Çadra, Qeveria, varfëria

Opinione

Çadra, Qeveria, varfëria

Nga: Luftulla Peza Më: 29 prill 2017 Në ora: 07:21
Luftulla Peza

Këto janë tri pamjet më të përfolura këto ditë në Shqipëri, që preokupojnë njerzit, shtypin, televizionet. Çadristët kanë tre vjet që gërthasin për largimin e qeverisë, por tashti me forcë dhe thirje në rrugë,  bojkot të Kuvendit deri sa të rrëzohet qeveria e tanishme dhe të vendoset qeveri teknike.

Qeveria po bën çmos të bindë popullin, që punon vetëm për përparimin e vendit, fal çertifikata me tokat e pronarëve, sikur të ishin të vetat, rregullon pensionet e larta për parinë e vendit, hedh parulla për bashkimit me Kosovën, ngren rrogat e administratës me partizan të saj etj.

 Të gjitha këto bëhen për të marrë votat e popullit në zgjedhjet e ardhshme.

Në hall më të madh është grupi i tretë,  shumica e shqptarëve, nevojtarët dhe të harruarit nga politika. Ata nuk nuk mbushin dot barkun me bukë, rrinë në rallë për paratë e burgut, pronarë, që ju vidhen dhe nuk ju kthehen pronat, pensionistët që flasin me veten,  rinia që ka humbur shpresat dhe po largohet nga vendi, ata, që marrin lëmoshën e asistencës sociale, emigrantët  pa të drejtë vote, më shumë pa punë edhe kur kthehen në vendin e tyre etj. Të gjithë këta presim mos ju vjen ndonjë e mirë nga qielli.

Më tepër se dy muaj në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë është ngritur “Çadra” e Partisë Demokratike (PD) dhe partive çerra të saj, që përpiqen të rrëxojnë qeverinë shqiptare dhe të marrin pushtetin. Sipas kërkesave të “Çadrës” qeveria e tanishme e Partisë Socialiste-Lëvizjes Socialisdte për Integrim (PS-LSI), ka përgjegjësi për përhapjen e hashashit në vend, nga ku ajo siguron të ardhura të mëdha, varfërinë, amullinë, korrupsionin e lartë etj. Paratë e fituara  nga hashashi, pjesmarrësit në Çadër, mendojnë që pa tjetër do të  përdoren gjatë zgjedhjeve të qershorit 2017. Kështu, siças tyre, zgjedhjet do të vidhen nga PS-LSI dhe nuk mund të sigurohen zgjedhje të lira dhe të ndershme. Prandaj PD dhe çerrat e saj PR, PA etj. përpiqen, që  me anë të “Çadrës” të sigurojnë përkrahjen gjithpopullore dhe të largojnë qeverinë e tanishme  Rama-Meta dhe ajo  të zëvëndësoshet me “qeveri teknike”. Kërkohet që kjo qeveri teknike të ketë për “kryeteknik” dhe mjaft “teknikë”, njerëz nga PD dhe çerrat e saj dhe pjesën tjetër nga PS dhe LSI.  

Nga Çadra kreu demokrat Basha prenton se me marrjen e pushtetit nga PD dhe çerrat e saj, do të ndryshojë pamjen e Shqipërisë, do të shtojë investimet në bujqësi dhe femerët do të kenë mundësi të mëdha të rrisin fitimet e tyre, të përdjekurve politikë ju kërkojë falje, që PD, kur qe në pushtet nuk bëri sa duhet për to, studentëve ju premton kushte shumë më të mira studimi etj. Ditët e fundit kreu i PD hodhi idenë e zgjedhjes së presidentit të ri shqiptar nga populli dhe propozime të tjera. Por këto propozime po nuk u votuan në Kuvend, janë si tymi i lëshuar nga oxheku.

Nga Çadra PD dhe çerrat e saj kanë  deklaruar bojkot Kuvendit dhe zgjedhjeve të qershorit. Ata angazhohen ta përshkallëzojnë protestën ditët në vazhdim. Për këtë mobilizim të madh ajo ka ndërmarrë këto ditë në Kavajë, ku ka dërguar deputetët e saj më besnikë, për të prishur rendin dhe  për të mos lejuar  mbajtjen e zgjedhjeve të kryetarit të ri të bashkisë.

Bie në sy fakti, se megjithse PD  është parti parlamentare, me shumë deputetë në Kuvend, propozimet e saj për largimin e qeverisë, presidentin e ri etj. nuk i bën nga foltorja e kuvendit, ku në bazë të ligjeve ato mund të marrin rrugën e realizimit, por i bën nga çadra, që duken për prapagandë.   

Nisma e PD, që me anë të Çadrës të ndërgjegjësonte shoqërinë shqiptare për përkrahje, nuk arriti parashikimet e organizatorëve. Megjithse në Tiranë erdhën shumë autobuzë me përkrahës të Çadrës, aty shkuan edhe disa intelektualë, që mbështetën  problemet, që ngihe, shtresat në nevojë, të varfërit, që kanë mbushur fshatrat dhe qytetet e Shqipërisë, ata që numërojnë çdo lek, kur blejnë diçka, nuk trokitën në Çadër, sepse kanë humbur besimin tek PD. Çadra dhe idetë e saj për të rrëzuar qeverinë përkrahet vetëm nga partizanët e PD, ata që përfitojë prej pushtetit të saj, për të zënë vendet në administratë, por këta janë pakica.

Shtresa e varfër: të papunët, pensionistët, të rinjtë që mbarojnë shkollat dhe përpiqen të braktisin familjet dhe ti thonë “lamtumirë” vendit, studentët, që kanë humbur shpresën e jetës, pronarët, që rregjimi komunist u shtetëzojë pronat dhe regjimet shqiptare PD-PS-LSI nuk po ju a kthejnë, por po i marrin për vete ose  ju a falin fanatikëve të tyre me “çertifikatat e pronësisë”,   mijëra, që marrin lëmoshës sociale, të përndjekurit politikë, emigrantët etj., kanë përvojën e tyre të keqe nga çadristët dhe nu ju afruan asaj.

Qeveria shqiptare vazhdon punën, megjithse vendi është zhytur në varfëri dhe korrupsioni dhe hashashi janë bërë problem europian. Këto probleme trashëgohen, çdo qeveri ja len stafetë qeverisë që vjen. Përkrahësit e qeverisë janë po ato, partizanët dhe administrat shtetërore. Qeveria shumë nga premtimet e saj i la në letër dhe nga kjo shtresa e varfër ngeli përsëri e varfër. Pensionet, mbështetja sociale dhe rrogat e vogla vazhdojnë të ngrihen sipas traditës së vjetër, me pikatore, megjithse mundësitë e qeverive kanë qenë dhe janë shumë më të mëdha.  

Vendi ynë është shumë i pasur, shumë i bukur dhe i begatë, një nga vendet e pakta në botë, me nëntokë dhe mbitokë mjaft të pasur,  prandaj është lakmuar dhe lakmohet aq shumë nga fqinjët. Populli ynë i rraskapitur ndër shekuj dhe mjaft i sakrificës, ka vuajtur shumë gjatë historisë, duke luftuar për ezistencën e tij, por ka ditur edhe të fitojë mbi të keqen. Nga gjiri i tij kanë dalë dhe janë frumëzuiar heronjtë e mëdhenj të kombit, që i kanë dhënë dritë botës: Homeri, Filipi dhe Aleksandri i Madh i Maqedonisë, Aristoteli, Pirro, Iskanderbeu, Ismail Qemali, Isa Boletini, Nënë Tereza  dhe qindra mijëra heroj e dëshmorë, që e ruajtën atë nga zhdukja dhe na lanë lirinë, që gëzojmë sot. Vendi çdo ditë prodhon të mira materiale por këto nuk i kthehen popullit, që punon dhe lufton, por shumica mbesin në xhepat e politikanëve.

Kontrolli i Lartë i Shtetit vetëm për vitin 2015 gjeti në administratën shtetërore afërsisht një miliardë euro shkelje financiare, por arkës së shtetit ju kthyen vetëm shuma të vogla, sepse qeveria i fali këto harxhime jashtë ligjit. Miliarda lekë janë falur nga gjobat e vëna bizneseve apo individëve, që përbëjnë “vullnetin e mirë” të qeverisë, për të ndihmuar shkelësit e ligjit.    Kjo situatë përsëritet çdo vit dhe miliardat e eurove shkojnë në xhepat e shtetarëve dhe të shkelësve të ligjit. Mendojeni vetë vlerën e madhe, sepse me një miliard euro mund të ndërtoheshin disa fabrika dhe uzina dhe për pak vite, po të investoheshin këto para në ekonominë e vendit, populli do të punësohej i teri dhe varfëria do të zhdukej. Por politika ka zgjedhur rrugën e pasurimit vetiak dhe jo të popullit.

Ndryshe nga vendet e tjera demokratike, në Shqipëri veprojnë rregulla të tjera dhe ajo po merr pamjen e vendit të padëshiruar nga populli i saj, që kërkon të emigrojë në vendet e huaja nga keq qeverisja.  Disa më kryesoret nga këto, që dëmtojnë vendin janë:

-administrata shtetërore tek ne  zgjidhet pa konkurs, vetëm nga partizanët e partive, që fitojnë zgjedhjet, që dinë të thonë vetëm “lepe, pejqej” dhe të marrin rogën. Këta punojnë, që të gjitha tenderat apo koncesionit ti marrin “njerzit e partisë” dhe servilët e saj.  Kjo mënyrë jo demokratike i sjell dëm kolosaj vendit,

-deputetët i zgjedh kryetari i partisë dhe i shërbejnë asaj dhe jo popullit dhe vendit,

-të përndjekurit poliutikë ende nuk kanë marrë shpëblimin e tyre nga burgu komunist,

-asnjë përkujdesje për familjet e dëshmorëve të Luftë Antifashiste Nacional-Çlirimtare, familjet e tyre janë të harruara dhe  nuk u janë kthyer as pronat e shtetëzuara nga rregjimi komunist. Dita përkujtimore e dëshmorëve 5 Maji është kthyer në hipokrizi shtetërore,

-më shumë se gjysma e popullsisë është pa punë,

-ndihma sociale është e papërfillëshme. Njoh familje me tre fëmijë, që merr ndihmë sociale 2200 lekë/muaj,

-nënat kanë nevojë për ndihmnë, që të rrisin fëmijët e shëndetshëm,

-pronarëve, në vend tu kthehen pronat e sekuestruara gjatë rregjimit komunsite, ju vidhen dhe ju jepen personave të tjerë me “çertifikata pronësie” nga Lame Laneti, në kundërshtim me kushtetutën e vendit dhe të drejtat e njeriut,

-emigrantët kudo ku janë, asnjë përkrahje nuk kanë nga shteti i tyre, as të drejtë të votojnë dhe as të zgjidhen. Në vendin e tyre ata janë bërë të huaj dhe kur kthehen nga mërgimi lihen të papunë,

-emigracioni i paligjshëm nga rinia është problem ndërkombëtarë. Sipas OKB qindra mijë shqiptarë largohen në vit dhe në fund të shekullit parashikohet që popullata e vendit të përgjysmohet,

-lindjet e fëmijëve janë ulur shumë dhe shtuar vdekjet, nga për kushtet e këqia të jetesë.

Në këto kushte shumica e shqiptarëve janë pa përkrahje dhe të braktisur nga politika e vendit, qeveria dhe opozita, në mjerim të plotë dhe kështu mund të përfshihen në “shtresën e të përndjekurve politikë” të vendit.

 Në gjendjen mjaft të vështirë, që ka hyrë Shqipëria, mendoj se për të qetësuar gjendjen dhe për tu kthyer në jetën normale, duhet të merren tre hapa të rëndësishëm:

1-Dorëheqja e qeverisë si një xhest i larë qytetar, për të normalizuar gjendje politike , mjaft të acaruar. Ky hap do të ngrejë prestigjin e kryeministrit Rama, që shpresoj se do të fitojë zgjedhjet e reja.

2-Shtytja e zgjedhjeve parlamentare të qershorit për 6 muaj dhe mirë përgatitja e tyre. Kjo ësdhtë bërë e domosdoshme, sepse zgjedhjet e reja duhet të bëhen sipas të gjitha standarteve demokratike. Të rregullohet kdo zgjedhor, të bëhen zgjedhjet elektronike, komisionet e zgjedhjeve të mos jenë partiakë, të zgjedhurit të jenë nga populli etj.

3-Gjatë kësaj kohe të ngrihet “qeveria e mirëbesimit”, që të zbusë varfërinë në vend, që e

kërkon shumica dhe të përgatisë zgjedhjet e reja.  Qeveria e mirëbesimit të përkrahet jo vetëm nga politika, por edh nga shumica e shqiptarëve, “shtresa e të përndjekurve politikë”, që përmenda më sipër.  Posti i kryeministrit ti besohet një ekonomisti të njohur pa parti, i cili të propozojë ministrat. Qeveria e mirbesimit të dyja detyrat e ngarkuar ti ketë prioritare, por zbutja e varfërisë në vend kërkon prej saj, ndërmarrjen e disa masa të shpejta.  Njerzit duan me urgjencë të mbushin barkun me bukë. Qeveria e mirbesimit të marrë përsipër të zgjidhë me urgjencë:

1-Të rritet ndihma sociale për shtresën më të varfër në shumën: 10,000 lekë/muaj, 2 -pensionet më të ulta të bëhen: 20.000 lekë/muaj, 3-nënat për çdo lindje të shpërblehen me një herë me 10.000 lekë, 4-paga minimale në vend të ngrihet me 2000 lek/muaj, 5-pensionet, rrogat e mësuesve, pedagogëve, mjekëve, infermierëve, policisë dhe ushtrisë të ngrihen me 3000 lekë/muaj, 6-fëmijëve të shkollës fillore librat dhe mjetet shkollore tu jepen falas, 7-qytetarët mbi 70 vjeç të udhëtojnë falas në transportin qytetas, 8-TVSh për ushqimet në markete dhe për hilaçet të bëhet 5%, 9-Çmimi i energjisë elektrike të ulet në nivelin e mesatares së rajonit dhe TVSh për rrymën elektrike për familjet të bëhet 5%, 10-Për familjet me ndihmë sociale 150 kw. rrymë elektrike të jepen falas, kthyer në lekë. 11-Të evidentohen familjet që nuk kanë asnjë të punsuar dhe të merren masat, që një njeri të punsohet me urgjencë. Të ndalohet dy ose më shumë punsimi, për të hapur vende të reja pune. 12-shteti të zgjidhë problemin e pronave në bazë të rregullave demokratike dhe të drejtave të njeriut. 13- 5-Të ulen me 50% pagesat për gjykatat, noterët dhe avokatët. 16-Në vendin tonë paraja e ligjëshme në përdorin është leku, prandaj të mos lejohet shit-blerja në valutë të huaj, sepse dëmtohen qytetarët tanë dhe shteti, që nuk merr përfitimin e taksës nga këmbimi valutor. 14-Të rritet ndihma e shtetit për universitetet shtetërore, të rriten ndjeshëm kuotat e pranimit dhe të ulet pagesa e pranimit për studentët. 15-në të gjitha linjat e autobuzave urbanë dhe ndërqytetar të afishohen orarët nisje/mbërritje në të gjitha vendqëndrimet, 16-të studiohet nga ekspertët gjendja e bujqësisë sonë dhe masat për gjallërimin e saj të shpejtë etj.

Paratë vendi i ka për këto masa: të gjitha paratë e shkeljeve të zbuluara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, të gjitha paratë e gjobave të vëna  në vend, ti kthehen arkës së shtetit. Këto para të shkojnë në dobi të realizimit të pikave të vëna më sipër. Kështu do të hedhim një hap të rëndësishmë për të zbutur varfërinë në vend dhe për ti kthyer besimin njerzëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat