A nevojiten Republikat?

Opinione

A nevojiten Republikat?

Ilber Gashi Nga Ilber Gashi Më 9 korrik 2017 Në ora: 09:40
Edi Rama

Në Shqipëri u fol për një repubilkë të re për të përmbushur dhe krijuar një situatë të freskët sociale. Republika e Re dhe ajo Republika e Kanabisit në fuqi lanë menjëanë partitë e vjetra apo disa edhe te reja qe kohëve të fundit dolën si flluska uji. Por ky fakt shpjegon vlerën se pse nevojat themelore mund të përmbushen nga kryengritësit në partitë e vjetra ose nga një koalicion i atyne elementëve. Ata mund të shërbejnë për një qëllim të dobishëm kombëtare në pengimin e masës më të keqe të lakmisë grabitqare. Partitë e vjetra si PLL-ja, etj, me histori të pastër, janë frymë e dobishme me një vizion të kristaltë për ta ndalë të keqen dhe ngritë mirëqenien shoqërore të popullit. Por është utopike që të presim që ‘rilinidasit’ të mund të rikrijojnë republikat sipas standardeve të të cilave ata i japin përparësi ekzistencës së tyre por të pasigurtë. Sepse rilindja kanabaze apo republika e re është shumë e përkushtuar për qëllimet dhe politikat diametralisht në luftë me qëllimet e tyre. Ata mund të formojnë bërthama te një republike kanabaze apo të re. Por idetë e tyre do të mbeten të thyera dhe të gjysmë formuara deri sa të çlirohen dhe të shoqërohen hapur me interesa, nevojat dhe vizionin mbarë kombëtar.

Këtu përsëri kemi arsye se pse trazirat aktuale politike janë kaq të ndryshme nga çdo histori pas 90-së. Nevojat, ku jetojnë njerëzit, kanë të bëjnë me standardet e jetesës për veten dhe familjet e tyne. Populli i ndershëm gjendet në një situatë politike ku nuk u është plotësuar asnjë kusht për domosdoshmëri elementare të jetesës. Ku interesi përqendrohet pothuajse tërësisht në stimulimin e reagimit dhe shpërndarjes pa ndonjë referencë në mënyrën se si ato ndikojnë në konsumin politiko-shoqëror. Nuk them se kontraditat politike nuk janë menduar ose formuluar. Por po ndihet, se pakënaqësia politike dhe pakënaqësitë e mëdha janë pasojat e mirëqenies së popullit. Ne Shqipëri është nevoja për diçka rrënjësisht të re në jetën politike, të cilën vetëm një parti me baza historike, me bërthamë kombëtare dhe e djathtë mund ta shpallë dhe të ekzekutojë në të mirën e shoqërise shqiptare dhe asaj mbarë kombëtare…përndryshe me një opozitë (që si duket nuk ekziston) si ajo e sotmja do i hap rrugë triumfi Rilindjes apo Republikës Kanabazi e cila do hedh rrënjë dhe viruse edhe në Kosovë e Maqedoni. Rama dhe socialistët e dijnë mirë se me bashkimin e Kosovës ata ndihen në rrezik përsa i përket votës dhe ekzistencës në politikë.

Nevojat dhe problemet e popullit janë të lidhura me problemet e konsumit, me problemet e mbajtjes së një standardi jetese të arsyeshme dhe të sigurtë. Jeta politike, që vazhdon nën cilëndo prej partive që ndodhet të jetë në pushtet, nuk merret me prodhimin vendor apo ekonominë vendore. Tarifat jo vetëm që nuk kanë krijuar interesat e caktuara prodhuese si fuqi ekonomike, por ato bazohen në një mospërputhje të vazhdueshme të konsumatorit. Transporti dhe mekanizmi i shpërndarjes janë të lidhuna me prodhimin dhe ato nuk janë nxitë vazhdimisht për të marrë parasysh konsumatorin ose standardin e jetesës. Sistemi ynë tokësor, minierat tona, pyjet tona dhe tani fuqia jonë e bregdetit, kur politika i ka prekë deri diku, ato ende nuk ka rënë nën kontrollin e pronësisë nga “prodhuesi” përveçëse drogës dhe prodhimeve ilegale. Shqipëria ka nevojë për privatizim dhe jo socializëm, ajo ka nevojë për ligje dhe jo korrupcion, dhe ajo ndryshon vetëm nga populli dhe vota e saj. Shpresojmë që populli t'i thotë ndalë korrupsionit dhe të integrohet në rrugën demokratike me vepra dhe jo letra për të gëzuar BE-në apo Perëndimin. Tani edhe katër vjet do të përballemi me një qeveri të majtë, por tani më shumë se kurrë Shqipërise i nevojitet një Opozitë me baza historike një e djathtë me vizion dhe brum politik që bazohet në institucione dhe jo vetëm në termin “parti-politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat