe të Ilia Garashaninit, të Vuk Karaxhiqit dhe të Jovan Stratimiroviqit.
 
Manipulimi me togfjalshin politik “Shqipëria e Madhe” është  arma më e rrezikshme politiko-propagandistike e  Serbisë së Madhe për zhbërjen dhe për mohimin e identitetit kombëtar, territorial dhe shtetëror të SHQIPËRISË  ETNIKE, të cilën serbomëdhenjtë e quajnë “Velika Albanija”(Shqipëria e Madhe), termë ky, që kur të “përkthehet” në fjalorin gjeopolitik, do të thotë “pushtimin dhe copëtimin” e territoreve serbosllave  nga Shqipëria dhe nga shqiptarët.
 
Mirëpo, këtë tezë me përmbajtje eufemiste serbomadhe nuk e pranojmë për jetë të jetëve, sepse  është në funksion të mbrojtjes së Projektit  gjeostrategjik dhe gjeopolitik të Serbisë së Madhe, që  veç Preshevës, Bujanocit, Medvegjës dhe Pazarit të Ri, pretendon edhe rikthimin e Kosovës së pavarur në sundimin e dikurshëm kolonial të Serbisë (1878-2017).

Ky është edhe një argument më shumë i justifikimit të kërkesës së Presidentit Hashim Thaçi, të qeverisë dhe të Kuvendit të Kosovës, që urgjentisht FSK-në ta transformojnë në Ushtri të rregullt të Kosovës. Çdo minutë e humbur dhe çdo konfuzion në shtyrjen për më vonë (në një kohë të pacaktuar) të kësaj kërkese të domosdoshme, të ligjshme dhe kushtetuese për formimin e Ushtrisë së Kosovës, do të jetë në favorin e politikës së Serbisë, që edhe më tej të ndërhyjë në çështje të brendshme të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat