Të gjuash me gurët e Sheshit Skënderbej

Opinione

Të gjuash me gurët e Sheshit Skënderbej

Nga: Arben Llalla Më: 8 qershor 2017 Në ora: 13:26
Arben Llalla

Greqia proteston për gurët e sjellë nga Çamëria dhe të vendosur në Sheshin Skenderbej, në atë shesh ku çdo trevë shqiptare ka gurin e saj. Por, grekët dhe Greqia harrojnë se çdo gur në Greqinë e sotme, nëse do kishte gojë për të folur do të fliste shqip.

Fotografi zvicerian Fred Βoissonnas në maj të vitit 1913 bëri një album me fotografi të Greqisë dhe në Çamëri ai na afroi pamje të burrave me qeleshen e fustanellat e bardha. Këta burra ai i ndeshi në vendbanimet e lashta. Interesante janë fotot mes shqiptarëve në Guman të Filatit afër murit gjigand mijëra vjeçar. E pra, Çamëria është krenaria historike e shqiptarëve nga Troja, Pirro, Aleksandri e në vazhdim.

Sikur mos mjaftonin reagimet e ambasadës greke në Tiranë gjatë fushatës parazgjedhore ka filluar edhe një luftë frontale të lobeve greke dhe sllave për të izoluar sukseset e PDIU-së. Kjo shihet nga sontazhet e mashtrimeve të paguara nga agjenturat në fjalë. Por, e vërteta është krejt ndryshe, sepse PDIU, është në korsinë e saj dhe suksesi në këto zgjedhje shihet në takimet, tubimet dhe nga përkrahja e madhe. Kërkojnë të na zhdukin partinë që ka si prioritet Çështjen Çame dhe shumë çështje të tjera shqiptare. E çfarë bëjnë partitë e tjera? Ato çirren dhe kërkojnë ndihmë tek lobet greke dhe sllave, këtë e tregojnë shumë mirë fjalimet e tyre gjatë kësaj fushate.

Ndoshta dikush ka kujtesën e dobët, por vetëm para një viti drejtuesit e lartë të PD-së, Lulzim Basha dhe Genti Strazimiri ishin në zyrën e lobit greko-amerikan në Shtetet e Bashakuara. Ata u takuan me kongresmeni greko-amerikan, Gus Biliraqi, një antishqiptar i thekur dhe priftin Kozma Karavelas, kryetari i lobit greko-himariot.

Image

mban shënime dhe na vendos në vendin që meritojmë në bazë të kontributeve të kemi dhënë gjatë jetës sonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat