Organizimi dhe ruajtja e festave tona

Opinione

Organizimi dhe ruajtja e festave tona

Nga: Milazim Maraj Më: 2 shtator 2017 Në ora: 09:52
Milazim Maraj

Së jemi popull i madh më numër të vogël tregojnë edhe  planet dhe projektet e mëdha që behën kundër nesh. Në të kaluarën para festave, para gëzimeve dhe gazmendeve qofshin ato edhe familjare një vëmendje e veçantë  i kushtohej ruajtës së gazmendit që të mos prishet nga shpirtrat e keqi. Gati nuk kalon festë e jona pa pasur së paku një raste ku diçka nuk shkoj në rregull. Ku diçka e prishi pak, por së asnjë herë nuk u prish shumë apo krejt. Në këtë rast më vetëdije apo pa vetëdije vendosja e pankartave para përmendores së  Gjergj Kastriotit -Skënderbeut është  gabim. Ky është ofendim madje i rëndë, më qellim shumë të keq. Si për shqiptaret  që po i luteshin zotit në këtë rast ashtu për ata që nuk ishin në këtë ceremoni. Mesë paku ky gabim mundë të vlerësohet pa qellim nga teknika.

Nëse Bashkësia Islame shqiptare e ka pas për qellim mbulimin e përmendores,  apo dikush ka ndikuar drejt për drejt të punëtoret e vendosjes së pankartave, kjo nuk duhet të kaloj pa një studim, dhe trajtim adekuat. Ky popull i madh më vlera të mëdha, që botës i dhe njerëz të mëdhenj. Më këta njerëz krenohet bota. Krenohemi edhe ne. Toleranca fetare dhe karakteri kombëtar i shqiptareve është po ashtu shembull i mirë për botën. Por bota gjendet në luftë të përhershëm te të kundërtave. Në çdo luftë fiton luftëtari që nuk dorëzohet, nuk lodhet dhe nuk liget. Kështu behët edhe lufta kundër tolerancës dhe vlerave tona kombëtare. Nuk përjashtohet që në këtë shërbim të gjendet edhe ndonjë shqiptar i cili pranon të shkoj në ferr të keq, për pagesë të mirë. Reagimi i mediave ishtemë shumë konstatim dhe informacion së parandalim. Vendosja e pankartave ka filluar para mëngjesit, nuk ka ndodhë në Dajti por në qendër të Tiranës. Reagimet filluan pas faljes së bajramit. Besimtarët shqiptarë që atë ditë po faleshin në qendër të Tiranës. Nuk do ta pranonin një turp te tillë. Po të kishte pas reagime më kohë, besoj që nuk do ta kishin lejuar vet ata shqiptarë që faleshin. A e treguan karakterin shqiptar dy hoxhallarë që dolën në media?. Njeri tha së Skënderbeu është heroi ynë kombëtar dhe tjetri kishte ardhur në sudio të TV, Klan Kosova më plis të bardh.

Por nuk e gjykuan rastin. Nuk jam  marr kësaj radhe më teknik tha hoxha, që le të kuptohet së nuk pajtohet më këtë lëshim. Në tubim disa besimtar që po faleshin, në shpinë kishin flamuj turk. Mundë të kenë qenë nga ambasada turke. Të tjerët nuk kishin flamuj të përkatësisë kombëtare apo shtetërore. Mundë të kishte pas edhe të tjerë?. Kur tani behët fjalë për këtë akt të lig, qoftë më qellim apo pa qellim mendja, pa dashtë të shkon të profesori turk në Lezhë që pran varrit të Gjergj Kastriotit fliste studenteve të vet keq për Gjergj Kastriotin në prani të disa shqiptarëve që heshtën. Apo të rasti i adoleshentit tru shpërlarë në Kaçanik para bustit të Gjergj Kastriotit. Kjo do  thotë së gjera të tilla po ndodhin para hundëve tona dhe nuk janë të rastit por projekt që po zhvillohet në vazhdimësi që kërkon vëmendje të koncentruar dhe veprim të matur adekuat. Ndërsa Bashkia e Tiranës duhet të këtë rregullore për vendin e manifestimeve të ndryshme, kulturore, fetare dhe  kombëtare. Për të ngushtuar hapësirën e këtyre dukurive kaq negative dhe të rrezikshme.Këto dukuri kanë synim të ndikimit të drejtpërdrejt në palcën kombëtare shqiptare. Tani pritet shugurimi i Katedrales Shen Tereza. Këtu përsëri kërkohet një kujdes që kjo ceremoni të kaloj si është  më mirë dhe në këtë ditë të shënuar të mos mbështillet ndonjë virus që do të veproj më vonë kur të i vije koha, në dëm të emrit vlerave dhe autoritetit tonë kombëtarë. Kultivimi dhe ruajta e vlerave tona është detyrë e çdo institucioni çdo shqiptari. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat