Një erë ose epokë e re në Washington Dc....?!

Opinione

Një erë ose epokë e re në Washington Dc....?!

Nga: Agron Shabani Më: 10 prill 2017 Në ora: 22:26
Agron Shabani

"Askujtë nuk i frikësohem me shumë, se sa ndarjes së SHBA-së në dy parti ose blloqe të mëdha rivale dhe antagoniste me njëra tjetrën", do thoshte dikur John Adams në stilin dhe cilësinë e njohur të njërit prej arkitektëve ose instruktorëve kryesor të Kushtetutës së njohur Amerikane " Cheks and Balances" dhe Presindentit të Dytë Amerikan pas Georg Washtingtonit. Duke aluduar (pleduar) asokohe në ndarjet, divergjencat, diskrepancat, disonancat, averzionet dhe antagonizmat e shumëta politike, konceptuale, ideologjike, sociale, ekonomike dhe të tjera në mes " blloukt republikan" dhe " bllokut demokrat" në SHBA-së, apo, si u thonin asokohe " antifederalistëv centralistë" (republikanëve) dhe "federalistëve demokrat" (demokratëve).

Ndonëse, zgjedhjet presidenciale në SHBA-së, tashmë i takojnë të së kaluarës dhe së në krye të shtetit më të fuqishëm të globit ndodhët multimiliarderi i njohur amerikan dhe lideri i ri pragmatikë dhe tepër enërgjikë, z. Donald Trump nga Partia Republikane: Frontët ose "blloqët" e ndryshme politike ose partiake në SHBA-së, akoma vazhdojnë të jenë të polarizuara, betonizuara ose barrikaduara nepër "trashe", "rrogoze" ose "istikame" të ndryshme politike, partiake, konceptuiale, ideologjike, sociale, ekonomike dhe të tjera në një kohë kur superfuqisë së vetme dhe kryesore të globit (SHBA-së) si asnjëherë me parë i nevojitën kompromisi, konsenzusi dhe uniteti i gjithëmbarëshëm politik dhe partiak në të mirën e paqës, stabilitetit dhe sigurisë së përgjithshme kombëtare dhe asaj ndërkombëtare. 

Bëhët fjalë mbi shtetin më të fuqishëm të globit, respektivisht, garantuesën e vetme dhe kryesore të paqës, lirisë, demokracisë dhe sigurisë globale ose universale në botën ose planetën tonë. 

Ujku dhe luani gjithëmonë mbetën ata që janë, pavarësisht numrit ose sasisë së kopesë. Kjo mëse qarti u konfirmua me rastin e sulmëve të fuqishme të ushtrisë amerikane kundër caqëve të soldateskës kriminale dhe gjakatare të Bashar el Assadit dhe aletatëve të tij në Siri. 

Se këndejmi, pavarësisht asaj nëse "populistët", "bull moosët", "dixiecratët", të "gjelberit" ose "watchdogs-ët" tjerë si "parti të treta" ose sporadike në SHBA-së, i ngrisin, promovojnë, afirmojnë dhe inkorporojnë konceptët dhe programet e tyre ideore, sociale, ekonomike, politike, ideologjike ose metodologjike si "pjesë të rëndësishme" ose substanciale të jetës së përgjithshme konstitucionale, institucionale, ligjore, qytetare dhe demokratike në Shtetët e Bashkuara: Në këtë kontekst, janë të njohur dhe të garantuar me ligj roli dhe pozicioni i pazëvendësuar i The Grand Old Party ( Partisë Republikane, të themeluar në vitin 1854) dhe të Party of the People (Partisë Demokrate, të themeluar në vitin 1793) në jetën e përgjithshme shtetërore, nacionale , konstitucionale, institucionale, politike dhe juridike të SHBA-së.

Për me tepër ndërkaq, në Shtetët e Bashkuara, si në çdo vend tjetër të ngritur, projektuar dhe konstituuar nga revolucioni, respektivisht nga lufta e njohur për lirinë dhe pavarësinë amerikane nga "kurora mbretërore" agleze ose britanike: Sipas Konventës së e njohur konstitucionale dhe juridike të SHBA-së "Checks and Balances" të miratuar në Philadelphia të vitit të largët 1787, si reagim ose përgjigje konkrete dhe pragmatike ndaj "Kongresit kontinental" të Philadephias së vitit 1744: Jeta e gjithëmbarshme politike dhe partiake ka filluar nga i ashtuquajturi sistemi njohur njëpartiak amerikan. Respektivisht, nga instruktori dhe arkitekti kryesor i luftës dhe pavaresise së njohur të SHBA-së, Gjorgj Uashingtoni (George Washington). Për t´u pasuar nga John Adamsi, Thomas Jeffersoni dhe kështu me radhë. Kjo pra deri me firmosjen e Konventës se lartëpërmendur konstitucionale dhe juridike"Checks and Balances"(Rregullat dhe kontrolli) në Philadelphia gjatë vitit 1787.

Ndryshe nga kjo, edhe përkunder asaj se kishte të atillë (si toristët) që ende vazhdonin të simpatizonin mbretin Gjorgj dhe "sundimin britanik"në SHBA-së dhe të tjerët (viganët) që i njihnin dhe përkrahnin administraten dhe institucionët e reja sovrane dhe legjitime amerikane: Ligji dhe kushtetuta e re e SHBA-së, asokohe dhe deri me sot, do u ofrojnë të të gjitha palëve barazi dhe të drejta të plota politike, kushtetuese, juridike, sociale, ekonomike etj.

Gjithnjë duke menduar këtu në rolin dhe ndikimin e fuqishëm dhe historik të Dy Partive të Mëdha (Partisë Demokrate dhe Partisë Republikane) në jetën e përgjithshme institucionale dhe konstitucionale të SHBA-së. 

 "Federalistët amerikan", thuhet se atëbotë ishin ithtarë ose simpatizant të mbretit (Lujit të XVI- të) dhe aristokracisë së atëhershme franceze, ndërsa,"antifederalistët amerikan", e simpatizonin dhe admironin Napoleon Bonapartën dhe "frytët" ose idealet e njohura të Revolucionit të Madh në Francë. 

Shih për këtë, "antifederalistët demokrat" nga ana e "federalistëve republikan" në Shtetët e Bashkuara, asokohe e sot do njihen dhe do quhen si "demokrat radikalist" etj. Kjo për shkak të natyrës dhe karakterit të njohur revolucionar dhe radikalist të revolucionit të lartëpërmendur në Francë . Përkatësisht, të "metodave revolucionare" të "apostujve të lirisë" ne Francën e asokoheshme qe admiroheshin asokohe nga ana e taborit të  "antifederalistëve demokrat" në SHBA-së. Dhe, jo vetëm në Amerikë.

Sidoqoftë, Partia Republikane e Abraham Lincolnit, Rooseveltit, Eisenhowerit, Ronald Reganit etj., si dhe Partia Demokrate  e Thomas Jeffersonit, Franklin Rooseveltit, Xh.F. Kenedyt, Bill Clintonit etj. Për mendimet dhe vlerësimet e njohura të shumë politologëve, historianëve, sociologëve ,filozofëve dhe studiuesve ose analistëve të ndryshëm të fushave dhe disiplinave të tjera shkencore dhe metodologjike, paraqesin "dy kokat krenare dhe kryengritë" të patriotizmit dhe demokracisë së njohur amerikane.

Kjo pavarësisht kursit ose filozofisë politike të presidentëve të ndryshëm republikan ose demokrat në SHBA-së. Duke menduar në kursin dhe filozofinë e re të Presidentit Amerikan, z.Donald Trump e cila është në përputhje dhe harmoni të plotë me formulën dhe filozofinë e njohur amerikane të paqës dhe sigurisë globale ose universale edhe me anë të forcës ose fuqisë së njohur ushtarake( luftarake), industriale dhe ekonomike të SHBA-së dhe Perëndimit në raport me të gjitha vendët e ndryshme luftënxitëse, okupatore ose militariste gjithandej globit.

Ndaj, si duket me z.Trump, kanë fituar Amerika, Natoja, BE-së dhe vizionet e njohura Perëndimore ose Transatlantike. 
Duke i sfiduar, eklipsuar dhe katapulutuar makiaveizmin politik së bashku me konfuzionin, izolacionizmin, skepticizmin, atavazmin dhe dezintegrimet e ndryshme në shkallë kombëtare dhe ndërkombëtare të Administratës së mëhershme Amerikane nën z. Barak Obama.

 Nderkohë që Presidenti Trump, me politikën ose vizionet e tij të njohura industriale dhe ekonomike, qytetin e njohur industrial të Detriotit së bashku me shumë qytete dhe rajone të tjera amerikane, ka premtuar t´i shndërrojë në gjigante ose krenari të njohur industriale dhe ekonomike të SHBA-së, ashtu si kanë qenë dikur. E tërë kjo në një kohë kur dallimet ose diferencat e njohura politike, klasore, sociale dhe ekonomike në mes klasës së pasur dhe klasës së varfër në Shtetët e Bashkuara të Amerikës, si duket asnjëherë nuk kanë qenë me të thella dhe me të mëdha. Duke e bërë të pamundur inekzistente, ekzistencën e klasës së mesme në shtetin dhe shoqërinë amerikane.

Sidoqoftë, me Presidentin e ri Amerikan, z.Donald Trump, si duket nuk kanë fituar vetëm shteti dhe populli (kombi) i madh amerikan, por edhe shumica e popujve (kombëve) dhe shtetëve të ndryshme gjithandej globit në një etapë ose periudhë të fluidshme, hektike, turbulente, dinamike dhe tepër sfiduese ose agresive të marëdhëniëve ose raportëve të gjithëmmbarshme botërore ose ndërkombëtare, kur edhe "trashetë", "llogorët" ose "istikamet" e ndryshme politike dhe ushtarake (luftarake), sikur janë mbushur me shantazhet, kurthat, intrigat, dredhitë, komplotët ose kapriçiot e ndryshme imperiale, koliniale, hegjemoniste, ekspanzioniste ose militariste të Vladimir Putinit dhe oligarkëve ose multimiliarderëve të ndryshëm të Moskës ose Kremlinit etj.etj....!!!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat