Gjëma dhe bëma të mëdha ndaj shqiptarve nga samitet e mëdha europiane

Opinione

Gjëma dhe bëma të mëdha ndaj shqiptarve nga samitet e mëdha europiane

Nga: Genc Drini Më: 11 korrik 2017 Në ora: 10:40
Genc Drini

Në Selinë e NATO-S, në “Samitin” e NATOS të marsit të v.1999 u vendos të ndërhyhej dhe u ndërhy në Jugosllavi për të shpëtuar shqiptarët e Kosovës të ngritur në luftë për pavarësi, nga dhuna çfarosëse e forcave serbe, genocidi që po ushtronin mbi shqiptarët. Një shans unik përputhjeje të mbrojtjes së të drejtave njerëzore me interesat gjeostrategjike të Perëndimit. Në v. 2008 u krijua Republika e Kosovës. Duke u nisur që nga Kongresi i Berlinit në v. 1879, para 138 vitesh, ky është Samiti i Parë i Madh i një pjese të bashkësisë Ndërkombëtare, të asaj Perëndimore në favor të shqiptarëve, është Bëma e Parë e Madhe Pozitive pro Shqiptare në histori që i sherbeu mbrojtjes së indit shqiptar.

1878, SAMITI QË VULOSI GJËMËN E MADHE, GRABITJEN E TOKAVE SHQIPTARE

Duke u kthyer rreth 138 vite më pas, në kohën e fitoreve ruse kundër forcave të Perandorisë Osmane, përplasemi në një Samit të Madh, me Kongresin e Berlinit, ku Fuqitë e Mëdha, Gjermania, Franca, Rusia etj., vendosën dhe i dhanë territore të mëdha shqiptare sllavëve të Jugut pushtues. Serbët krijuan shtetin e pavarur. Ky “Samit” i Madh i Berlinit, Kongresi i Berlinit i 1978-ës, për të ushqyer orekset shovene sllavo-serbe, u bëri Gjëmën e Madhe shqiptarëve që krijuan Lidhjen e Prizrenit dhe u ngritën të luftonin kundër osmanëve, dhe kundër kundër sllavëve pushtues por megjithatë nuk arritën të pengonin pushtimin sllav të tokave shqiptare. Shqiptarët patën kundër deri dhe anijet europiane të vendosura përballë qytetit të Ulqinit gati ta shkrumonin për tua dorëzuar malazesve. Shqiptarët nuk pushuan rezistencën në tokat e pushtuara.

1913, SAMITI QË VULOSI GJËMËN E DYTË TË MADHE, GRABITJEN E MBI GJYSMËS SË TOKAVE

SHQIPTARE NGA SLLAVËT DHE GREKËT

Veç 35 vite pas Kongresit të Berlinit, shqiptarët luftuan të parët kundër osmanëve shpallën pavarësinë në v. 1912. Serbët, bullgarët dhe grekët shfrytëzuan momentin u ranë shqiptarëve pas shpine, nisin luftat Ballkanike në vitet 1912-1913, sulmuan për të grabitur territore të tjera shqiptare, dhe megjithë rezistencën e madhe shqiptare në të gjitha trevat arritën të pushtojnë dhe përlajnë mbi gjysmën e këtyre territoreve me gjysmën e popullsisë shqiptare. Dhe më pas erdhi radha e ndarjes së preve dhe vulosjes së grabitjeve të tokave shqiptare dhe ja u organizua një “Samit” i Madh, Konferenca e Ambasadorëve në Londër e vitit 1913. U njohu paqë paqë serbëve, grekëve dhe bullgarëve territoret shqiptare që ata kishin pushtuar. Ky Samiti i Madh i Londrës u njohu shqiptarëve, një shtet shqiptar vetëm prej 28000 km2, atë që quhet sot Shqipëri e 1913-ës. Ky qe Samiti i Madh i Ambasadorëve që u bëri gjëmën e Dytë edhe më të Madhen Shqiptarëve. Shqiptarët nuk pushuan rezistencën në tokat e pushtuara.Po grabitësit nuk u kënaqën as me kaq!

1915, PLANIFIKIM I NJË GJËME TJETËR TË MADHE KUNDËR SHQIPTARËVE

Veç dy vite më pas në v. 1915 në vazhdën e Luftës së Parë Botërore të 1914-1918-ës, Antanta për të tërhequr drejt vetes tre fqinjët e shqiptarëve, Serbinë, Italinë, dhe Greqinë organizoj një “Samit” tjetër po në Londër dhe ku u firmos Traktati i Fshehtë i Londrës që parashihte coptimin e mëtejmë të Shqipërisë dhe dhënien si bakshish plus Serbisë, Italisë dhe Greqisë nga tokat e shtetit të njohur Shqiptar nga Samiti, Konferenca e Ambasadorëve në v. 1913 po në Londër. Ky qe samit tjetër i madh që gjatë luftës së Parë filloj të vihej në jetë kur tre fuqitë pushtuan teritoret që u kishte darovitur marrëveshja në mes tyre. Shqiptarë iu kundërvunë luftuan fort.

1920, SAMITI QË LA NË KËMBË GJËMËN E MADHE TË VITIT 1913, COPËZIMIN E TOKAVE SHQIPTARE

Lufta e Parë Botërore e 1914-1918 përmbyllet në v. 1920 me Konferencën e Paqës së Versajës, në Paris. Ky “Samit”, nga mbështetja amerikane e idesë së vetëvendosjes së popujve nuk njohu Traktatin e fshehtë të Londrës, njohu Pavarësinë e Shqipërisë së 1913-ës … po për fat të keq u la fqinjëve të shqiptarëve të gjithë territoret shqiptare që kishin pushtuar në luftat Ballkanike. Samiti i Madh I Parisit nuk e zhbëri Gjëmën e Madhe kombëtare që iu shkaktoi shqiptarëve “Samiti i Madh” i vitit 1913, I Londrës, Konferenca e Ambasadorëve. Shqiptarët nuk pushuan rezistencën në tokat e pushtuara.

1939, BISEDIME TË FSHEHTA, GJËMA E MADHE SI RRJEDHOJË, PUSHTIMI.

Në v. 1939 ndodhi pushtimi Italian i Shqipërisë së 1913-ës dhe perëndimorët pothuajse heshtën. Britanikët në përpjekje për ta shkëputur Italinë nga Boshti Qëndror, i lanë dorë të lirë në pushtimin e Shqipërisë. Dështim i plotë i britanikëve në synimin e tyre. Shqiptarët zhvilluan luftën e rezistencës.

1945, SAMITI I MADH I JALTËS, MIRATOI GJËMËN E MADHE E NDARJES SË BOTËS NË DY BLLOQE

DHE I DHA EGËRSISHT TË SHTYRËN SHQIPTARËVE DREJT LINDJES SLLAVO-KOMUNISTE

Në Shtator 1939-shtator 1945 u zhvillua Lufta e Dytë Botërore. Perëndimi në aleancë me BS mbështeti organizimin e Fronteve të luftës kundër forcave të Boshtit që i shërbyen luftës kundër forcave të Baoshtit po dhe përhapjes së komunizmit në Europë, dhe u bënë bazë për ngritjen e shteteve komuniste në Europën Lindore, po dhe në shqipëri.  Në Kosovë u ngritën për liri dhe kërkuan të zbatohej e drejta e vetëvendosjes, nuk i mbështetën dhe ranë prap nën sundimin serb. Në shkurtin e vitit 1945 Konferenca e Jaltës, ”Samiti “tjetër i madh e zhvëndosi Shqipërinë nga orientimi i qartë Perëndimor në shinat e orientimit lindor komunist, drejt vendeve sllave me të cilët nuk kishte të bënte fare, Jugosllavisë dhe Bashkimit Sovjetik, dhe më pas Kinës, në bllokun e vendeve komuniste. Përjetuam për disa vite dhe peripecinë e mbështetjes në forcat tona.

Në sajë të këtyre “Samiteve të Mëdha”, të viteve 1878, 1913-ta, 1920 dhe 1945, mbi tre të katërtat e tokave shqiptare dhe e popullsisë shqiptare iu lanë sllavëve dhe grekëve që dhe vazhdojnë të mbajnë ende sot të pushtuara një pjesë të madhe të atyre territoreve. Shqipëria pas një rrugëtimi të majtë në një diktature lindore sllavo komuniste gjysëm shekullore të imponuar ku e vendosi dhe Samiti i madh i Jaltës, arriti në vitin 1990 krejt e rrënuar. Poashtu dhe Kosova pas luftës për shkëputje nga Jugosllavia që mori fund në v.1999.

2017,      BËMË APO GJËMË PËR SHQIPTARËT SAMITI I TRIESTES?

Do kishte mundësi të ishte një bëmë për shqiptarët po dhe për popujt tjerë të rajonit, përfshirë dhe serbët, po dhe për Europën nëse do nxiste zhvillimin e secilit shtet, përgatitjen e secilit shtet për tu integruar në BE sipas një projektimi të caktuar. Nxitjen bashkëpunimit të ekuilibruar të ekonomive të shteteve pa i dhunuar politikisht, pa i imponuar shtetet që të futen në një bashkim ekonomiko politik të përbashkët.

Por do këthehet në gjëmë që shpejt do ti dëgjohet zhurma sa kohë samiti do tentojë të krijojë një Treg të Përbashkët për të gjashtë shtetet e Europës Jugëlindore që nuk janë në BE dhe që nën konceptin ekonomik të arritjes së konektivitetit në mes sipërmarrjeve në Rajon dhe atyre në BE në dukje racional dhe të “pa fajshëm” po strukturohet me zell të madh në thelbin e tij organizativ ekonomiko politik si një Jugosllavi tjetër, që e dimë se çfar sjell, dhe si një fushë e lirë veprimi për kapitalet europiane.

Esenca e marrëveshjeve që do arrihen në Trieste është përpunuar gjatë nga burokratët, ministrat e jashtëm e të tjerë teknokratë pa ngjyrë. Dhe ja afroi Samiti ku do  përdoren lajkëtimet, ofertat dorëlëshuara, po mbi të gjitha muskujt për të shtyrë kryeministrat e të gjashtë shteteve, përfshirë Kryeministrin e Shqipërisë, Kryeministrin e Kosovës e të tjerë që të japin miratimin për çorbën e sajuar si trego-sllavi. Kryeministrat, qeveritë e Shqipërisë dhe të Kosovës e të tjerat nuk do ta kishin të lehtë nesër të “loznin bishtin” nga parimet e Tregut të Përbashkët që do firmosin dhe të ndryshohin mendje, sidoqë dhe kjo do të ndodhë nga pakënaqësitë që do rrjedhin.

Nis nesër me 12 korrik 2017. Marrin pjesë gjashtë shtete të rajonit të Europës jugëlindore që nuk janë në BE, si dhe disa vende të BE, promovuese të idesë për një Treg të Përbashkët të Ballkanit perëndimor, Gjermanisë, po dhe Francës, Austrisë dhe Italisë për të avancuar të ashtuquejturin Proces të Berlinit të v. 2014. Po jo të gjitha shtetet e “Ballkanit Perëndimor” janë dakord me këtë projekt dhe prandaj megjithë trysninë e madhe disa vjeçare që pas v. 2000, përmbi ta, atmosfera nuk është e qetë. Atëherë Komisioneri Hahn, austriak, që e sheh rrezikun paralajmëron: “se kundërshtitë e disa vendeve në rajon mund të provokojnë pakënaqësi me Berlinin”.(Samiti i Triestes, Hahn: “Ja çfarë do diskutojmë për Ballkanin Perëndimor”, “Maqedonia Shqiptare, 7 korrik 2017) Pas lumit të demokracisë me të cilin janë mësuar njerëzit, befasohen nga kjo gjuhë dhe filozofi politike e kundërt me demokracinë që del nga vendet më demokratike dhe nuk është as tregues demokracie, as lirie mendimi dhe gjykimi, dhe as respekti për pavarësinë, të drejtën e vendosjes pa presion të të gjashtë vendeve jo anëtare të BE. Është veç demonstrim nga BE i forcës së muskujve për të detyruar, imponuar shtetet e kësaj pjese të Ballkanit që të pranojnë krijimin e një Tregu të Përbashkët të Ballkanit Perëndimor. Është një projekt serb i propozuar nga serbi Vuçiq që si Kryeministër i Serbisë e quajti me plot gojën ashtu siç e kanë përcaktuar interesat serbe, Jugosllavi plus Shqipërinë. Një projekt i mbështetur në BE nga miqtë e serbëve, ku janë dhe 11 shtete sllave dhe Greqia në krahë tyre. Dhe serbë si Goran Svilanoviç në rolin e Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, në mes gjashtë shteteve të rajonit! Ky projekt është miratuar me zell dhe nga Bashkimi Europian i cili kundrejt të pa bindurve në Trieste do përdorë trysninë dhe “muskujt” e peshave të rënda të BE që kanë konfirmuar ardhjen në këtë Samit, Presidenti francez E. Macron, Kancelarja gjermane A.Merkel, Kryeministri italian P. Gentiloni, Komisioneri europian për negociatat e zgjerimit të BE J. Hahn, shefja e diplomacisë europiane F. Mogherini e Komisionerja europiane për transportin V. Bulc. Nuk do mungojë me shkëqimin e tij dhe ish ministri i Jugosllavisë në v. 2012, serbi Goran Svilanoviç. Ka zbarkuar dhe Karl Bild, që ka quajtur ortodoksinë ruse si rrezikun më të madh të Perëndimit, dhe paradoksalisht është në mbështetje të projektit trego-sllavi ose Jugosllavi që sillet rreth Serbisë po ortodokse dhe të lidhur ngusht me Rusinë.

Po, pikërisht muskujt! Po ndodh pikërisht ashtu siç porosiste që n.v. 2016 Lordi Ashdown, ish Komisioner i Lartë në Bosnje se duhet ''të punohet për ti mbërthyer'' vendet e Ballkanit Perëndimor njëherë e mirë dhe sa më shpejt të jetë e mundur në një zonë ekonomike dhe hapësirë politike të vetme dhe koherente!”(Me8 prill 2006, lordi Paddy Ashdoën mbajti një bisedë politike në''London School of the Economics''(LSE), me temën:''A është Ballkani Perëndimor pjesë e Europës apo jo?) Në v. 2006  “vetë Komisioni Europjan ka bërë pak a shumë të njëjtin propozim dhe përpiqet ti shtyjë këto vende në atë drejtim. (G.Drini, “Kurrë më Jugosllavi”,”qershor 2006, “Rimëkëmbja”) Dhe për këtë duhen përdorur shumë, “muskujt europjanë”.

Një zonë ekonomike dhe politike e vetme, do të thotë thjesht një shtet i vetëm, si ish Jugosllavia. Çfardo emërtimi specifik që ti japin nuk ka rëndësi para përmbajtjes. Jugosllavia që do krijohej, nën çfado emri maskues, me Serbinë “kapo” do ripërlante shtetin e Bosnjes ku u bë genocid i pa parë nga serbët, direkt Kosovën që pësoj luftë të tmerrëshme dhe genocid po nga serbët, dhe mbi shqiptarët tjerë në ish Jugosllavi që e kishin pësuar po nga serbët e sllavët tjerë. .” Siç analizon historiani O.J.Schmitt: “Sidomos Gjermania po llogarit në Serbinë dhe po e shpërblen bash atë shtet i cili nga fundi i shekullit të 20 i ka mbuluar shumicën e atyre shteteve me luftëra, dhe të cilët procesi i Berlinit pritet ti shtyjë të bashkëpunojnë ngusht me Serbinë...Në Prishtinë janë të shqetësuar dhe të zemëruar që Serbia dhe Shqipëria po rregullojnë çështjet e Kosovës, pa e konsultuar Kosovën” (O. Schmitt, Neue Zurcher Zetung, -“Dita”-Dyshja Rama Vuçiq) 8.7 17) Dhe jo vetëm kaq, por autoritetet e Kosovës janë deklaruar krejtësisht kundër çfardo tregu të përbashkët a të çfardo Jugosllavie.

Sot ka ardhë momenti kur drejtuesit e BE janë gati të përdorin “muskujt” final kundër shqiptarëve, për të devijuar fatin e tyre kundër vullnetit të tyre, kundër malazezve po dhe të tjerëve të pa vendosur, që kundërshtojnë projektin gjeostrategjik që kanë ndërtuar drejtuesit e BE në përputhje me interesat e veta gjeostrategjike, po që sipas tyre i bën mirë dhe rajonit. Por janë dy këndvështrime të ndryshme, shtjelluar dhe në  pjesën e tretë të këtij cikli shkrimesh, “Dy dosje dhe Politikat Emergjente të BE”: “BE, prej ngutjes ekzistenciale në vend të një qasjeje strategjike afat gjatë për shtetet e rajonit, bazuar mbi historinë, bazën etnike të popujve, etnopsikologjinë dhe të ardhmen, ku të përfshihet dhe zhvillimi jo kontradiktor, jo përplasës, i lëshohet kësaj politike emergjence duke shartuar mbi skemat e vjetra me një Serbi dominante në një Jugosllavi, skemën e vet për një rajon ekonomik zhvillimor të aftë për të absorbuar dhe siguruar kapitalet Perëndimore. Një eksperiment me ngjyra teknokrate të kapitaleve europiane. Jo më kot kancelarja A.Merkel e shpreh se Ballkani Perëndimor është në interesin e BE që kërkon një zonë pa barriera, dhe sipas saj i shërben dhe vendeve, popujve të rajonit. Zëdhënësi,“shtyrësi i pa ndalur” i këtij këndvështrimi, Komisioneri i BE, Hahn shprehet  vazhdimisht se “nisma e liderëve për krijimin e tregut të përbashkët duhet të nënkuptohet si “largim i pengesave, për të lejuar rrjedhje të lirë të tregtisë dhe shërbimeve”, dhe kjo do përmirësonte rajonin ekonomikisht”. “Tingëllon një slogan tepër arkaik, semplist që apriori vë ekonominë në plan të parë duke shpërfillur politikën, por siç është provuar bollshëm në ish Jugosllavitë politika mund të marrë para dhe të përmbysë çdo gjë. Përpjekjet politike pjesore për të paqtuar përciptas shqiptarët e Kosovës me serbët, shqiptarët e Maqedonisë me maqedonësit, ngatrresat brënda Bosnjes, janë të pa mjaftueshme dhe nuk ndjekin rrugën e drejtë”.

Jasht çdo iluzioni, kuptohet që ideja e serbit Vuçiq që opozita e quan diktator ka ekzistuar si ide dhe  projekt serb fill pas shkatërrimit të Jugosllavisë, kur paralelisht Vuçiq ishte ndër nacionalistët e egër mbështetës të Milosheviçit por, “në kryeqytetet perëndimore me qefë harrohet se ai në vitet 90 ka qenë njëri nga propagandistët më të rëndësishëm të ultranacionalizmit serb”( O.J.Schmitt, profesor i historisë së Europës Jugëlindore, ”…Gjermania tek dyshja Rama-Vuçiq” Dita, 8.07.2017) Dhe ç’ është flagrante pavarësisht nga luftat dhe krimet që ka bërë, Serbia e quan veten viktimë. Sidomos Gjermania “Për lehtësinë e vet i do të gjashtë shtetet të mbërthyera bashkë edhe jashtë vullnetit të tyre. Shkakun e kësaj sjelljeje të shteteve të Bashkimit Europian filozofi francez Levy e sheh tek një mendësi atavike koloniale këmbëngulëse: “tash e një shekull ekziston i njëjti perceptim për Ballkanin: Popujt rebelë me prirje për probleme e luftëra e me pak prirje për demokraci, e meritojnë vetëm padronin që i ruan” (Filozofi francez Lévy: “Serbia e ka ende Milosheviqin në pushtet”) vijon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat