Veliaj, asgjë për të përndjekurit, tre vite, tre urdhresa për të marrë zyrën e PDM-së

Opinione

Veliaj, asgjë për të përndjekurit, tre vite, tre urdhresa për të marrë zyrën e PDM-së

Nga: Ilir Vata Më: 6 shtator 2017 Në ora: 17:12
Ilir Vata

Të përndjekurit politikë mbështetën Erion Veliajn për zgjedhjen si kryetar bashkie duke e konsiderur atë si risi për Tiranën, dhe Veliaj u premtoj piramidën e diktatori një muze kombëtar, një zyrë që do të integronte të përndjekurit, strehonte dhe punësonte ato, por gjatë këtyre tre viteve ai ka realizuar vetëm një urdhër me tri urdhëresa, ti marrë zyrën PDM-së.

Një urdhër i lëshuar vitin e parë të qeverisjes së tij vendore, përkonte ditën e krishtlindjeve dhe urdhëronte që lirimi të bëhej me 31 dhjetor, gjë e cila ishte një shkelje flagrante me vetë ligjin sepse në ditë pushimi nuk mund të dalë një titull egzekutiv.

Vitin e dytë e lëshoj në fund të dhjetrit dhe të tretin në fillim të shtatorit sepse nuk i pritej të plotësonte orekset e mikut të tij që ka përzgjedhur që të përfaqësojë të përndjekurti, duke i trajtu të përndjekurit si një pjesë që mund t’i duhet apo një vathë ku ai mund të vathojë interest e tij.

Zyra e PDM-së është marrë me një vendim të Bashkisë së Tiranës dhe PDM në 2013 dhe në zgjedhjet vendore të 2015 ka marrë katër këshilltarë, pra katër mandate dhe si e tillë bashkia ka detyrimin ta strehojë më zyre dhe jo ta dëbojë atë.

PDM nuk do ta lirojë zyrën sepse është shtëpia ku të përndjekurit dhe të burgosurit politikë ideojnë platformën e tyre kundër komunizmit dhe rrezikut të kthimit të tij në Shqipëri që me sa duket tashmë ka mbërritue, sepse si atherë kur sekuestronin, interrnonin, burgosnin tani të bastizin zyrat sepse ata mendojnë se të përsekutuarit e komunizmit nuk duhet të kenë zyrë por një vend që të vuajn si në diktaturë.

Koha ka ndryshuar zoti Veliaj, demokracia nuk toleron njerëz që udhëhiqen nga cinizmi, interesat e vogla, por nga parimi i shumicës dhe në zgjedhjet vendore do ta kesh provë nëse do të kandidojnë, por gjithsesi të përndjekurit do të votojnë kundra, vetëm një votë do të marrësh atë të mikut tënd që ke lidhur interesat për t’i zhvatur të përndjekurit dhe jo integruar ato.

Merre dhe atë që kemi se së shpejti do ti lëshë të gjitha, të përndjekrit janë mësuar me vuajtje në diktaturë, me përçme e përdhosje në post-diktaturë, beje dhe ti një vrangë të përndjekurve që të rreshtohesh te mëkatarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat