Shpëtimi i shqiptarëve është monarkia

Opinione

Shpëtimi i shqiptarëve është monarkia

Nga: Sulejman Mehazi Më: 4 korrik 2017 Në ora: 07:45
Sulejman Mehazi

Jemi besdisur prej  sistemeve të ndryshme shtetërore enveriste, titiste,  po dhe prej sistemeve berishiane, nanoiane, ramaiane, ilirometiane, ahmetiane, thaçiane, hajrediniane, mustafiane parlamentare, ua pamë sherrin e asnjë të mirë s'i dhanë popullit tonë, erdhën, na mashtruan, sa më shpejtë të ikin e kurrë mos ardhshin. Pse s'i kthehemi monarkisë, të bëhemi më autoritativ, e të krahasohemi me shtetet europiane skandinave?, duam apo s'duam ta pranojmë, por personi më i përshtshëm, e më i dobishëm për shqiptarët është Leka Zogu II.

Pa na tregoni të respektuar, ama jo ta shprehni sinqeritetin e liderëve tuaj partiak,  cili prej udhëheqësve tuaj politik ia kalon Mbretit tonë të urtë Leka Zogu II-të, ë, mos Edi Rama, jo, mos Lulzim Basha, Sali Berisha, Ilir Meta?, jo se jo. Këta politikejtë e vegjël jashtë kufirit administrativ shqiptar as që mund të krahasohen. Mbretin e kemi të ri, të bukur, të mençur, të matur, i heshtur, nuk shanë e ofendon konkurrentët e tij politik, sikurse këta që shajnë e ofendojnë njëri tjetrin. Fisnikëria e bujaria e tij është e dukshme, ai nuk kërkon votën e popullit sikurse politikanët e sotëm, lypsarë që shkojnë n'fshatë e qytet duke kërkuar lëmoshë me çfarë do llojesh mallverzimesh e gënjeshtrash vetëm për të marrë pozita shtetërore. Pse, a më të mirë janë këta se Leka Zogu II? Cilët janë më karrieristë Leka Zogu II-të apo këta pushtetarët e sotëm. Rregulli i heshtjes monarkiste gjatë kampanjës zgjedhore tregon përsosjen logjike politike të tij. Fisnikët thonë: shenja e përsosjes logjike dhe shpirtërore e politikanëve është heshtja,  politikanët e mirëfilltë e mbyllin gojën për shkak edukatës së tyre politike. Vëreni sa pak folin monarkistët nëpër tërë rruzullin tokësor, pak, shkurt e qartë, jo si këta me sisteme shtetërore parlamentare blla e blla, krra e krra e asgjë tjetër.

E dimë se do na kritikojnë simpatizantët, militantët dhe anëtarët e kryesive të partive tona parlamentare shqiptare për shkak të përkrahjes së trashëgimtarit të Fronit Mbretëror të Ahmet Zogut, Leka II, se ka qenë tradhtar e kështu me rradhë. E si tradhtar kur ai ishte themeluesi parë i shtetit, ushtrisë, diplomacisë, ambasadave shqiptare nëpër botë. Si tradhtar kur nën udhëheqjen e Monarkisë Shqiptare në Shqipëri kishte shkolla europiane, franceze, angleze, austriake gjermane etj. Si tradhtar kur intelegjenca më e fuqishme shqiptare ishte nën udhëheqjen e monarkisë shqiptare. Si tradhtar kur sot e kësaj dite qendra e pallatet rreth e përqak Tiranës,  po me ato rrugët e gjera janë ndërtuar nga Mbreti Ahmet Zogu. Na tregoni atëherë çfarë kanë bërë komunistët e Enver Hoxhës dhe demokratët e Sali Berishës, Edi Ramës, më tregoni, ju lutem? Harrova të them se dhe Teatrin Kombëtar në Tiranë, Ahmet  Zogu e ka bërë, por jo si teatër, por si kinema, për fat të keq jo vetëm komunistët, por edhe demokratët, sot e kësaj dite e llogaritin si teatër. E turp e turp, për Ahmet Zogun ishte kinema e përkohëshme, për Enverin, Sali Berishën e Edi Ramën Teatër Kombëtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat