Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi mund t’i bëjë edhe 700 biseda dhe takime me homologun e tij serb Aleksandar Vuçiq, por, prej tyre nuk do të përfitojë asgjë veç “bishtit të sopatës” (si thotë një fjalë e urtë popullore), ashtu siç nuk ka fituar edhe prej 70 bisedash që i paska pasur deri më sot me të , siç deklaroi presidenti Vuçiq në mbledhjen e liderëve shtetërorë të “Ballkanit Perëndimor” në Bërdo afër Kranjit në Slloveni, më 3 qershor 2017.
Se sa presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është kontradiktor me deklaratat e tij zyrtare publike, se gjoja Serbia “de fakto e ka njohur Kosvën”. Këtë vazhdimisht e kanë demantuar sjelljet dhe veprimet konkrete politike, diplomatike, propagandistike , jurdike dhe kushtetuese të Serbisë, e cila as de fakto e as de jure nuk e njeh Kosovën, edhe pse Hashim Thaçi gjatë viteve (2011-2017) paska pasur 70 takime dhe biseda me ish-kryeministrin Aleksandar Vuçiq (aktualisht president i Serbisë, cili këtë fakt e bëri të ditur në samitin e presidentëve Evropës Juglindore në Bërdo afër Kranjit të Sllovenisë, më 3 qershor 2017).
Po ashtu, këtë kontradiktë dhe këtë vetëmashtrim të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, e dëshmoi edhe prononcimi i tij në masmediat kroate, me rastin e vizitës që i bëri Kroacisë, më 1 qershor 2017, i cili deklaroi se “ Ne do të punojmë për vazhdimin e dialogut për fqinjësi të mirë mes Kosovës dhe Serbisë deri në një proces bashkëpunimi normal të një pajtimi, por dhe të njohjes nga Serbia për shtetin e Kosovës. Serbia një ditë do ta njohë Kosovën, ajo ditë po afron”.( http://shekulli.com.al/thaci-per-mediat-kroate-dita-kur-serbia-te-njohe-kosoven-po-afron/ ).
-Ja, pra, përsëritja e “këngës së vjetër” e kontradiktës dhe e vetëmashtrimit të politikës dhe të diplomacisë parashikuese jorealiste të presidentit Hashim Thaçi- “së shpejti Serbia do ta njohë Kosovën dhe vazhdimi i Dialogut të Brukselit”!
Mirëpo, kjo nuk do të ndodhë as sot e as nesër. Këtë e vërteton edhe “Dialogu steril i Brukselit(2011-2017) i cili qe shtatë vjet nuk prodhoi asgjë efektive , të dobishme dhe premtuese për njohjen e Republikës së Kosovës nga Serbia, veç ofendimeve dhe kërcënimeve të shtetarëve të saj, se “problemi “ i Kosovës, duhet të zgjidhet në kuadrin e Dialogut të Brukselit, ku sipas pohimeve të presidentit Aleksandar Vuçiq në këtë çështje të ndërkombëtarziuar, do të involvohet edhe Rusia, Kina dhe faktorë të tjerë të bashkësisë ndërkombëtare.
-Ani pra, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. le ta vazhdojë dialogun me Vuçiqin në Bruksel, por duhet ta dijë, që çdo dialog ndërkombëtar ose rajonal sjell një kompromis politik, të pranueshëm për të dyja palët, jo vetëm për njërën, ndryshe nuk do të zhvillohej kurrfarë dialogu.
Shtorhet pyetja, pse Thaçi ngulmon që të vazhdojë Dialogu i Brukeslit (2011-2017)? –Sepse verbërazi e ka pranuar dhe tash ka ngelur me të “këmbët në të”, duke ushqyer ëndrra të kota se përmes atij dialogu, Serbia,ido t’I thoshte PO pavarësisë së Kosovës. Ky është është Vetëmashtrimi dhe gabimi politik i pakorrigjueshëm, sepse, tani presidenti Thaçi, edhe po të ndryshonte “busullën” politike kundër Dialogut, ai nuk ka kurrfarë poetnciali dhe aslternative politike e as ligjore, që ta pezullonte, po, edhe sikur të jipte dorëheqje nga posti i presidentit të Kosovës. Për më tepër, edhe kushdo tjetër, që do të vinte në vend të tij, nuk do mund të ndryshonte vazhdimin e Dialogut të Brukselit, sepse ky de fakto dhe de jure është legalizuar nga qeveria dhe nga parlamenti i Kosovës(2011-2017).
Pse Evropa dhe bashkësia ndërkombëtare kërkon dhe mbështet vazhdimin e Dialogut të Brukeslit, sepse këta faktorë relevantë me peshë ndërkombëtare në mënyrë utopike shpresojnë të njëjtën gjë sikurse Hashim Thaçi, se do t’ia arrijnë që në mënyrë paqësore ta “zbusin” Beogradin zyrtar për ta njohur Republikën e pavarur të Kosovës. Mirëpo, fatkeqësisht, kjo ëndërr , do të jetë e parealizueshme, edhe për bashkësinë ndërkombëtare, edhe për Hashim Thaçin, edhe për Bujar Nishanin( Shqipëria e të cilit, e mbështeti Dialogun e Brukselit), sepse Serbia nuk do ta njohë Kosovën (shkurt 17 2008), qoftë edhe me çmimin e mosintgrimit të saj në BE, gjithnjë, duke llogaritur në mbështetjen politike, diplomatike, ekonomike, tregtare dhe ushtarake të Rusisë së Vladimir Putinit.
Dialogu i Brukselit "dardhë me bisht të gjatë"!
Pa asn jë dyshim se, suksesi i Dialogut të Brukselit, do të cenonte sovranitetin territorial të Kosovës, ndërkaq, do ta shpërblente Serbinë me integrimin e saj në Bashkimin Evropian (BE)!
Mirëpo, që të mos ndodhë kjo tragjedi për Kosovën, delegacioni i Kosovës, nuk duhet të pranojë asnjë kërkesë të Serbisë, që do të prekte atributet shtetërore të Republikës së Kosovës. Kjo është e vetmja mënyrë, që do të mbyllte Dialogun e Brukselit në favorin e shpëtimit të Kosovës nga pretendimet territoriale shekullore të Serbisë.
-Pa dyshim se, gabim i pakorrigjueshëm politik i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ishte pranimi i hyrjes në dialog me Beogradin në Bruksel (2011-2017), sepse në këtë mënyrë ringjalli kërkesën e vdekur të Serbisë, që në shkallë evropiane(nën patronatin e BE-së) të debatojë për Kosovën si “çështje e pazgjidhur” e Serbisë, e cila, edhe sipas Kushtetutës së saj në fuqi, Kosovën e konsideron si “pjesë të tërësisë së vet territoriale”.
Ky është problemi, që post festum e krijoi Beogradi në saje të mbështetjes së partnerëve evropianë dhe të Këshillit të Sigurimit të OKB-së me ish-sekretarin e Përgjithshëm të saj, Ban Ki Moon, i cili i dha dritën e gjelbër miratimit të “Planit Gjashtë Pikësh të Beogradit (në bazë të Rezolutës 1244, e cila njeh të drejtën e Serbisë mbi Kosovën). Kështu, në këtë frymë antiligjore (në kundërshtim me normat dhe me parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe me të drejtën historike, legjitime dhe legale të mbi 90% të shqiptarëve mbi Kosovën, Bam Ki Moon rekomandoi zbatimin e mëtejmë të Rezolutës 1244 të KS-së të Kombeve të Bashkuar dhe Dialogun e Brukselit (2011-2017), edhe pse Kosova kishte fituar statusin e saj ndërkombëtar si shtet i pavarur dhe sovran, më 17 shkurt 2008, të njohur nga SHBA-ja dhe nga aleatët e saj evropianë perëndimorë, si dhe nga 22 shetete anëtare të BE-së).
E gjithë kjo mbështetje antiligjore, që iu dha Serbisë, bëri që Kosova e pavarur të jetë objekt debati ( si problem i pazgjidhur) mes delegacioneve shtetërore serbo-shqiptare të Beogradit dhe të Prishtinës (kinse në emër të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Mirëpo, për shtatë vite bisedimesh në Bruksel-2011-2017, asgjë nuk është normalizuar me Serbinë, sepse kjo nuk e njeh as de fakto e as de jure Kosovën, por e quan pjesë territoriale të saj.